• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

by A. Q
03/11/2026 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barcelona e harron humbjen ndaj PSG dhe rikthehet te fitorja në Ligën e Kampioneve.

Në Camp Nou, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick iu imponua Aston Villës duke e mundur 3-0 duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës angleze

Në pjesën e parë skuadrat zhvilluan një lojë të hapur. Barcelona mori avantazhin që në minutën e 7 me golin e Lamine Yamal. Aston Villa reagoi dhe krijoi mundësitë e saj për të shënuar dhe në ndonjë moment ishte Joan Garcia që shpëtoi portën e katalanasve. Në krahun tjetër, skuadra e Hansi Flick pati mundësitë për të shënuar një gol tjetër, por në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshje me rezultatin 1-0 në favor të Barcelonës.

Pjesa e dytë nisi me një shans të mirë të Barcelonës për të shënuar golin e dytë me Lamine Yamal, por portieri Suzuki e ndali gjuajtjen e 19 vjeçarit. Nuk vonoi shumë dhe katalanasit shënuan edhe fgolin e dytë, tani me Raphinhan për të çuar rezultatin në 2-0 me brazilianin që u shërbye mjaft mirë nga Fermin Lopez.

Kaluan vetëm 8 minuta dhe Raphinha ndëshkoi sërish skuadrën e Unai Emery duke shënuar golin e tretë për Barcelonën  dhe të dytin personal për të fiksuar fitoren 3-0 të blaugranave që tani e shohin veten në vendin e dytë të renditjes me 9 pikë.

PSG luan ‘tenis me Villareal

PSG nuk pati mëshirë për Villarrealin në Ceramica teksa e mundi me rezultatin e thellë 6-0. Kampionët e Evropës e zgjidhën këtë ndeshje praktikisht që në 17 minutat e para të ndeshjes teksa shënuan plot 4 herë ku për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique shënuan Joao Neves në minutën e 9, Desire Doue në të 12, Mayulu në të 13 dhe Fabian Ruiz në të 17.

Në fillimin e pjesës së dytë, parizienët shënuan edhe golin e pestë, sërish me Fabian Ruiz që plotësoi dygolëshin e tij personal. Në minutën e 78 shënoi edhe Boly për të fiksuar fitoren tenistike 6-0 të parizienëve që kryesojnë me 12 pikë të plota.

Interi harron disfatën në derbi, zikaltrit shënojnë tre gola për tre pikë në Holandë

Interi ka triumfuar me rezultatin 3-0 në transfertën ndaj Feyenoordit, në ndeshjen e vlefshme për Champions League, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në rrugëtimin evropian.

Skuadra e drejtuar nga zikaltërit e nisi mjaft mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 8-të. Yann Bisseck ishte autori i golit të parë, pas një aksioni të ndërtuar nga Djed Spence.

Në minutën e 34-t, Interi dyfishoi shifrat me anë të Francesco Pio Espositos. Sulmuesi italian përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë vulosën fitoren me golin e tretë. Piotr Zielinski realizoi në minutën e 54-t, me një goditje të saktë nga distanca, pas asistit të Nicolo Barellas.

Feyenoord u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës përballë skuadrës italiane. Kështu, Interi largohet nga Roterdami me një fitore 3-0, duke konfirmuar forcën e tij në këtë ndeshje të Champions League.

Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja pas dy muajsh

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike të Champions League.

“Djajtë e Kuq” arritën të përmbysnin disavantazhin e dy golave, duke reaguar fuqishëm në pjesën e dytë.

Roma e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 11-të me Matías Soulé, pas asistit të Rodrigo Mora. Në minutën e 17-të, miqtë dyfishuan shifrat me Donyell Malen, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga Ayden Heaven.

United e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e dy golave, por në fraksionin e dytë ndryshoi gjithçka. Në minutën e 58-të, Bruno Fernandes shkurtoi diferencën nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresat e vendasve.

Protagonisti i madh i përmbysjes ishte Matheus Cunha. Sulmuesi brazilian realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 83-të për të barazuar rezultatin dhe më pas në minutën e 86-të, kur shënoi golin e fitores pas asistit të Shea Lacey.

Kështu, Manchester United siguroi një triumf të rëndësishëm 3-2, pas një ndeshjeje ku u gjend në vështirësi që në pjesën e parë, por arriti të përmbyste gjithçka në 45 minutat e dyta. Roma, nga ana tjetër, largohet nga “Old Trafford” pa pikë, pavarësisht avantazhit të dyfishtë që kishte krijuar.

Next Post
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In