• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Petro Marko në Mallakastër dhe brenga për tragjedinë e robërve italianë te “Vrima e Lakuriqit”

by A R
29/04/2026 11:03
Autori: Sefer Pasha

Autori: Sefer Pasha

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sefer Pasha

Shkrimtari Petro Marko i cili punonte në gazetën “Drita” qe dërguar nga redaksia për të ndjekur punën që po bëhej në Mallakastër për zhdukjen e pasojave të tërmetit të vitit 1969. Ky tërmet dëmtojë në mënyrë të veçantë disa fshatra të Mallakastrës.

Petro Marko qëndroj mbi një javë në zonat e dëmtuara nga tërmeti i rëndë. Shkoi në shumë fshatra të rrënuara. Çdo mbasdite shkrimatari që nga P.T.T -ja në qënder të Fratarit i përcillte gazeës “Drita” materialet që i gjente aty ku punohej për zhdukjen e pasojave të tërmetit. Edhe sot në Fratar të tregojnë Klubin e Veros ku shkrimtari pasi kthehj nga udhët e largëta ulej dhe hante drekën ose darkën. Mallakasjotët nuk e njihnin Petro Markon se nuk kishte qëlluar të takoheshin me të. Kur e mësonin se ai ishte shkrimtari i madh dhe ata e kishin lexuar bënin dhe ndonjë “dorë” muhabet. Mësuesit e shkollës tetëvjeçare e quanin ngjarje që shkrimtari ishte mes tyre. Mësuesi Teki Hodaj e ftojë dhe në një takim më nxënsit. Ne Fratar në librarinë ku shërbente librarja Hateme Shahaj shiteshin librat e shkrimtarit me emër. Dhe shkrimtari që lodhej në udhët e largëta ndihej mirë.

Një ditë shkrimtarit Petro Marko, i cili qe kthyer nga fshati Çorrush, i ndodhi një ngjarje që i la mbresa të mëdha dhe për të ai do të shkruaj jo vetëm në gazetën “Drita”, por dhe në disa gazeta të tjera si “Zëri i Rinisë”, “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”. Në kafenenë e Veros i jep dorën një mësues nga fshati Kremenar. Quhej Nuredin Jaupi. Ai pasi u prezantua i tha Petro Markos se e kishte pasur petagog në shkollën tregëtare në Vlorë. Dhe ruante respekt për të. Me këmbënguljen e tij ai e ftoi Petro Markon që të shkonin në shtëpinë e tij në fshatin Kremenar. Petro Marko nuk e kundërshtoi nxënsin të cilin e mbajti mend. Pas një ore mbrritën në fshat. Aty Petro Markon e priti babai i mësuesit Nuredin Jaupi. Ai quhej Baki Jaupi. Shkrimtari u habit kur pa në një hereke hardhije një cjap të rjepur. Natyrisht që u çudit. Tërmeti kishte bër dëme të cilat ndiheshin në ekonominë e fshatrëve. Ai çoç i tha nëpër dhëmb të zotit të shtëpisë. – “Dhija mish dhe cjapi tavë!”, iu përgjigj me zë të lart Baki Jaupi mikut pa ardhur kurrë. Për personazhin Baki Jaupi shkroi shtypi i kohës. Një reportazh Petro Marko e botoi në gazetën “Drita”. – “Plaku Baki Jaupi ishte një pyll me tregime”, “Një shkëmb që i kthen rrufetë nga rruga”, “Përralli Baki Jaupi tallet me lisat e Kalenjës”, “Shkëmb mbi shkëmbinjtë është Baki Jaupi”.

