• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimet që na mungojnë

by Enver Robelli
09/04/2025 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Rrallëherë (ose gati asnjëherë) politikanët e Kosovës ia dalin të mbajnë një fjalim vërtet shtetëror, të kuptueshëm dhe inspirues për sistemin demokratik. Para se Kuvendi i Kosovës të fillojë legjislaturën e re, qe një propozim se ku do të duhej të orientohej dhe të mësonte kryetari apo kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës.

Fillimi i punës së parlamentit të ri nuk është një punë sa për sy e faqe. Negociatat për krijimin e qeverisë nuk janë çështje vetëm e ndarjes së posteve. Së pari dhe më e rëndësishme është marrëveshja për koalicion dhe harmonizimi i programeve mes partive që duan të krijojnë qeverinë. Në të kaluarën kemi parë në Kosovë një letër të formatit A4, e cila i përmbante disa pika të përgjithshme dhe kryesisht me përmbajtje boshe. Kjo quhej marrëveshje për koalicion. Ishte mesazh i qartë ndaj elektoratit: Harrojeni çfarë kemi premtuar gjatë fushatës elektorale! Prioritet ka ndarja e posteve.

Më ra të shikoja, të dëgjoja dhe të lexoja fjalimin e kryetares së re të Parlamentit të Gjermanisë. Julia Klöckner, deputete shumëvjeçare dhe politikane me përvojë e partisë konservatore CDU, u zgjodh më 25 mars. Fjalimi i saj – me rreth 20 mijë karaktere – zgjati afër gjysmë ore. Dhe në pjesën më të madhe ishte vërtet inspirues, solemn, dinjitoz, largpamës, vetëkritik, këshillues dhe paralajmërues. Rrallëherë (ose gati asnjëherë) politikanët e Kosovës ia dalin të mbajnë një fjalim vërtet shtetëror, të kuptueshëm dhe inspirues për sistemin demokratik. Para se Kuvendi i Kosovës të fillojë legjislaturën e re, qe një propozim se ku do të duhej të orientohej dhe të mësonte kryetari apo kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës. Le ta lexojë fjalimin e Julia Klöckner.

Në fillim të fjalimit të saj, ajo tha se zgjedhja në një post publik është më pak nder dhe më shumë detyrë apo obligim. Pastaj paralajmëroi se si do të sillet si kryetare e Bundestagut, siç quhet Parlamenti gjerman: “Kam vullnetin e fortë ta përmbush detyrën që më është besuar gjithmonë në mënyrë të paanshme, pa panik dhe e patrembur – e qartë në çështje, por gjithashtu përbashkuese në marrëdhëniet me të tjerët”.

Mandej vazhdoi: “Mbikëqyrja e kohës së fjalimeve nga karrigia e kryetares (së Parlamentit) është e lehtë; për këtë qëllim ka një orë. Por unë nuk do të shikoj vetëm orën, do të dëgjoj gjithashtu – si në foltore, ashtu edhe në sallë. Për këtë kam një masë të qartë: mirësjelljen. Duhet të zhvillojmë debat të ashpër, atë debat duhet ta përballojmë, ta durojmë – po, kjo është pjesë e punës – sipas rregullave të qarta, procedurave të qarta dhe shumicave të qarta. Do të sigurohem që të ruajmë një sjellje të civilizuar ndaj njëritjetrit dhe, nëse nuk e bëjmë këtë, duhet të mësojmë ta bëjmë këtë. Po, është i rëndësishëm stili i debatit dhe respekti në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Mënyra se si komunikojmë dhe shkëmbejmë argumente këtu – për këtë jam e bindur – ndikon në debatet shoqërore. Ne po përpiqemi këtu në seancë plenare për të gjetur zgjidhje për problemet që trazojnë vendin tonë”. Fjalimi përmban edhe shumë formulime të tjera me vlerë: “Konstituimi i parlamentit të ri është gjithmonë po ashtu një moment solemn. Është një ngjarje që lidh vazhdimësinë me risinë, me përtëritjen”

Nganjëherë njerëzit sikur harrojnë se nuk është e vetëkuptueshme të zgjedhësh në mënyrë demokratike dhe të dërgosh në parlament njerëz që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të lirë. Mbi 70 për qind e popullsisë së botës jeton në shtete me forma autokratike apo gjysmautokratike shtetërore – tha Klöckner. Këtë do të ishte mirë ta kishin të qartë politikanët dhe shoqëria kosovare. Secili shtet ka një qeveri, por jo çdo shtet ka opozitë. Ekzistenca e opozitës e bën demokracinë të vërtetë.

