• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka një “Por”, që ia prish festën Ramës

by Mustafa Nano
11/04/2020 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Unë i njoh disa merita kësaj qeverie, mbi të gjitha meritën që bëri ndërhyrjen në kohën e duhur për karantinimin e vendit dhe kjo masë ka dhënë dhe frytet e veta. Nga 416 të infektuar kemi pasur deri më sot 23 viktima, 5 % e numrit të të infektuarve, ka vende që kanë dyfishin e kësaj sigurisht që ka dhe vende në rajon që e kanë më të vogël por është një shifer e mirë.

Por shifra improsionante ka të bëjë me numrin e atyre që kanë rekuperuar shëndetin e tyre, numri i tyre është 185 gati gjysma e atyre që janë të infektuar. Ky është fryt i masave që ka marrë qeveria dhe duhet të nënvizohet fakti se kjo është dhe meritë e punës së mjekëve në front dhe ne atyre njerëzve duhet tu heqim kapelen duhet të jemi krenarë. Unë personalisht jam krenar për mjekët shqiptarë për atë që ato janë duke bërë në këtë moment. Ka një POR dhe unë dua ta prish “festën”, kam dy objeksione që më duken të rëndësishme që lidhet me dy masa që qeveria ka marrë, njëra më duket pa kuptim dhe njëra është e natyrës propagandistike.

Masa e parë ka të bëjë me një projektligj që është publikuar orët e fundit online dhe thuhet se do të kalojë në parlament shumë shpejt dhe ka të bëjë me një sanksion të ri që qeveria do ta përfshijë në masën e sanksioneve të tjera për të frenuar krizën e koronavirusit dhe në këtë projektligj flitet për 10 vjet burg për ata që do të guxojnë të thyejnë karantinën, 10 vjet burg. Kjo masë mua më duket në kufinjtë e absurditetit jo vetëm si masë, si shifër 10 por për faktin që përmenden burgjet, asënjë qeveri serioze në botën e sotme nuk ka përmendur burgjet sido që qeveritë kanë qenë shumë të ashpra kanë përmendur sanksione shumë të ashpra por burgjet nuk kanë përmendur, i kanë përmendur. I kanë përmendur ndoshta regjimet despodike, por jo regjimet demokratike normale që ne njohim në këtë botë.

Qeveria jonë është e fiksuar pas burgjeve siç mendoj se është e fiksuar pas narrativës së luftës, pasi ka gjithë këtë kohë që na thotë se jemi në luftë, luftë, luftë, në fakt, sipas meje ishim në luftë deri para pak ditësh, pasi situata ishte me të vërtetë dramatike dhe kishte njerëz që prisnin të ndodhte më e keqja, tashmë ajo kurbë është në ulje dhe nuk jemi më në luftë. Përveç kësaj karantinimi deri më sot ka dhënë prova se funksionon kështu si është funksionon vetëm me gjoba mesa duket gjobat janë një nga sanksionet më efiçente në botën shqiptare, pasi shqiptarëve ju dhemb xhepi, ky është një opinion i imi por dhe fakti se ka funksionuar deri më sot karantinimi i bazuar te gjobat.

Masa e dytë ka të bëjë me një iniciativë të marrë në fillim nga kryeministri i vendit, i pasuar nga presidenti i Republikës dhe më pas nga kuvendi i Shqipërisë, byroja parlamentare ka marrë vendimin që paga e deputetevë tu përgjysmohet. Vini re nuk janë deputetet vetë ata që kanë vendosur, nuk kanë votuar apo përmes një forme tjetër që ato të shprehnin këtë solidarizim me krizën, por është byroja parlamentare, është dhe ajo që u ka bërë një thirrje dhe krerëve të institucioneve të pavarura që të solidarizohen dhe ato dhe ta përgjysmojnë rrogën në tre muajt e ardhshëm.

Krerët e institucioneve të pavarura janë kapur në befasi, ose jo dhe kanë marrë vendimin që të solidarizohen dhe të përgjysmojnë rrogat e tyre dhe nuk janë ndalur vetëm këtu, por ju kanë bërë thirrje dhe vartësve të tyre që të përgjysmojnë rrogën e tyre gjatë tre muajve të ardhshëm dhe këtë e shesin si një gjest bujar si një gjest patriotik, si një gjest i fisëm, por nuk është i tillë, gjeste të fisme janë ato gjeste që bëhen në mënyrë vullnetare dhe me motivime individuale ndërsa këtu kemi të bëjmë me një gjest të marrë në kuadër presioni, nuk është presion i natyrës fizike, nuk është presion i natyrës së dhunës por i natyrës që ne e njohim dhe është e ekspozuar.

Kur kryeministri i vendit dhe presidenti marrin një masë të tillë dhe bëjnë thirrje të gjithë vartësit e tyre dhe pjestarët e administratës publike ndihen nën presion por kjo është një gjë e gabuar sipas meje. Nëse unë do të isha një nga krerët e administratës publike, të ishta një nga ato njerëzit që u është drejtuar ky apel unë do ta refuzoja pasi ajo është rroga ime dhe atë e përgjysmoj kur dua unë dhe jo kur duan të tjerët, kur do Byroja parlamentare.

Next Post
Koronavirusi/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Shkodrës, kush komandohet në vend të tij

Koronavirusi/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Shkodrës, kush komandohet në vend të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com