• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha, roja e varrezave të PD-së”, Gumeni: Këshilla ime për Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn

by A R
09/04/2025 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se përse nuk është organizuar e djathta shqiptare këto 35 vjet. Gumeni tha se demokracia në Shqipëri ka vdekur, e vranë ata që u quajtën themelues të saj.

“E djathta jonë nuk ka qenë aq e organizuar, as përpara 1944-ës, para se të vinin këta që e sakatuan. Nuk është vetëm faji këtyre që gjetën shesh e bënë përshesh. E djathta jonë e ka të ndaluar të riorganizohet sepse e dinte mirë ai që dha porositë në plenumin e fundit, ku nxorën ca materiale si bomba tymuese.

Ai tha që edhe të përndjekurve tanë politikë do t’u japim ndonjë kacidhe sa për të mbajtur frymën, me atë burg që kanë bërë. Pse e bënë kaçamak me atë ligjin 7501? Sepse këta kishin 480 mijë hektarë tokë që i hapën ca të shkretë që tani janë nëpër varre.

Pse ua morën pronarëve tokat dhe i lanë pa gjë? Kur merr pushtetin dhe mendon si të shfrysh instinktet e egra të tuat se ke qenë i shtypur dikur dhe të shtypesh kush të del përpara është sëmundje, nuk është urrejtje. Këtë e kanë marrë tani edhe udhëheqës të vendeve të mëdha. Kur ti merr pushtetin në fillim kujdesesh të bësh miq, jo të bësh armiq gjithë botën.

Ne sot po hedhim një valle makabër, jo më dëshirën tonë, por nga përvoja e 50-vjetëve diktaturë. Na vunë një arkivol të kuq, të vogël atje në mes të sheshit në 1990-ën. Është demokracia, na thanë, është e vogël mos e zgjoni! Sa hapëm pak kapakun, kishte vdekur pa lindur. Edhe ne hedhim valle rrotull një arkivoli të kuq. Sepse e vranë demokracinë.

E vranë ata që quhen si themelues të demokracisë. Demokracia nuk do të thotë që të ulërish dhe kush të bëjë zhurmë ta nxjerrësh jashtë. Ulërij nëse ke takat, por lëri edhe të tjerët të flasin. Por sa filluan të flasin ca të tjerë, i fshiu, filluan komplete, si këto spastrimet që bëheshin dikur çdo 5 vjet.”, thotë zoti Gumeni.

Daut Gumeni: Një këshillë për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn!

Gumeni foli dhe për partitë e vogla që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht Gumeni analizoi politikën që ndjekin partitë e Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij kanë filluar e bërtasin si Berisha, që poeti e quan brigadieri i varrezave.

Dritan Hila: Zoti Gumeni e shoh që jeni indiferent te këto zgjedhjet e fundit. Është kjo partia Mundësia e Agron Shehajt po tenton të grumbullojë të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët. Mendoni se mund t’ia dalë?

Daut Gumeni: Më vjen keq ta them, por nuk besoj sepse ai ka një përvojë te kjo partia tjetër, e rojeve të varrezave. Të bëhesh deputet atje, më bën të dyshoj. Unë uroj që ai të marrë një grup parlamentar. Por ai po e shpërdoron atë urtësinë e tij sepse fillon bërtet kur i thonë gjëra që nuk i pëlqejnë. Por mos bërtit. Lëre ca të tjerë pastaj që kopjojnë këtë brigadierin e varrezave. Unë nuk e kam të keqen me njeriun, por me atë të keqe që beson njeriu.

Po që se më dëgjon fjalën (Lapaj), mbase nuk e dëgjon të keqen. Edhe një avokat i mirë, mbron njeriun, jo kriminelin. Ky deklaron që merr para edhe nga krimi. Si ka marrë para nga krimi? Nëse ti ke marrë para nga një kriminel, ke marrë para që të veçosh krimin nga njeriu, jo paren nga krimi. Po kush të beson ty nëse thua që marr para nga krimi? Po thuaj që marr para që të shpëtoj njeriun nga krimi.

Next Post
Berisha e ftoi në debat publik, kryeministri Rama i përgjigjet kreut të PD me një video

Berisha e ftoi në debat publik, kryeministri Rama i përgjigjet kreut të PD me një video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In