• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

by E B
23/06/2026 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të paarsyeshme leximin e kërkesave të protestuesve nga Dritan Goxhaj (i cili pretendon se ka qenë luftëtar i UÇK-së), për të cilin qeveria pretendon se është i lidhur me interesa iranane në Shqipëri.

Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se mes 5 kërkesave që u publikuan nga Dritan Goxhaj në protestë, mungonte ajo për ‘Zvërnecin’.

Më tej Spahiu tha se ‘revolucioni’ i Gjeneratës Z nuk mund të ketë liderë të ‘Gjeneratës ZH’.

“Ka disa çështje themelore për të diskutuar. E para, Zvërnecin e harruan? Domethënë nuk e kanë kërkesë këtë? E dyta, ky revolucioni i Gjeneratës Z, ka vendosur të zgjedhë liderë të nivelit Zh? Unë i kam dëgjuar akuzat e të dy palëve. Edhe akuzat e qeverisë, që orientohen që Dritan Goxhaj mund të ketë prirje ose bashkëpunim me Iranin. Por edhe mbrojtjen që thotë se mund të jetë luftëtar i UÇK-së”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu tha se një protestë që organizohej kryesisht nga studentë dhe të rinj, nuk mund të vendosë në krye një person, i cili sipas tij, flet nga mëngjesi në darkë kundër SHBA-së.

Kjo sipas Spahiut, bën që protesta të lëvizë nga qëllimi për të cilin ka filluar dhe të cilësohet si një protestë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.

“Unë nuk dua të vë në diskutim absolutisht personalitetin e Dritan Goxhajt. Por kjo lëvizje ka pasur vlerë, për shkak të imazhit të saj rinor, studentor, të një gjenerate që nuk ka qenë e përfshirë në politikë. Ajo pjesa gri, e një gjenerate që ka studiuar në perëndim, ka qenë jashtë politikës e papërfshirë, pushtoi bulevardin Dëshmorët e Kombit. Unë prisja që edhe përfaqësimi të ishte i Gjeneratës Z. Nuk mundet që gjenerata Z të zgjedhë liderë 60-vjeçarë, me bindje në lindje apo të pashkolluar. Kjo ishte një arsye më shumë për t’i dhënë argument mediave perëndimore, që kanë pasur vetëm një titull, që në Shqipëri po zhvillohen protesta anti-Trump. Nëse ti zgjedh liderë që nga mëngjesi në darkë janë kundër SHBA-së, nuk bën gjë tjetër veçse forcon të gjitha këto argumenta, për një protestë që për një tjetër kauzë filloi dhe për një tjetër po shuhet”, vijoi Spahiu.

Next Post
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Edhe ky majmuni,me syze,qe jeton ne Gjermani,me parate e korrupsionit,qe ju mori,prokurorve e gjyqtarve.duke i futur ne sistemin e pa drejtesise.Ky eshte majmuni,me syze qe ironizon protesten e popullit,duke thene harruan Zvernecin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com