• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kaloi Vetting-un, por Besim Hajdarmataj do të jetë objekt i një tjetër verifikimi, dyshime për shkelje displinore

by Java News
19/10/2019 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të jetë objekt i një verifikimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të mundshme displinore, për një dosje në vitin 2010, kohë gjatë të cilës Hajdarmataj drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, krahas konfirmimit në detyrë të Hajdarmatajt, vendosi të ‘transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 të vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016’. Përveç Hajdarmatajt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të referojë për verifikim për shkelje të mundshme disiplinore një grup prej 10 gjyqtarësh dhe prokurorësh, përfshirë edhe një anëtare e Këshillit të Lartës Gjyqësor si dhe një anëtar të Këshilli të Lartë të Prokurorisë. Të gjitha dosjet në fjalë do të shqyrtohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, organi përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

ILD pritet të konstituohet në fillim të vitit 2020. Po çfarë rrezikon Besim Hajdarmataj nëse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të konfirmojë dyshimet e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për shkelje të mundshme disiplinore? Të gjitha masat disiplinore për raste të tilla parashikohen në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i miratuar në vitin 2016. Në nenin 105, të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore për të përshkallëzuara për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes. Konkretisht parashikohet vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët, pezullim nga detyra për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet si dhe shkarkim nga detyra.

Shkarkimi dhe pezullimi

Sipas ligjit për statusin e magjistratëve, shkarkimi i magjistratit nga detyra jepet si masë disiplinore vetëm kur shkelja është shumë e rëndë si dhe në rastin kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij, për shkak të dënimit për kryerjen e një krimi, për shkak të paaftësisë së rëndë dhe të dukshme, ose për shkak të një sjelljeje që kryhet të paktën me pakujdesi të rëndë dhe që shkel haptazi vlerat themelore të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Ndërsa masa e pezullimit nga detyra e magjistratit, me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet, jepet kur shkelja është e shumë e rëndë dhe kur Këshilli çmon se, pavarësisht se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes nuk e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin, rëndësia e shkeljes dhe dëmi që i shkaktohet imazhit të magjistratit kërkojnë që magjistrati të pezullohet për një kohë të caktuar.

Njoftimi i KPK-së për Hajdarmatajn

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2019 vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi,  znj. Suela Zhegu relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve . Ky vendim me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Ishim në gjumë kur dëgjova një shpërthim, u ngritëm të tmerruar…”, Rrëfimi i nënës së 3 fëmijëvesi se si u shmang tragjedia

“Ishim në gjumë kur dëgjova një shpërthim, u ngritëm të tmerruar…”, Rrëfimi i nënës së 3 fëmijëvesi se si u shmang tragjedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com