Në odën e Baki Jaupit atë natë u kënduan këngë e u pi raki deri në mëngjes. Petro Marko mbajti shumë shënime. Tek Baki Jaupi në fëmini kishte ardhur Nelo Drizari me të cilin kishin miqësi familjare. Kremenarin dhe Drizarin i ndante Përroi i Thatë. Nelo Drizari atëherë punonte në redaksinë e “Zërit të Amerikës”. Një ngjarje e nënvizoj në blloqe Petro Marko. Kishin ardhur që nga Janina asllanët e Ali Pashë Tepelenës. Ata donin të mernin një nuse nga mëhalla ku kishte lindur Baki Jaupi. Vajza quhej Hasime. Ishte shumë e bukur. Për bukurinë e saj kishte dëgjuar dhe Veziri i Janinës. Tregonin se kur pinte ujë Hasimeja uji i Kroit të Zi dukej tek rrëshqiste nëpër gushën e bukur të Hasimesë. Por babai i Hasimesë u thotë kapedanëve të Ali Pashait se Hasimenë e kishte të fejuar në fshatin Hekal. Asllanët u habitën[kështu quheshin kapedanët e Ali Pashë Tepelenës]. Rrëmbyen armët dhe hekalasit ku qe fejuar Hasimeja. Këtë e tregon dhe kënga që këndohet dhe që e habiti Petro Markon: – /Thonë krushqit nga Hekali//Ali Pashë ta vrasim djalin/.

Nxënësi i Petro Markos, Nuredin Jaupi, i cili para pak kohësh ndërroi jetë e ka ritreguar me dhjetra herë tragjedinë e Vrimës së Lakuriqit, që e la pa mend atë natë shkrimtarin Petro Marko. Tragjedia bën fjalë për disa robër italjanë të cilët i kapën forcat partizane në Selenicë të Vlorës, i pushkatuan dhe i hodhën në Vrimën e Lakuriqit në Krememnar, në kodrën përballë shtëpive të Baki Jaupit. Tragjedinë Petro Marko e shkroi në disa fletë të bllokut. As sot nuk dihet se sa robër italjan u vranë dhe u hodhën në shpellë. Bëhet fjalë për një shifër të frikëshme. Legjendat për Vrimën e Lakuriqi ishin të shumta. Thuhet se robërit italjan gjysëm të gjallë rënkonin në humnerë. I dëgjonin udhëtarët. Ndonjë rob doli dhe në lumin Vjosa. Tregojnë se gryka e shpellës lidhet me një tunel e del në lum. Petro Markos i tha Baki Jaupi se ai kishte hedhur një dash me brirërt të lyer me bojë të zezë dhe dashi doli i gjallë në ujërat e turbullta të lumit Vjosa. Pas çlirimit të vendit tek Vrima e Lakuriqit kanë ardhur disa ekspedita nga Italia. Ata janë futur në shpellë dhe kanë bër kërkime të shumta. Aty kanë gjetur kocka të robërve italian, dokumenta, fotografi dhe sende përsonale. Shpella është fotografuar dhe filmuar. Pjestar të ekspeditave kanë rrezikur dhe jetën. Kanë mundur të futen deri në 100 metra në thellësi. Sa herë që vinin kërkuesit e robërve italjan ata takoheshin me fshatarët dhe i paguanin. U binin në duar tesha të robërve të zhdukur, foto, letra, dokumenta indentifikimi e sende të tjera. Kremenarasit me aq sa dinin mendonin se në xhepat e robërve të vrarë do të gjenin flori. Petro Marko që e dëgjoj këtë histori i tha Baki Jaupit se ai do të vinte një herë tjetër pikërisht aty ku ishte zhvilluar kjo tragjedi shekspirjane pasi ai të mbaronte detyrat e ngarkuar nga gazeta “Drita”.

Të nesërmen Petro Marko iku me merakun që nuk pati kohë për të shkuar tek Vrima e Lakuriqit, ku siç e dëgjoj nga Baki Jaupi aty qe bër një krim i përbindshëm me robërit italjan. Por atë mëngjes Petro Marko mori me vete dhe një qortim të cilin nuk e priste. Për mëngjes Baki Jaupi i çoi në sofër Petro Markos një kupë druri me mjaltë dhe dy kafshita me bukë misri. Aroma e mjaltit e ngacmojë Petro Markon dhe ai i kërkoi të zonjës së shtëpisë, Merushes, një lugë që të hante mjaltin. Në këtë çast fillojë “krisja”. Mjalti nuk hahet me lugë i tha Baki Jaupi mikut të largët nga bregu i detit. Të mallkon bleta. Ajo për të mbledhur nektarin e luleve fluturon deri në malin e Tomorrit. Prandaj mjalti nuk duhet të hahet me lugë, por të ngjyhet në kupë me kafshitat e bukës së misrit. Po më ikën mendja i kishte thënë Petro Marko.

Next Post
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com