• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja si e akuzonte policinë Gentian Malindi sot në kërkim për kokainën në Durrës: Më sjellin qen antidrogë në anije

by Java News
27/09/2019 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentian Malindi, i shpallur tashmë në kërkim nga policia pas operacionit “Kuito”, ku u sekuestruan 137 kg kokainë nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

Katër vite më parë, në nëntor të 2015, ishte vetë ai që ngriti një padi ndaj policisë kufitare, duke pretenduar se i ka shkaktuar dëm ekonomik e moral pasi në mënyrë të përsëritur i dërgonte qen antidrogë në anijen e tij.

“Vijnë 20 punonjës policie dhe po më persekutojnë. Nuk jam kundër kontrollit, por jo atij me kosto ekonomike në xhepin tim!”, deklaronte asokohe Malindi në një intervistë për News24.

Zoti Malindi, cili është problemi juaj?

Gjatë ditës së sotme (djeshme), anija ime “Eniwej” iu nënshtrua dy kontrollove të njëpasnjëshme. Para se të dilnim në det, u bë kontrolli rutinë nga punonjësit e policisë Kufitare. Pasi përfunduan kontrollin, na u dha leja për gjueti. Katër marinarë dolën në det dhe pasi kishin lundruar për një orë në det të hapur, dy skafe të policisë kufitare kanë rrethuar anijen dhe kanë kërkuar të kthehet në port.

Përse anija juaj u kthye në port?
Sapo u kthye anija, pashë 10 punonjës policie me qen antidrogë. Vetëm pamja ishte e tmerrshme. Kthyen gjithçka përmbys, kontrollonin në çdo cep. Nga prania e qenve kuptova se kërkonin drogë në anijen time. Ata e kishin kontrolluar anijen kur u nis për gjueti. Kjo është padrejtësi dhe abuzim nga ana e policisë, pasi po më dëmtojnë biznesin.

Kontrollet e policisë janë tek të gjitha anijet e peshkimit?
Jo, vetëm dy ose tri anijeve u bëjnë kontroll e po persekutohen në këtë mënyrë selektive.

Po më pas çfarë ndodhi?
Pasi na kthyen nga rruga dhe na mbajtën nën terror deri në orën 12:30, policët u mjaftuan vetëm me një ‘na falni për rrëmujën që ju bëmë”. Por, nuk do ta lë me kaq këtë punë. E para, ka kosto ekonomike, pasi anija del në det të hapur, lundron një apo dy orë e kthehet mbrapsht. Gjithashtu, na prish imazhin. Ne jemi taksapagues të rregullt, paguajmë taksa, detyrime, sigurime shoqërore, ndaj për këtë do padis policinë në prokurori./ bw

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Ibrahimovic e sfidon botën sërish, nga “tapa e shishes” te “Matrix Challenge”

VIDEO/ Ibrahimovic e sfidon botën sërish, nga “tapa e shishes” te “Matrix Challenge”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com