“Demokracia do të thotë – nga ‘Demos’, popull – pra, sundim i popullit. Nuk sundojmë ne, por populli na ka ngarkuar me këtë detyrë”, – shtoi kryetarja e re e Parlamentit gjerman në vazhdën e fjalimit të saj. Me dekada të tëra, shoqëria gjermane u ka rezistuar ekstremizmave politikë. Partitë e etabluara kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën, duke i mbajtur larg armiqtë e demokracisë. Por në 10 vjetët e fundit arena politike ka ndryshuar me forcimin e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila nga drejtësia gjermane është shpallur pjesërisht ekstremiste. Asnjë nga partitë e etabluara nuk është e gatshme të bashkëpunojë me AfD-në. Por është e pamundur të injorohet krejtësisht kjo parti, e cila në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt doli e dyta. Duke i pasur në mendje ndryshimet në peizazhin politik, kryeparlamentarja gjermane në fjalimin e saj theksoi: “Shumica nuk ka automatikisht të drejtë, por as pakica. Le të kritikojmë njëri-tjetrin, kjo është pjesë e procesit. Por të mos e denigrojmë njëri-tjetrin në mënyrë personale.

Ne nuk zëmë në thua vetëm sepse bëjmë një hap drejt njëri-tjetrit. “Të mos bëjmë gabimin të dyshojmë në aftësitë mendore apo në vullnetin e mirë të çdo personi me mendim të ndryshëm”. Kjo nuk është thënie imja, por e (ish-kancelarit nga fundi i shekullit të 19-të) Otto von Bismarck”. Një demokraci parakusht për ecje përpara është kompromisi. Kanë sukses afatgjatë vetëm ata politikanë që kur fillojnë të kërkojnë një zgjidhje e kanë parasysh se edhe pala tjetër mund të ketë të drejtë në ndonjë pikë. Dhe pikërisht këtë pikë duhet integruar në zgjidhje. Në këtë frymë ishte i ndërtuar fjalimi i Julia Klöckner. Asnjë parlament nuk është i përsosur. S’mund të jetë, sepse as shoqëritë nuk janë të përsosura. Por kjo s’do me thënë që duhet të heshtin problemet.

Kryeparlamentarja gjermane përmendi përfaqësimin joadekuat të grave në shtëpinë e përfaqësuesve të popullit. “Gratë përbëjnë më pak se një të tretën e deputetëve. Megjithatë, më shumë se gjysma e shoqërisë sonë përbëhet nga gratë. Një parlament që flet për të gjithë duhet të përfaqësojë në mënyrë të përshtatshme grupet shoqërore dhe kjo, kur bëhet fjalë për gjinitë, është ende diçka që nuk është arritur kudo plotësisht. Sepse që nga viti 1918, ligji zgjedhor nuk ua ka ndaluar grave të kandidojnë, megjithatë, kushtet duket se e bëjnë ende këtë”. Për të rritur përfaqësimin e grave në parlament duhet përmirësuar kushtet. Dhe në fund të këtij teksti, një propozim: Duke u bazuar te praktika gjermane, Parlamenti i Kosovës mund të bëjë një ndryshim të Rregullores së Punës dhe t’ia japë të drejtën për drejtimin e seancës së parë deputetit me stazhin më të gjatë dhe jo, si deri më tani, deputetit më të moshuar. Krejt kjo për çështje efikasiteti në punë.

Next Post
Rritja e rasteve me fruth, mjekja apel për vaksinimin e fëmijëve: Nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

Rritja e rasteve me fruth, mjekja apel për vaksinimin e fëmijëve: Nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com