• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

by A R
14/09/2026 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu ka rrëfyer detaje nga vrasja e Azem Hajdarit në vitin 1998, e cila u pasua me një grusht shteti të dështuar të organizuar nga Partia Demokratike në datat 13 dhe 14 shtator.

Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar, pasi më parë ndaj tij ishte bërë edhe një atentat.

Ai tregoi edhe për raportin e afërt që kishte me Azemin, teksa shtoi se në vrasjen e deputetit demokrat u përfshinë drejtues të lartë Policie. Kjo sipas Spahiut tregonte implikimin e Partisë Socialiste në vrasjen e Hajdarit.

“Unë jam dëshmitar i asaj vrasje. Azem Hajdari ka qenë shoku im i fakultetit, miku im, bashkëpunëtori im, kemi qëndruar pranë, kam pasur dijeni për atentatin që do të zhvillohej. Një muaj më parë i ishte bërë atentat në Tropojë. Më pas është pasur dijeni dy ditë më parë se persona që zhvilluan atentatin kishin ardhur për ta organizuar. Kam biseduar me Azem Hajdarin 30 minuta para se të mbërrinte në Tiranë në telefon. Dhe pavarësisht nga bindjet politike, unë jam njeri që qëndroj edhe pas shumë vitesh korrekt në miqësinë apo të vërtetat e ngjarjes. Një javë para se të vritej Azem Hajdari, kam qenë edhe në një drekë me një personazh tjetër, të tre së bashku, me Ahmet Krasniqin, ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, të qeverisë në mërgim të Rugovës, i cili është vrarë dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe ai ka qenë muaji më famëkeq i dy vrasjeve politike në Tiranë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu tha se kishte qenë dëshmitar edhe i grushtit të dështuar të shtetit në 14 shtator, ngjarje për të cilat bëri fajtore PD-në dhe kryetarin e saj Sali Berishën.

Duke e cilësuar këtë si një ngjarje të errët, Spahiu tha se ishte ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit që i kërkoi Sali Berishës dhe PD-së që të tërhiqej nga grushti i shtetit, duke e ‘kërcënuar’ se SHBA nuk do e njihnin marrjen e pushtetit me dhunë.

“Më pas kam qenë dëshmitar sesi u organizua grushti i shtetit, arsyet pse u organizua, deri në mbrojtjen ligjore në Gjykatë të disa prej të pandehurve, për të cilët nuk u provua dhe nuk u faktua dot që ishin pjesë e organizimit të grushtit të shtetit. Është një ngjarje e errët. Më pas kam biseduar edhe me ndihmës/sekretaren e Shtetit që i kërkoi PD-së dhe kryetarit të PD-së që të tërhiqej, sepse nuk do të njihte një pushtet të marrë me dhunë. Mos të harrojmë që është vrarë një zyrtar kaq i lartë para zyrave të një partie dhe është vrarë nga drejtues policie. Sigurisht që marrja e pushtetit me dhunë është e papranueshme, ashtu siç janë edhe vrasjet politike të papranueshme. Të dy ngjarje të errëta që nuk duhen përsëritur”, shtoi Spahiu.

Në datat 13 dhe 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish­deputetit Azem Hajdari, Partia Demokratike dhe kryetari Sali Berisha, organizuan një kryengritje të armatosur, me qëllim përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues në Shqipëri.

Berisha dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Gjatë tubimeve të dhunshme, u kryen një sërë plaçkitjesh në rezidencat kryesore të shtetit, si dhe u goditën me armë zjarri forcat e Policisë dhe Gardës, si dhe zyrtarët që punonin në këto institucione, një pjesë e të cilëve u keqtrajtuan edhe fizikisht.

Next Post
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In