• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi shoqëri agresive..” A nuk je edhe ti pjesë e kësaj shoqërie? 

by Rudina Koromani
23/11/2024 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatiti Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Një 14 vjeçar vrau me thikë një bashkëmoshatar para pak ditësh afër ambjenteve të shkollës… një konflikt banal , NORMAL, mes çunave që përfundoi me humbjen e një jete pa e filluar ende… Të gjithë duan të dinë “Pse ndodhi”, “Kush e ka fajin”?

Shteti, shkolla, oficeri i policisë, ligjet, aplikacionet në mediat sociale… është folur kaq shumë këto ditë duke drejtuar gishtin ndaj shoqërisë “Jemi shoqëri primitive”, Jemi popull agresiv”, “Shteti ka dështuar”…., akuza të karakterizuara nga një i menduar përgjithësues e dikotomik bardh e zi : që sigurisht janë të gabuara e aspak profesionale.

A nuk jemi unë dhe ti pjesë e kësaj shoqërie?

Secili profesionist të shprehet për fushën që mbulon dhe rasti të mos përgjithësohet por të hetohet me hollësi në të gjitha dimensionet.

Çfarë elementësh janë publikuar për ngjarjen që në pikpamjen psikologjike mua më tingëllojnë ANORMALE?
◦ Fëmija 14 vjeç është nisur në konflikt me një thikë
◦ Pandjeshmëria e konstatuar dhe mungesa e përjetimit të Fajit
◦ Prindi baba i fëmijës “vrasës” jo vetëm që nuk ngushëllon familjen e fëmijës që ka humbur jetën (që do të ishte pretendimi minimal që shoqëria do të kishte në raste të tilla), por dhe kërcënon me vrasje këdo që përmend emrin e djalit të tij…duke pretenduar “ se nuk është familje ordinerësh””…..

Në këto kushte, dyshimet e para për qartësimin klinik të arsyeve të sjelljes delikuente të këtij 14 vjeçari bien mbi PRINDËRIMIN joefektiv : Kriminalitet i prindërve dhe/ose famijarëve ku është rritur fëmija? Prindër antisocial me qëndrime që mbështesin dhunën? Praktika të këqija prindërimi? Konfliktet familjare ? Prindërit me probleme të abuzimit me substancat ? Abuzimi fizik ? Neglizhencë? Dhuna në familje?

Nga pikpamja psikopatologjike, për rastin e djaloshit që ka kryer vrasjen, nevoitet një VLERËSIM PSIKOLOGJIK i cili do të hidhte dritë mbi të vërtetën e trishtë e që do të ndihmonte për parandalimin dhe parashikimin e mundshëm të rasteve të ngjashme për të ardhmen.

VLERËSIMI PSIKOLOGJIK do jepte informacion për historikun e fëmijës : shëndetësor e psiko social – që nga anomalitë hormonale e të neurotransmetuesve në tru (p.sh., nivele më të larta të testosteronit, anomali të niveleve të dopaminës, prezencca e ndonjë anomalie neurologjike e deri në ekzaminimet e ndonjë tumori të mundshëm) si dhe konstatimin e historikut familjar dhe të zhvillimi psikosocial të fëmijës.

Vitet e hershme të jetës së një fëmije janë gjithashtu vendimtare për zhvillimin e trurit dhe përvojat negative gjatë kësaj periudhe, si keqtrajtimi i zgjatur, abuzimi fizik ose neglizhenca, mund të mbi-aktivizojnë sistemin e reagimit ndaj stresit, duke shkaktuar deficite neurologjike që e predispozojnë një individ për kriminalitet

Në rast se ekzaminimi shëndetësor nuk do jepte të dhëna për të justifikuar sjelljen delinkuente, dhe të MUNGESËS SË FAJIT që është konstatuar deri tani tek fëmija që ka kryer vrasjen (me paramendim) arsyet kërkohen në faktorët psiko-social… të ashtuquajtura FAKTORË RRISKU : modelim nga sjelljet kriminale familjare, rezultat i një prindërimi liberal e pa kufij që nuk ka edukuar vlerat e deryrimet shoqërore? modelim nga sjelljet kriminale të ndonjë grupi delinkuent ku është antarësuar? Modelim nga mediat sociale? abuzim me drogërat ?

◦ Hetohet gjithashtu zhillimi mendor i fëmijes; sa e kupton pasojën e veprimeve të veta;
◦ Hetohet zhvillimi emocional; a ka shprehje normale të emocioneve…

Një dinamikë joadekuate e familjes e shkaktuar nga praktikat e dobëta prindërore, si mungesa e mbikëqyrjes, rregullat që janë shumë lejuese, disiplina që është jokonsistente, një lidhje e dobët dhe pamundësia për të vendosur kufij të qartë, janë të identifikuara tashmë si rrezik i fortë, faktorë që gjenerojnë sjelljen delikuente tek një adoleshent.

FAKTE
Adoleshentët nga familjet e karakterizuara nga mungesa e rendit dhe disiplinës janë 4 herë më të rrezikuar nga përfshirja në sjellje delikuente si të rritur sesa fëmijët nga familje të strukturuara.

Sipas studimeve, 56% e të rinjve deklarojnë se prindërit e tyre nuk e dinë kurrë se me kë janë e çfarë bëjnë ( pas të cilëve fshihen sjellje delinkuente e abuzuese)

Familjet që paraqesin faktorë rreziku për delikuencën e të miturve duhet të konsiderohen si një realitet kompleks, i ndikuar nga faktorë të ndryshëm rreziku. Koncepti i familjes “në rrezik” duhet kuptuar në tërësi. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se familja është në udhëkryq të shumë fushave të tjera të ndikimit: rrethi i miqve, shkolla dhe komuniteti. Familjet luajnë një rol kyç në zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve të shëndetshëm.

Disa faktorë që garantojnë rritje të fëmijëve të shëndetshëm:

◦ Marrëdhënie e bazuar në lidhjen familjare Mbështetje pozitive brenda familjes
◦ Mbikëqyrja adekuate e prindërve
◦ Respekti për miqtë nga prindërit
◦ Afërsia midis prindërve dhe fëmijëve (dashuri) Metodat e qëndrueshme disiplinore
◦ Sjellja dhe praktikat adekuate të prindërve Niveli i arsimimit prindëror
◦ Stabiliteti financiar
◦ Stabiliteti i njësisë familjare
◦ Integrimi i familjeve në jetën e komunitetit Marrëdhëniet e krijuara me fqinjët
◦ Aktivitete shkollore që përfshijnë familjen

Prandaj është e rëndësishme t’u drejtohemi atyre që janë në rrezik duke u fokusuar në faktorët mbrojtës dhe duke ofruar trajnime për prindërit dhe të rinjtë, terapi individuele e familjare, plane trajtimi të integruara ose strategji të tjera efektive për të parandaluar dhe reduktuar delikuencën e të miturve.

Ngjarje të tilla vlejnë për ndërgjegjësim për çdo prind që rrit një fëmijë: të kenë prioritet mirë edukimin dhe formimin me vlerat shoqërore të fëmijëve të tyre dhe jo celularin e fundit në treg apo shkollën më të shtrenjtë, nëse duan një shoqëri jo agresive e siguri për trashëgimtarët e tyre të ardhshëm.

Next Post
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In