• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Je suis Michael & Anna

by
04/07/2015 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Je suis Michael & Anna
Nuk premë askënd në besë, çdo pyll, ka “derrat” e tij

Nga Flogert Muça/ 

Ngjarja  e rëndë e ndodhur në Dukagjin ku Michael & Anna,  dy turistë çekë u vranë nga plumbi i çmendurisë pa gjak, ka ngjallur natyrisht reagimin e miqve të viktimave. Ç’është e vërteta, reagimi është sa i ndjerë nga miqtë e viktimave, aq edhe i vështirë për tu kapërdirë nga të gjithë ne. Miqtë e Michael dhe Anna, që tani nuk janë më pasi dora e paskurpullt jua mori jetën, shkruajnë se ata e mbajtën fjalën e tyre për të vizituar Shqipërinë, por shqiptarët i prenë në besë.

Duhet mirëkuptuar dhimbja e tyre dhe fjalët në dhimbje  e sipër, por ju duhet thënë edhe një e vërtetë e madhe sa vetë e vërteta e vdekjes së miqve të tyre. Ju duhet thënë që JO, shqiptarët nuk i kanë  prerë dhe nuk presin kurrë në besë, pasi të gjithë njëzëri sot thanë “Je suis Michael & Anna”, pra “Unë jam Michael & Ana”. Natyrisht duke dënuar rëndë krimin e atyre që nuk kanë gjak, shqiptarët me epitete nga më të ndryshmet etiketuan vrasësin, pa e parë atë si shqiptar që vrau, por duke i konsideruar atë si të papranueshëm për shoqërinë shqiptare. Rrjetet sociale zienin nga mllefi ndaj atij që vrau dhe u solidarizuan  me familjet e  të ndjerëve.

Ne, populli shqiptar, përpara se të plogështohemi duhet të reflektojmë. Sot, Michael dhe Anna mund të ishte secili prej nesh, siç secili prej nesh mund të ishte edhe sot dëshmori i kombit, Ibrahim Basha, i cili për të mbrojtur një popull, sakrifikoi jetën.

Sot, nuk u vranë dy të huaj çekë, por tentoi të vritej një traditë shekullore, mikpritja shqiptare. Ne, nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë të na e vrasin.

Ne jemi populli që thamë “Je suis Charlie”, jemi populli që thamë “Je Suis Ibrahim Basha”, jemi populli që sot themi “Je suis Michael & Anna”.

Nuk është justifikim për krimin që ndodhi në vendin tonë, por është thirrje pro jetës që shqiptarët megjithë gjaknxehtësinë e tyre, e besojnë, e duan.

Por gjithësesi, shqiptarët dhe pse bashkohen me dhimbjen e humbjes së Michael & Anna ( nuk mund dhe nuk duhet t’i etiketojmë si “2 turistët çekë”, është fyese për ta ), sërisht përtej dhimbjes në debat e sipër tentojnë të stisin fajtorë.

Po, fajtorë do të  jemi ne, të gjithë bashkë, vrasës do të jemi ne, të gjithë bashkë, në rast se lejojmë vrasësit që të shkatërrojnë traditën tonë, bashkimin tonë përballë të ligës që merr jetë. Faji do të jetë i secilit që nuk do të bashkohet nën idenë se vetëm të gjithë bashkë mund ta ruajmë siç na e trashëguan mikpritjen shqiptare.

Jeta e mbyllur para kohe dhe krejt padrejtësisht e Michele & Anna nga ligësia e vrasësit, na ka mbërthyer për gjoksi të gjithëve. Këtë e thanë sot të gjithë shqiptarët, e urojmë që politika mos e trajtojë si faj të njërës apo tjetrës palë.

Policia e Shtetit e para dhe të gjtihë ne bashkë me të, duhet të japim mesazhin e madh të bashkimit, jo vetëm për t’i thënë popullit çek dhe mbraë botës  se “Nuk ju premë në besë”, por më së shumti për të treguar anën tonë më të mirë. Ne duhet të jemi bashkë sot, për të parandaluar çdo tragjedi nesër. Plumbi që mori jetën e Michele & Anna, ishte dhe një herë fatkeqësia që duhet kthyer në flamur bashkimi kundër krimit, i cili as ka lindur në Shqipëri, e as nuk kryhet vetëm ketu.

“Je suis Michele & Anna” ishte thirrja jonë sot, e cila duhet të hedhë poshtë krimin me dashuri dhe mikpritje, me solidarizim e bashkim,  të gjithë helmin mediatik që do përpiqet të hedhë fshehurazi cilido individ që nuk na ka përzemër ose cilido vend  na sheh si konkurent turistik.

Next Post

Kina e shqetësuar për Greqinë, interesohet për zgjidhje apo për dështimin e BE-së?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com