• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jemi në fazat përfundimtare”/ Talebanët pranë formimit të qeverisë, udhëheqësi i lartë flet për VOA

by
30/08/2021 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një udhëheqës i lartë i talebanëve konfirmoi për “Zërin e Amerikës” në kushte anonimiteti se grupi është në fazat përfundimtare të shpalljes së një kabineti të ri, i cili pritet të përfshijë të gjithë anëtarët e atij që njihet si Këshilli Udhëheqës (Rahbari Shura).

Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada po zhvillon konsultime në Kandahar, qyteti i njohur si vendlindja e grupit, së bashku me zëvendësit e tij, Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si dhe Mullah Mohammad Yaqoob-in, djalin e themeluesit të talebanëve Mullah Omarin, që është kreu i komisionit ushtarak të talebanëve.

“Aktualisht, udhëheqja talebane është duke u këshilluar me grupe të ndryshme etnike, parti politike si dhe brenda Emiratit Islamik për formimin e një qeverie që duhet të pranohet e të njihet si brenda ashtu edhe jashtë Afganistanit”, tha gjatë një fjalimi televiziv të shtunën Sher Mohammad Abbas Stanikzai, një tjetër udhëheqës i lartë taleban.

Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid i tha “Zërit të Amerikës” se procesi ishte “pranë përfundimit”.

“Udhëheqja ka caktuar dy zëvendës shefat Sirajuddin Haqqani dhe Mullah Mohammad Yaqoob për të finalizuar emrat e kabinetit”, tha udhëheqësi i lartë taleban. Por miratimi përfundimtar i emrave do të bëhet nga vetë Akhundzada.

Ai tha se kabineti mund të ketë më shumë se 26 anëtarë e në të mund të përfshihen edhe persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këshillit udhëheqës.

Ky i fundit (Rahbari Shura) është organi më i rëndësishëm vendimmarrës për talebanët dhe drejtohet nga vetë Akhundzada, i cili quhet Ameer ul Momineen, ose udhëheqësi i besimtarëve.

Ndërsa talebanët pretendojnë se qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse, zëdhënësi i tyre tha se tani për tani ndarja e pushtetit nuk ishte përparësi e grupit.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë udhëheqës politik për ta future atë në qeveri”, tha Muxhahid Said. “Dua ta bëj të qartë se nuk jemi të përqëndruar tek ndarja e qeverisë me të tjerët”.

Ai shtoi se grupi po kërkonte opinione nga “fytyrave të njohura, ish-udhëheqës muxhahedinë”, mbi sistemin e ri të qeverisjes.

Këshilli udhëheqës mbajti takimin e parë zyrtar në pallatin presidencial në Kabul që pas marrjes së qytetit. Ai u bashkëkryesua nga Haqqani dhe Yaqoob-i. Prej atij momenti anëtarët e këshillit e zyrtarë të tjerë të lartë kanë mbajtur takime joformale pothuajse çdo ditë./VOA

/b.h

Next Post
I moshuari gjendet i mbytur tek Liqeni Artificial. Ja detajet që jep policia

I moshuari gjendet i mbytur tek Liqeni Artificial. Ja detajet që jep policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com