• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallashë dhe miliona

by Artur Ajazi
25/07/2024 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pothuajse të gjitha krimet e ndodhura në Shqipëri në 2 dekadat e kaluara, dhe ato që po ndodhin edhe sot e kësaj dite, mbajnë “firmën” e kallashëve të vitit të zi 1997. Ishte koha kur shteti ra, kur qeveria ra, kur presidenca ra, kur burgjet u hapën, repartet ushtarake me urdhër nga lart u braktisën, dhe kur populli i mbetur mes katër rrugëve, u sul mbi banka, dogana, dhe depo armësh. U morën mijëra e mijëra kallashë, mijëra ton municion, shumica e tyre vdekjeprurës, që vranë dhe po vrasin popull të pafajshëm edhe sot. Ishte koha kur institucionet u braktisën, dhe uniformat e shtetit përhapnin parrulla nëpër qytete se “ikni se po vijnë”. Kush po vinte, nga po vinte, pse po vinte ? Pa kaluar 24 orë nga rënia e shtetit, vendi kaloi totalisht në kaos, kurse elementët kriminalë të dalë nga burgjet e shqyera, nisën vrasjet, rrëmbimet, plaçkitjet, dhe nisën madje të bënin ligjin në gjithë vendin. Mbi 3 milion kallashë të kyçur në tunele dhe depo nga “diktatori”, kishin rënë në  duart e bandave dhe kriminelëve. Kishin rënë në duart e bandave portet, bashkitë, prefekturat, bizneset, qytetet dhe fshatrat. Ishte situatë lufte, pa patur shkak dhe arsye lufte. Ishin armatosur i madh dhe i vogël. E ndërsa shumica e bizneseve falimentoi, iku jashtë apo dhe shumë prej tyre në përleshje me bandat u vranë, krimi u pasurua. Ata dispononin kallashët dhe milionat, madje bënin edhe organikën e personave që do të emëroheshin në komisariate dhe vende të tjera kyçe. Kishte rënë shteti, sikur të ishte “kala prej rërë”, ai shtet që Sali Berisha me të vetët, e kishin ngritur mes vjedhjeve dhe mashtrimeve piramidale, ai shtet që Partia Demokratike e kishte ngritur me militantë dhe burgaxhinj, që ishin pajisur me “dokumente legale” sikur të gjithë kishin qenë “të përndjekur politikë”. Ardhja  e qeverisjes sociliste pas 1998, ishte ndoshta shpëtimi i  përkohshëm nga një situatë kaotike,  alarmante, që kishte futur  shqipëtarët në gjakmarrje të reja. Mbi 5 mijë vetë u vranë në harkun kohor të 6-7 muajve  nga plumbat e armëve dhe municioneve që duhej të ishin në tunele dhe depot e ushtrisë, dhe askush nuk mbajti, dhe nuk ka gjasa të mbajë përgjegjësi penale. Por cila është situata sot ? Në duart e popullatës, apo më mirë të bandave , ndodhen akoma kallashët e 1997, megjithëse një pjesë e tyre u trafikua duke ja shitur mafies italiane dhe rrjeteve kriminale  në vende të tjera në Europë. Kallashi ynë, mori “nam” sidomos kur nisej me konteinerë  në rrugë detare, muajt e trazirave, dhe kur shteti i Berishës kishte rënë plotësisht. Ishte koha kur u gjallërua krimi, trafiqet, kontrabanda, dhe ligjin po e bënin njerëzit e rrugës dhe burgjeve. Populli lutej, mallkonte, shante, ofendonte, shqyente dyqane dhe dhoma biznesi, kërkonte paratë e piramidave, kërkonte  drejtësi, por gjithçka ishte e kotë. Milionat e piramidave  e kishin gjetur vendin. Edhe pse Fatos Nano besonte se “do të gjendej rrugëzgjidhja  e rikthimit të parave” , duket se gaboi. Gjithçka  ishte kyçur në vende të pazbuluara dhe sot, ndaj dhe lufta vazhdon. Koha e trazirave e kishte futur  popullin në labirinthe të rrezikshme. Po vriteshin për një fjalë goje, për një gardh, një avlli, një mur ndarës, pasi në duart e tyre ishin kallashët. E ndërsa vrasjet shtoheshin në shkallë vendi, një pjesë e bandave ju kthye “normalitetit”, duke menduar se “me milionat e vëna nga muajt e trazirave, mund të nisnin një jetë të re, larg  skenave  me vrasje”.  Shumica e tyre u “atashua” në grupimet politike. PD, nuk e harronte “zakonin e vjetër”, ndaj shumicat e tyre i bëri  ofiqarë të partisë, madje dhe deputetë të saj. Ishte koha, kur kallashët dhe milionat po i hynin në punë, partisë që mbolli  kaosin, anarshinë, dhe nxiti urrejtjen klanore dhe krahinore tek shqipëtarët. Sot më vonë se kurrë, është  dita e llogaridhënies për ata që e shqyenë shtetin, e vodhën e shkatërruan, e futën në vëllavrasje, dhe u pasuruan  duke shitur pasuritë e këtij vendi. Eshtë koha, kur SPAK-u, duhet të rihapë dosjen e zezë të 1997, dhe të bëjë  drejtësinë e munguar.

Next Post
Rusia largon flotën nga Deti Azov, dronët rusë depërtojnë në Rumani, rritet alarmi nga NATO

Rusia largon flotën nga Deti Azov, dronët rusë depërtojnë në Rumani, rritet alarmi nga NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com