• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi e vetmja kandidaturë e djathtë”/ Bejko çel fushatën për 14 majin: S’mund të pranonim përfaqësimin nga një ‘non-grata’ në Tiranë

by Java News
18/04/2023 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko është prezantuar ditën e sotme para mbështetësve demokratë.

Bejko deklaroi para tyre se kandidoi për arsyen se “nuk mund të pranohej përfaqësimi nga një non-grata në Tiranë”, duke iu referuar kandidaturave të koalicionit ku bën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Bejkos, ai është i vetmi përfaqësues i të djathtës shqiptare, ndërsa i cilësoi kandidatët e tjerë në garën elektorale si “socialistë dhe komunistë

“Të dashur motra dhe vëllezër, këtë kandidim dhe këtë përgjegjësi e kam pranuar me bindjen dhe besmin më të madh. Është vendimi më i duhur dhe i më i drejtë që kam marrë në jetën time politike, për disa arsye:
E para sepse ka të bëjë me karakterin tim. Asnjëherë në jetën time 33 vjeçare brenda Partisë Demokratike nuk jam stepur nga sfidat dhe vështirësitë. Gjithmonë, në momentet më të vështira, sa herë që është dashur kontributi im për Partinë Demokratike, nuk jam kursyer në asnjë moment.

Të gjitha energjitë dhe njohuritë e mia i kam vendosur në shërbim të saj dhe të demokratëve, pa përfituar asnjë gjë mbrapsht. Sepse jam njeri prej jush, demokratëve të thjeshtë që vetëm kanë luftuar për Partinë Demokratike dhe s’kanë përfituar kurrë prej saj. Dhe sigurisht që nuk do të stepesha as kësaj radhe. Aq më shumë në këtë garë ,ku lipset kontributi i të gjithëve ne. Unë e shikoj politikën si mision dhe jo si përfitim. Kështu jam unë. Një idealist i pandreqshëm, dhe kështu do të jem gjithmonë. Njësoj si të gjithë ju këtu.

E dyta, si mund të pranoja unë, si mund të pranonim ne të gjithë, që demokratët në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë të përfaqësoheshin nga një non-grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, i izoluar nga e gjithë politika perëndimore si Sali Berisha. Si mund të pranonim ne, që demokratët në Tiranë të përfaqësoheshin nga një socialist si Ilir Meta. Demokratët nuk e meritojnë një poshtërim të tillë. Ne jemi këtu sot , unë jam në këtë garë pikërisht për të shpëtuar nderin dhe historinë e Partisë Demokratike që mos të rrëshkasë në duart e një autokrati lindor dhe në dorën e një grabitqari politik si socialisti Ilir Meta, të cilin Sali Berisha e ka futur në mënyrë të pabesë në gjirin e demokratëve, që ai votat e tyre ti marrë dhe ti çojë nesër te pazari i radhës me Edi Ramën.

Kjo është një tradhti historike, një thikë mbas shpine që I ka futur demokratëve dhe të djathtës Sali Berisha. Kjo është pabesia më e madhe politike që i ka bërë atyre demokratëve të ndershëm, që janë të gjithë miqtë dhe shokë tanë. Por ne, kurrsesi nuk mund tja jepnin këtë kënaqësi. Ne jemi këtu, pikërisht për të ndalur këtë pabesi. Ne jemi këtu, për ti thënë të gjithë shokëve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, Partia Demokratike është shtëpia e tyre dhe jo Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir metës.

E treta, kandidatura jonë në Tiranë është e vetmja alternativë e së djathtës shqiptare në këto këto zgjedhje. Të gjitha të tjerët janë flamuj të majtë. Nga komunistët e deri të socialistët. Në këtë kuptim kjo garë, ka rëndësi edhe më të madhe për demokratët dhe të djathtën shqiptare. Nuk mund ta linim ne Tiranën në dorën e së majtës , sepse e dimë shumë mirë se çfarë shkatërrimi janë për të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të Tiranës.

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, unë pranova të kandidoja në këtë garë sepse besoj fort se ne do te dalim me kokën lart dhe fitues. Unë kam besim te ju dhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Tiranës, se ne mund ta shporrim Erion Velinë nga zyra që ka zaptuar .

Jam i ndërgjegjshëm që nuk është një betejë e lehtë, por ai që beson, në fund fiton. Dhe unë besoj te suksesi ynë i përbashkët që fillon nga Tirana”, u shpreh Bejko./m.j

Next Post
Veliaj: Ata që shkatërrojnë dhe djegin shtëpinë e tyre, imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë?

Veliaj: Ata që shkatërrojnë dhe djegin shtëpinë e tyre, imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon i vëllai: Më telefonoi Gentjan Funiqi nga burgu, më kërkoi t’i jepja…

EMRI/ Interpoli arreston në Londër të kërkuarin nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës! Do nisin edhe procedurat e ekstradimit

August 27, 2026
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

August 27, 2026
Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

Historia tragjike që përndoqi “Kasapin e Ballkanit”, e bija i dha fund jetës me “Zastavën” e të atit, ishte pika e tij e dobët

August 27, 2026
Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me partnerët amerikanë

Kreu i AMP-së takohet me këshilltaren e FBI për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Forcim i bashkëpunimit të mëtejshëm me partnerët amerikanë

August 27, 2026
Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

August 27, 2026
Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës së banorëve kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit, merret nën procedim 45-vjeçari!

August 27, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

SPAK e akuzon për pastrim parash e korrupsion me tenderët e AKSHI-t, nesër mbahet në GJKKO seanca e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit! Caktohet ora

August 27, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Rrapi dhe plepi

August 27, 2026
Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

Nga satelitët te dronët, Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret!

August 27, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com