• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

by B K
09/04/2025 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një numër partish të vogla janë duke bërë llogaritë për numrin minimal të votave që u nevojiten për të nxjerrë mandate. Ky numër varet shumë nga pjesëmarrja dhe rrjedhimisht, varion nga qarku në qark. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 japin një ide të përafërt.

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.

Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet. Duke marrë parasysh se  një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.

Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme. Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.

Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar. Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur  ka qenë më e paktë.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë. Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.

Mandatet e fundit sipas qarqeve

Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.

Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%. Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy shifrave. Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.

Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë

Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI. Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat. Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark. (BIRN)

Next Post
Konferenca për ‘Kujdesin për Fëmijët drejt anëtarësimit në BE’, Gonzato: Fëmijëve t’u garantohet shëndetësi falas dhe qasje në arsim cilësor!

Konferenca për 'Kujdesin për Fëmijët drejt anëtarësimit në BE', Gonzato: Fëmijëve t’u garantohet shëndetësi falas dhe qasje në arsim cilësor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In