• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që shkatërrojnë dhe djegin shtëpinë e tyre, imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë?

by Java News
18/04/2023 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me banorët e Njësisë 2, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj ndau faktin se teksa Partia Socialiste po vijon rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit, partia tjetër nuk është ndjerë më që të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare”.

“E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur. Një ditë është 5% e fushatës, kurse ata kanë tre ditë pa dalë, ikur 15% e fushatës. Janë duke lëpirë plagët që lanë Saliun tek pullë aty. Dilni se na duhet të kemi debate, dilni se na duhet të takohemi me njerëzit dhe të ndajmë ndonjë ide. Por, përtej humorit, i mirëkuptoj në fakt, asnjë nga ne nuk do dilte nga shtëpia nëse do e kishim lënë udhëheqësin tek pullë vetëm në mes të stadiumit”, u shpreh ai.

Ai e cilësoi dyshen Berisha-Meta, koalicion pa emër që djegin e shkatërrojnë shtëpitë e tyre. “Mendoni se ata që djegin shtëpitë e tyre, do rregullojnë shtëpitë tona? Ata që masakrojnë njeri-tjetrin, do pajtojnë kombin tonë?”

“Ne u dhamë këtyre mundësinë të na tregojmë se çfarë i bëjnë shtëpisë së tyre. Nuk shërbejnë dot një pjatë supë, se medemek në opozitë. Nuk çojnë dot këta një kuti ushqimi se medemek në opozitë. Ka vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Një forcë di të bëjë shtet dhe qytet. Kjo është një forcë që ka emër, për tre dekada, Partia Socialiste e Shqipërisë. Kush është emri i forcës së tyre? Si quhet forca e tyre? As ata vetë nuk e dinë. Akoma vazhdojnë i thonë LSI, ndërkohë që Iliri dhe Monika thonë ‘mos, se e kemi mbyllur nipitin, e kemi mbyllur qepenin e atij dyqani. E kemi hapur me nipt tjetër’. E keni parë se çfarë ndodh në KQZ? Më dhimbset sepse nuk nuk dinë çfarë emri të vënë aty, është me një pozicion që thotë kush është kryetari i kësaj force. Nuk e vënë dot, se po të vënë emrin e Saliut është non grata dhe mërzitet Amerika, po të vënë emrin e Ilir Metës, Ilir Meta është non grata për demokratët dhe mërziten demokratët”, tha Veliaj.

Turi i gjelbër, Veliaj ndalet në Njësinë 2: Punët tona flasin vetë, krenar për të gjitha shkollat që kemi bërë në Tiranë

Në vijim të turit të gjelbër drejt zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i PS për Tiranës, Erjon Veliaj, u ndal në Njësinë 2, ku pasi mbolli disa pemë me banorët, renditi investimet kryesore për zonën, sidomos për shkollat e reja dhe ndërhyrjet kapilare në çdo rrugicë.

“Ne nuk kemi nevojë të ngjisim postera sepse çdo punë që kemi bërë flet vetë. Mjafton të bësh një rrotullim 360 gradë për të parë se çfarë kemi bërë. Le të marrim rastin e Shkollës së Baletit, parketi i së cilës dikur mbushej me ujë, fryhej e gati sa s’dilte nga dritarja, kurse sot kemi një shkollë model, që është patjetër kombëtare, por është e Njësisë 2. Flasim për shkollën ‘Kosova’: Këta që thonë sot falas kjo, falas ajo, na mbytën ndërtimet, vetë jetojnë te kulla ngjitur me shkollën ‘Kosova’, por shkollën e kishin bërë shesh për pallat. Shyqyr që e bllokuam në kohë dhe e fituam me votë në 2015-ën Bashkinë e Tiranës, se ndryshe shkolla “Kosova” do ishte bërë pallat. Sot, kjo shkollë është standardi i asaj se çfarë do të thotë të kesh një shkollë për së mbari, si jashtë shtetit, m’u në zemër të Tiranës”, deklaroi ai.

Veliaj përmendi edhe rikonstruksionin e Piramidës, një hapësirë e cila do t’i japë Shqipërisë dhe Tiranës qendrën më të madhe digjitale në rajonin tonë. “Piramida po bëhet gati. Gjenerata e prindërve tanë punuan në fasoneri, në tekstil, në këpucë. Ato ishin punët e viteve ‘90. Kurse, punët e viteve 2000 ishin me ‘call center’. Sot jemi duke planifikuar për punët e së ardhmes: kodimi, digjitalizimi, realiteti virtual. Ne duam që Piramida të jetë një monument i të rinjve, ku mësojnë zanatet e shekullit të ri”, u shpreh më tej ai.

Një tjetër investim i rëndësishëm në Njësinë 2, tha Veliaj, është Pazari i Ri, që ashtu si Kalaja e Tiranës, janë vendet më të vizituara nga çdo turist që vjen në vendin tonë. “Kur mendon ‘Pazarin e Ri’, se si është transformuar, – ata vërtet thonë “lali fiku”, por ç’është e vërteta, te ‘Pazari i Ri’, ke qejf të shkosh. Në kohën e këtyre, në pazar të dilte miu sa koka ime dhe të merrte përpara. Ju kujtohet? Këpucët bënin pllaq-plluq në shëllirë? Sot i kemi harruar ato, të gjithë jemi duke qeshur, por a ju kujtohet kur për këto projekte dilnin në televizor dhe thoshin ‘kjo është pasuri kombëtare’. Asbesti pasuri kombëtare?! Miu pasuri kombëtare?! Lluca pasuri kombëtare?! Shëllira pasuri kombëtare?! Ju kujtohet kur dilnin te Kalaja? Sot kanë lezet në Njësinë 2 Pazari, Kalaja, shkollat”, tha Veliaj.

Në fund, ai veçoi shkollën ‘Bashkim Fino’, e cila mban emrin e ish kryeministrit të ndjerë, autor i reformës territoriale falë së cilës sot janë bërë ndërhyrje kapilare në çdo ish komunë. “Më kujtohet puna e shkëlqyer që kemi bërë me shkollat. Jo vetëm shkolla ime “Kosova”, shkolla “Labinoti”, sot quhet “Osman Myderizi”, apo shkolla “Mihal Grameno”, ku sapo bëmë fushat e reja. Një nga shkollat më të mira mban emrin e mikut tonë të ndjerë, autorit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino. Po mos të ishte për vizionin e Bashkim Finos ne nuk do bënim dot kurrë rrugën nga “Lapidari” deri në Krrabë, sepse duheshin 67 vite me taksat e Krrabës. Rruga për në Zall-Herr s’do bëhej, ashtu si rruga e Shëngjergjit, apo rruga e Zall-Bastarit. Në Pezë, janë bërë 4 shkolla të reja. Që nga koha e Babë Myslymit, nuk ishin bërë aq shumë shkolla aty. U bë gjithë “Rruga e Elbasanit”, vumë kolektorin dhe e shpëtuam nga përmbytjet. E kemi harruar se nuk përmbytet më”, e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post

As me Berishën, as me PD, do të thotë me Berishën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit?

August 27, 2026
FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

August 27, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

August 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Afati i vetëm që drejtësia shqiptare ka respektuar deri më sot!

August 27, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

August 27, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon i vëllai: Më telefonoi Gentjan Funiqi nga burgu, më kërkoi t’i jepja…

EMRI/ Interpoli arreston në Londër të kërkuarin nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës! Do nisin edhe procedurat e ekstradimit

August 27, 2026
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD dhe akuzon socialistët: Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS! Agasi mafiozi më i rrezikshëm

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com