• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

by E B
23/06/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti për kontrollin dhe vijimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vijon të prodhojë tensione mes palëve të përfshira në projekt.

Pas përplasjeve verbale të regjistruara mëngjesin e sotëm mes përfaqësuesve të kompanisë Mabco të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe kompanisë “2A Group” të Valon Ademit, ku kjo e fundit bllokoi me kamionë hyrjen e kantierit, ka reaguar publikisht administratori i shoqërisë koncesionare Vlora International Airport (VIA), Vegim Hoxha.

Deklarata e plotë:

I nderuar z. Pacolli,

Në cilësinë e administratorit të shoqërisë koncesionare VIA dhe si personi i vetëm i autorizuar ligjërisht për të përfaqësuar këtë shoqëri ndaj të tretëve, po ju drejtohem publikisht juve, si dhe opinionit publik, për të sqaruar disa pretendime dhe veprime që kërkojnë përgjigje.

Fillimisht, duhet saktësuar se shoqëria Mabco Construction SA ka pasur një kontratë për kryerjen e punimeve me shoqërinë VIA. Kjo kontratë përfshinte ndërtimin e terminalit, kullës së kontrollit, objektit të administratës, hangarëve të avionëve, objektit të kargos, objektit të zjarrfikësve dhe objekteve të tjera përbërëse të projektit.

Kontrata është lidhur më datë 03.10.2022, nga përfaqësuesit tuaj: z. Valon Lluka, në cilësinë e administratorit të VIA-s në atë kohë, dhe z. Nelson Cela, në cilësinë e administratorit të shoqërisë Mabco Construction, dega në Tiranë.

Vlera e kësaj kontrate ishte 62 milionë euro, ndërsa afati i parashikuar për përfundimin dhe dorëzimin e punimeve ishte 30 muaj.

Mbi bazën e kësaj kontrate, kompania juaj ka kryer punime, ka dorëzuar situacione, ka lëshuar fatura dhe është paguar nga shoqëria VIA në vlerë mbi 26 milionë euro.

Prandaj, ishte jo vetëm e papritur, por edhe e pakuptueshme, që pas një marrëdhënieje disa-vjeçare kontraktore, në muajin mars të këtij viti, ju dhe kompania juaj deklaruat se nuk e njihni këtë kontratë.

Është një qëndrim interesant, të kryesh punime mbi një kontratë, të faturosh mbi të, të marrësh pagesa mbi të, e më pas të pretendosh se kontrata nuk ekziston ose nuk njihet. Dokumentet, për fat të mirë, kanë një zakon të keq, mbeten.

Pas këtij qëndrimi, shoqëria VIA ju ka dërguar mbi 10 shkresa zyrtare, me qëllim që të gjendej një mënyrë për vazhdimin e marrëdhënies kontraktore. Përgjigjja juaj dhe e kompanisë suaj ishte refuzimi. Jo vetëm refuzim, por edhe pretendime të cilat, për një kompani që pretendon seriozitet, janë vështirë të komentohen pa cenuar seriozitetin e vetë komentit.

Në vijim të këtij refuzimi dhe për shkak të shkeljeve të shumta të konstatuara, përfshirë vonesat e konsiderueshme në kryerjen e punimeve, shoqëria VIA u detyrua të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt shkëputjes së kontratës.

Dëmi që kompania juaj i ka shkaktuar shoqërisë VIA llogaritet paraprakisht në mbi 5 milionë euro, pa përfshirë dëmet e tjera që mund të evidentohen në vijim.

Sot, përballë opinionit publik, paraqiteni sikur dëshironi të hyni në kantier për të vazhduar punimet e mbetura. Por, në vend të rrugës institucionale, po tentohet hyrja me forcë, me presion, me shantazh dhe me një narrativë që synon të krijojë konfuzion publik.

Dua të jem shumë i qartë:

Nuk ka nevojë për forcë për të punuar. Ka nevojë për kontratë.

Por përpara se të hyni në kantier, duhet t’i përgjigjeni publikisht disa pyetjeve të thjeshta:

Mbi çfarë baze kontraktuale kërkoni të vazhdoni punimet?

Sa do t’i kushtojë shoqërisë VIA kjo “gatishmëri” që po tentohet të imponohet me forcë?

A jeni i gatshëm të vazhdoni punimet e mbetura sipas çmimeve të kontratës paraprake dhe sipas planit ekzistues të financimit?

Nëse përgjigjja është po, ejani nesër dhe nënshkruajmë kontratën.

Nëse përgjigjja është jo, atëherë tregojuni njerëzve që po përpiqeni t’i manipuloni se problemi nuk është dëshira për të punuar. Problemi është diçka tjetër.

Shumat që ju pretendoni, në vlera 200–300 milionë euro, nuk do të pranohen nga VIA, të paktën për aq kohë sa unë jam administrator i saj. Unë mbaj përgjegjësi ligjore për çdo veprim timin dhe nuk mund të dëmtoj, rëndoj apo çoj drejt falimentimit një shoqëri koncesionare, duke e ngarkuar me shpenzime enorme dhe pretendime financiare që nuk mbështeten në bazë të pranueshme kontraktuale.

VIA ka një plan financimi. Nga ai plan nuk mund të dilet sipas dëshirave, presioneve apo skenarëve të krijuar jashtë institucioneve. Sepse ndryshe, nuk kemi më kontratë, nuk kemi më përgjegjësi dhe nuk kemi më projekt. Kemi vetëm një tentativë për imponim.

Prandaj, z. Behgjet, thirrja ime publike është e thjeshtë:

Kujdesuni për imazhin e shoqërisë VIA.

Kujdesuni për dokumentet që keni nënshkruar.

Dhe mbi të gjitha, tregojuni njerëzve të vërtetën:

A doni të punoni sipas kontratës dhe kushteve reale, apo synimi është të impononi pretendime qindra-milionëshe mbi një shoqëri që ka detyrime ligjore, financiare dhe institucionale?

VIA nuk do të drejtohet me presion.

VIA nuk do të mbingarkohet me borxhe të imponuara.

VIA nuk do të përdoret si instrument për interesa që nuk kanë lidhje me përfundimin e projektit.

Me respekt institucional,

Vegim Hoxha

Administrator i Vlora International Airport

Next Post
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    Jonfliktet per awroporrin e Vlores. uk ersge. rastwsisht.Fahrori jetesir eshte Rama qe cdo objejt publik e jep mw OPP dhe koncension.Cte keqe kishte ta ndertonte shteti dhe te vilte te ardhurat pi shteti . Vazhdojme akoma me qoka !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com