• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare flet nga shtëpia e lindjes: Dekriminalizimi jetik, kjo koha e tretë e Shqipërisë

by A R
14/05/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Eshtë koha e tretë e Shqipërisë, e cila është vendosur në anën më përparimtare të botës, që quhet qytetërimi perëndimor”. Kështu është shprehur nga Gjirokastra, shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke theksuar se “procesi i dekriminalizimit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet”.

“Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron dot. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një prove, por është e detyrueshme të kryhet. Shqipëria në këtë stad që ndodhet, po ta shikojmë në vizionin historik, le ta marrim 5000-6000 vjet, është në stadin më kulmor të saj. S’ka qenë ndonjëherë në pozitë më të favorshme.”- deklaroi Kadare.

“Por, – vijoi më tej ai,- për fat të keq pozitat e favorshme krijojnë edhe tensione të pafavorshëme”.

“Shqipëria ndodhet në një gjendje tipike ku shansi i madh ka edhe një ngatërresë të madhe midis nesh, shqiptarëve vetë. Unë mendoj se kjo gjë nuk është fatale, nuk është për të vënë duart në kokë, nuk është për të vënë ulërimën, nuk është për të filluar vaji, o bo bo sa keq .. Janë gjendje që popujt i kapërcejnë, i kalojnë,”- tha shkrimtari i madh shqiptar.

“Kryesorja, është se kjo është hera e parë në historinë e kombit tonë që vendi ynë, populli shqiptar ka braktisur një pozicion, një skajim të keq, jashtë Evropës siç ka qenë dëbuar nga Europa; ka qenë dëbuar dy herë nga Europa nga omanët dhe nga komunistët. Eshtë vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës perandoria osmane apo regjimi komunist shqiptar u shpreh Kadare. Sipas tij tani është koha e tretë e Shqipërisë. Koha e tretë, që Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të botës, që quhet qytetërimi perëndimor”- vijoi më tej ai raporton BW.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme dhe e kthyer pakëz në modë.

“Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit”- është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë.

“Unë kam besim, se do gjendet drejtpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”- u shpreh shkrimtari./a.m.

Next Post

Klosi prezanton Strategjinë e Mbrojtjes Sociale në Ditën e Familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

April 15, 2026
Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

April 15, 2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In