• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadaré: Historia e letërsisë, histori e majave

by Java News
30/05/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë të titulluar “Historia e letërsisë është histori e majave”, Ismail Kadaré në përgjigje të pyetjeve të Ag Apollonit për revistën “Symbol”, na bën të rikthejmë sërish sytë nga letërsia e madhe, nga letërsia e tij, nga veprat më të hershme deri tek ato më të fundit.

– Zoti Kadaré, gjysma e prozës suaj është krijuar nën diktaturë dhe gjysma në demokraci. Në cilën periudhë mendoni se i keni shkruar veprat më të mira?

Pa dashur të tregohem trillan, me ndonjë përgjigje të tipit: “në të dyja”, sinqerisht mendoj se veprat më të mira, sikurse ato më pak të mira, i kam shkruar, për fat të mirë, në të dyja periudhat. Përdora shprehjen “për fat të mirë”, sepse një gjë e tillë është shenjë e mirë për letërsinë.

– Romani juaj i parë i botuar, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, shkaktoi një tronditje në letërsinë shqipe, e cila deri në vitin 1963 nuk pati fatin të kishte ndonjë roman të madh. Ai ju ktheu në lider të letërsisë shqipe dhe si i tillë u futët edhe në letërsinë botërore. Kur e shkruat në fillim si tregim, a e keni menduar se emri juaj përgjithmonë do të lidhej me atë titull?

Jo, nuk e kam menduar. Siç e kam përmendur diku, ka qenë miku im i ngushtë, Drago Siliqi, i cili bashkë me kënaqësinë që më shprehu për versionin prej 30­40 faqesh, siç u shkrua në fillim kjo vepër, më shfaqi pakënaqësinë që isha ngutur ta shpenzoja këtë subjekt me një novelë. Është e drejtë apo e padrejtë, dihet se në letërsi, romani si gjini, ka fituar një aureolë të veçantë.

– Edhe pse ‘Gjenerali’ trajton ngjarje të kohës pas konfliktit (luftës), ju brenda tij keni krijuar mjaft konflikte psikologjike. Kjo u ka pëlqyer lexuesve, por kritikët zyrtarë ju kanë kritikuar për moszbatim të doktrinës së realizmit socialist dhe për mungesë të

urrejtjes ndaj armikut. Sa kanë ndikuar dhe sa ndikojnë, përgjithësisht, kritikat në punën tuaj?

Letërsia, si çdo art, krijohet për t’u pëlqyer prej lexuesit, atij që quhet “publik”. Dihet se niveli i pëlqimit dhe ai i artit nuk përkojnë gjithmonë. Madje ka raste kur ndahen. Kjo ndodh edhe me kritikën. Është e natyrshme që shkrimtari ta dëshirojë gjithmonë një pakt pozitiv me publikun. Por, ka raste kur ndodh e kundërta. Kjo vjen ngaqë publiku gjithashtu krijohet. Në vendet totalitare, për shembull, një pjesë e publikut kur vëren se ndaj veprës së shkrimtarit ka ftohtësi, nga ato që quhen gjysmëzyrtare, ai mbetet gjithashtu i ftohtë. Ndërkaq, te një pjesë tjetër e publikut, pikërisht nga kjo ftohtësi shtohet kureshtja, madje simpatia për shkrimtarin. Besoj se në të famshmet “takime me lexuesit”, nga bashkëbisedimi (pyetje­përgjigje) me sallën, shumica e shkrimtarëve shqiptarë të kohës e kanë ndier këtë.

– Derisa ‘Gjenerali’ ka një lidhje me dramaturgjinë e Eskilit, ‘Kronikë në gur’ sjell fiksimin tuaj me veprën e Shekspirit. Si ndodhi që u lidhët kaq shumë me këta dy shkrimtarë, për të cilët keni shkruar edhe libra eseistikë?

Tërheqja nga të mëdhenjtë nuk është ndonjë meritë për askënd. Përkundrazi, është gjëja e duhur për të gjithë.

– Eskili dhe Shekspiri ndihen edhe në romanet tuaja me temë politike, si: ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Vajza e Agamemnonit’, ‘Pasardhësi’ etj. A mendoni se ata autorë janë strehë e sigurt estetike për trajtimin e temave politike?

Siç e thashë më lart, kjo është e natyrshme. Letërsia, ashtu si artet e tjera, ka një fat të madh, ajo çmohet vetëm nga majat. Krijuesit e rëndomtë, madje edhe ata të mesmit, janë të pashmangshëm, të shumtë dhe të dobishëm, por ata mënjanohen vetvetiu në rrugëtimin e saj të gjatë. Shkurt, historia e letërsisë mbetet historia fatlume e majave të saj. Dhe kjo është një mrekulli për gjithë botën, sepse nuk e ngarkon kulturën e saj as me vlera të përkohshme, as me kaos dhe anarki…

– Ngjashëm me ‘Gjeneralin’ që është roman pa hero, edhe ‘Kështjella’ është roman që nuk e shfaq heroin. Pse kjo shmangie e heronjve në këto romane?

Më tepër se të jetë bërë enkas prej meje, ka gjasë që kjo hynte në përpjekjet e natyrshme të një pjese të shkrimtarëve për t’iu shmangur subjekteve aq shumë të bezdisshme prej realizmit socialist, si: jeta në kooperativë ose uzina, garat socialiste, e sidomos personazhet pozitivë. Këta të fundit, që nga njerëzit e thjeshtë gjer te sekretarët ­model të partisë dhe heroinat e punës, ishin bërë aq barrë e rëndë për letërsinë, saqë dukej se shpëtimi mund të vinte vetëm nga personazhet negativë. Kur ishte fjala për personazhe më të ndërlikuar, si komandantë kështjellash apo çetash partizane, gjithçka vështirësohej edhe më fort. Antikiteti grek ose Shekspiri jepnin zakonisht personazhe të rangut të lartë që të ngjethnin mishtë. Merrej me mend se nëpërmjet tyre kushtëzoheshin ligjet e artit të madh.

d.i.

Next Post

Gjorge Ivanov: Në Maqedoni do t'i vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In