• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kafazi është si hotel me 5 yje’, Ndreca komenton deklaratën e prokurorit Dado: I kërkuam gjykatës që të reagojë, por…

by A R
29/04/2026 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca tha se pezullimi i afateve është bërë në mënyrë kolektive, duke e cilësuar këtë një veprim antikushtetues. Për këtë qëllim, pala mbrojtëse do ta ndjekë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ai kërkoi që mos të cenohen provat dixhitale të pahapura nga gjykata.

“Është një standard me sa duket i vendosur në gjykatën e Shkallës së parë dhe të Apelit kur pezullimi i afatit të paraburgimit të bëhet edhe për arsye që nuk lidhen fare me personin në akuzë, pra përkthehet në një zgjatje të afateve të paraburgimit në mënyrë kolektive. Pra, nga sjellja e një të pandehuri e pëson edhe një i bashkëpandehur, që në këndvështrimin tonë është një gjë absurde dhe antikushtetuese. Sigurisht, ne do i ndjekim të jgithë shkallët, deri në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg, për të zhbërë këtë lloj praktike e cila siç thashë, duket e kalçifikuar dhe ëshët në cënim të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut. Arsyeja e dytë pse ishim sot është këmbëngulja që ne kemi në lidhje me çështjen e themelit, për provat digjitale të pahapura që unë po kërkoj nga sekretaria dhe kancelari që të mos preken pa prezencën tonë me një proces verbal dhe unë po kërkoj që të mos cënohet ajo provë që ne na jep të drejtën që ne ta godasim në gjykime më të larta, pra në Gjykatën e Apelit gjithë procesin i cili është bazuar në ca prova të pahapura nga vetë gjykata., Pra gjykata ka marrë vendim, siç e kam thënë edhe në gjykimin në themel, ka marrë vendim për çështjen, pa i parë të gjithë provat vetë. Kjo ishte një ndër arsyet se pse isha sot dhe bëra një kërkesë Sekretarisë, në mënyrë që të mos preken CD, pa prezencën tonë dhe pa u mbajtur proces verbal mbi situatën faktike të dosjes”.

Pyetje: Dje Gjyklata e Lartë i dha të drejtë Ilir Beqjas për t’ u gjykuar jashtë kafazit. A ju kjjo një shpresë për të mbrojturin pre jush Erion Veliaj që të ndodhë e njëjta gjë ?

Ndreca: Kjo është një shpresë për të gjithë ata që nuk paraqesin rrezikshmëri publike për të mos qëndruar në kafaz. Pra nuk është thjesht çështja e zotit Veliaj apo e një emri tjetër konkret është për të gjithë ata të cilët duhet ta ushtrojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë efektive dhe të lirë pranë avokatit të tyre në mënyrë që të bëjnë një mbrojtje dinamike përballë prokurorëve dhe të mos ketë pabarazi palësh në proces. Është një element bazik i procesit të rregullt ligjor dhe një parim i kushtetueses mbi të cilin bëhen rregullat e lojës në një gjykim në një vend që është, që pretendohet të jetë anëtar nesër I bashkimit Europian

Pyetje: A do ia kërkoni ju trupës së re gjyqësore që Veliaj të mos jetë më në kafaz?

Ndreca: Sigurisht ne do të kërkojmë çdo të drejtë që ne na takon nga parashikimet kushtetuese dhe nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtat tona kushtetuese si çdo qytetar I republikës së Shqipërisë
Pyetje: Ju sot kishit dhe seancën tuaj por zgjodhët që të ishit I pranishëm në apel. A është më i rëndësishëm pafajësia e Veliajt?

Ndreca: Për gjykimin tim kam caktuar avokat

Pyetje: Do të mbani një qëndrim apo do ti drejtoheni ILD për hotelin me 5 yje…. Duket se jeni në proces administrativ me Dadon

Ndreca: Në proces administrativ jemi mbi legjitimimin e prokurorit, pra aftësinë e tij për të ushtruar pushtetin që i ka dhënë kushtetuta në mënyrë të paautorizuar në këndvështrimin tonë. Sa I përket sjelljes së prokurorit ne kemi artikuluar dhe në seancë i kemi kërkuar dhe gjykatës që të reagojë, fatkeqësisht gjykata nuk e pa të arsyeshme që të reagojë.

Ndërhyrje: I tërhoqi vëmendjen

Ndreca: jo për 5 yjet nuk më rezulton që I tërhoqi vëmendje megjithatë nëse kjo ndodh për avokatet që thjesht me I tërheq vëmendje dakord I paska tërheq vëmendje dhe e paska kryer detyrën… Megjithatë ne e relatuam në seancë dhe unë mendoj që ishte një shprehje cinike dhe krejtësisht e papërshtatshme për rolin e prokurorit.

Next Post
Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com