• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjorge Ivanov: Në Maqedoni do t’i vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka thënë se as Krishti, as Muhamedi, nuk do t’ia dilnin në Maqedoni, gjatë një diskutimi në Samitin Brdo-Brijuni, në Sarajevë, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Edhe Krishti po të paraqitej do ta vrisnin. E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe ai të paraqitej do ta vrisnin. Nuk është e domosdoshme forcë, por mendje.

Mendja lufton. Leka i Madh ka qenë ai që është, sepse ka pasur mësues që është quajtur Aleksandër, i cili e ka mësuar gjithçka, të jetë i durueshëm, të mësojë nga tjetri, ta shfrytëzojë momentin dhe të jetë i gatshëm në sakrifica”, ka thënë Ivanov, kur është pyetur në lidhje me figurat historike të Maqedonisë, dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ivanov ka deklaruar se Maqedonia është shembull për dështimin edhe të BE-së edhe të NATO-s.

“Maqedonia është shembull se si ndaj një vendi kandidat nuk duhet të sillen as NATO-ja as BE’ja. Ne u shndërruam në koleksionues. Kemi 17 projektplane për anëtarësim në NATO. Kjo është për në librin Ginis.

Nuk ka asnjë vend në botë, ushtria e së cilës është kontrolluar aq herë sa ushtria maqedonase.

Edhe pse Bashkimi Evropian na ka dhënë 7 raporte dhe po aq rekomandime për fillim të negociatave, përsëri nuk ka kurrfarë ndryshimi.

Qëndrojmë në vend sepse fati ynë paska qenë të kemi një fqinj me të cilin nuk mund t’ia del në krye as BE-ja dhe as gjithë botë. Ky vend quhet Greqi”, ka thënë Ivanov. (b.an)

Next Post

Djali i Jetimores në Shkodër: “Na rrihnin derisa na bënin për spital”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In