• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka garë përderisa ka dy kandidatë”/ Açka: Bardhin e pengoi aspirata që me Berishën mund të bëhet marrëveshje…!

by Java News
29/07/2023 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 zgjedhjet për kreun e PD-së si dhe përplasjet e fundit.

Açka deklaroi se ka garë për kreun e PD-së përderisa ka dy kandidatë, teksa shprehu dhe vlerësimet e saj për Lulzim Bashën e Gjergj Hanin.

Ajo tha se gjithçka ka nisur nga mbledhja e 6 qershorit.

“Ka garë. Do doja të shihja disa kandidatura, megjithatë është garë përderisa ka dy kandidatë, Lulzim Basha dhe një kandidat për të cilin kam respekt shumë të thellë.

Në Elbasan kam hasur demokratë që më thanë vetë se kanë votuar Gjergj Hanin. Më vjen mirë që demokratët e kanë kuptuar që secili voton i lirë.

Secili ka të drejtën e tij të ketë mendimin ndryshe dhe ta bëjë publik. Çështja është që e gjitha nis nga mbledhja e 6 qershorit. Një pyetje publike, a është legjitime mbledhja e kryesisë së PD-së e 6 qershorit, ishte e organizuar nga vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së.

A është kjo mbledhje legjitime? Dhe vendimet e një mbledhje legjitime a janë legjitime? Pastaj kuvendi është rezultat i një mbledhjeje tjetër legjitime. Di të them që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për herë të parë kam parë demokratë të qeshur.

Dhe pata një lloj turpërimi në thonjëza që nuk i kisha takuar. Çfarë bëri lidershipi gjatë 1 viti e gjysmë? Përse e krijoi këtë hendek të madh. Këto këshilla kombëtarë janë vetëm të sforcuara dhe nuk çojnë ujë atje ku duhet të çojnë ujë.

A është kjo rruga e duhur. Jemi të detyruar që vendimet e asaj mbrëmjeje t’i respektojmë në emër të demokratëve. Kjo është një gjë e qartë”, tha Açka.

Sipas saj, aspirata e vazhdueshme që me z. Berisha mund të bëhej marrëveshje, ndoshta e pengoi Gazment Bardhin për t’i parë gjërat me qetësi.

“Me z. Bardhi kam një njohje edhe më të thelluar se me z. Basha. Kemi bërë bashkë një betejë në Elbasan. Unë e kuptoj që z.Bardhi e njeh më afër partinë, më brenda, problemi është, ndoshta kjo aspiratë e vazhdueshme që me z. Berisha mund të bëhej marrëveshje, kjo ndoshta e pengoi z. Bardhi për t’i parë gjërat me qetësi.

Sot në këto kushte PD nuk mund të bashkohet. Atëherë cila është zgjidhja? Ne duhet të lexojmë rezultatin e 14 majit qartë. Është momenti që këto pjesë të forcohen”, tha Açka./m.j

Next Post
Po mbyteshin/ Pëson defekt anija turistike me 27 persona në bord në Karaburun, i shpëton policia kufitare

Po mbyteshin/ Pëson defekt anija turistike me 27 persona në bord në Karaburun, i shpëton policia kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

August 7, 2026
“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

August 7, 2026
Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

August 7, 2026
EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

August 7, 2026
Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com