• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse u besojnë njerëzit teorive konspirative

by Java News
02/08/2017 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një teori konspiracioni, përkufizohet zakonisht si besimi se dy apo më shumë njerëz, janë duke fshehur një informacion që është në interesin e publikut të gjerë. Teoritë e konspiracionit, përqendrohen shpesh mbi ngjarje të mëdha si vrasja e Xhon Kenedit, sulmet e 11 Shtatorit në SHBA, apo ulja e astronautëve amerikanë në hënë.

Një tipar i përbashkët në mesin e teoricienëve konspirative, është nevoja më e madhe për të besuar një komplot, se sa për të vlerësuar nëse ai është apo jo i vërtetë. Për psikologët, ky paragjykim apo “arsyetim i motivuar”, mund të shpjegohet përmes 10 arsyeve kryesore.

  1. Ne kemi evoluar për të qenë dyshues

Evolucioni i gjuhës, e zgjeroi aftësinë tonë për të komunikuar, kërkuar këshilla dhe mashtruar të tjerët; çka e ka bërë mbijetesën tonë një sipërmarrje më të ndërlikuar. Studimet sugjerojnë se madhësia e trurit të njeriut është rritur në mënyrë drastike, për të akomoduar mekanizma të reja njohëse, të cilat mund të merren me informacionet verbalisht të koduara. Qëllimi i shumicës së këtyre mekanizmave, është të zbulojë kur dikush është duke na mashtruar, me qëllim apo pa dashje. Ndryshe nga gjitarët e tjerë, ne kemi një memorie episodike, e cila përdoret për të regjistruar qasjen e shkuar të dikujt në raport me ndershmërinë. Ne kemi gjithashtu një “kontrollor të koherencës”, për të vlerësuar se sa informacioni i ri, është në përputhje me besimet tona ekzistuese.

Ndërkohë, njerëzit zotërojnë edhe atë që quhet “teoria e mendjes”, e cila përdoret për të vlerësuar dëshirat dhe qëllimet e dikujt, dhe se si kjo ndikon në besimin, vërtetësinë dhe gatishmërinë e tyre për të mashtruar. Së bashku, këto mekanizma na ndihmojnë për të vënë në funksion, atë që psikologët konjitivë e quajnë “vigjilenca epistemike”.

  1. Njohuritë e veçanta, i bëjnë disa njerëz të veçantë

Pothuajse çdo ngjarje e madhe, ka të bashkangjitur një teori konspiracioni. Ngjarjet e mëdha shkaktojnë dyshime për komplote, pasi njohuria që zotëron teoricieni është e veçantë. Nëse informacioni nuk është i veçantë, atëherë nuk janë të tillë as ata qe e zotërojnë atë. Prandaj, sugjerimi është se një teoricien i komploteve dëshiron të ndihet i veçantë, dhe kjo dëshirë buron nga pasiguritë në raport me vetë-vlerësimin.

  1. Ankthi dhe nevoja për rend

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet ankthit dhe të menduarit konspirativ. Një studim psikologjik, ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më të prirur të besojnë teoritë e konspiracionit rreth pakicave etnike si arabët apo hebrenjtë në SHBA. Teoritë e konspiracionit, përmbajnë shpesh informacione në lidhje me kërcënimet.

Në përgjithësi, pasiguria dhe ankthi përshkruajnë ndjenjën më themelore të mungesës së kontrollit, dhe kjo nxit një nevojë të brendshme për të kërkuar rend dhe siguri.

  1. Shumica e komploteve janë të denja për tu pasur frikë

Shumica e komploteve janë të lidhura me vdekjet, vrasjet, kërcënimet ndaj shëndetit publik, ngrohja globale, pushtimet e huaja, katastrofat e mëdha natyrore, luftërat apo kontrollin nga ana e organizatave të liga. Modeli i komploteve të lidhura me kërcënimin, lidhet mirë me faktin se një ndjenjë e rritur e ankthit, është një shenjë paralajmëruese për të menduarit konspirativ. Me fjalë të tjera, njerëzit që u besojnë teorive të konspiracionit, janë shumë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj ngjarjeve që provokojnë frikë.

  1. Zhgënjimi dhe mosbesimi ndaj autoritetit

Thuajse të gjithë teoricienët e konspiracionit shfaqin armiqësi ndaj figurave të autoritetit, me sa duket për shkak se këto të fundit kanë fuqinë për të ushtruar kontroll mbi ta. Ndërsa mungesa e kontrollit cilësohet si diçka e pakëndshme, figurat autoritare fajësohen në mënyrë të tërthortë, se e shkaktojnë këtë mungesë rehatie. Duke pasur parasysh se jemi biologjikisht të prirur t’u besojmë autoriteteve, pasja e një tipari të kundërt është diçka e pazakontë. Ka të ngjarë që shumë teoricienë të konspiracionit, të kenë vuajtur në të kaluarën nga një figure me autoritet, si prindi, mësuesi apo edhe një punëdhënës.

  1. Paranoja, persekutimi dhe xhelozia

Një tipar i rëndësishëm në mesin e teoricienëve konspirativë është paranoja. Ata besojnë se kërcënimet me të cilat përballen, janë më të përpunuara dhe më të prekshme për ta se sa për të tjerët. Nëse qeveria ka një dëshirë të veçantë për të hetuar mendjet e tyre, paranoja shërben për ta bërë teoricienin të ndihet i veçantë dhe i rëndësishëm.

Shpesh teoricienët e konspiracionit, besojnë se janë ata viktimat kryesore të konspiracionit, dhe se janë ata që përndiqen fizikisht apo mendërisht. Ata besojnë se njerëzve të tjerë u ndodhin gjëra të mira, kjo është për shkak se këta të fundit janë imoralë që përfitojnë nga komploti. Dhe kjo mund të jetë një mënyrë për të legjitimuar xhelozinë e tyre.

  1. Fajësojnë cilindo dhe çdo gjë përveç vetes

Duke pranuar rolin e viktimës, duke u angazhuar në përpunimin e kërcënimeve paranojake, dhe duke besuar se suksesi i njerëzve të tjerë është i pamerituar, teoricienët e komploteve janë duke e fajësuar botën për dështimet e tyre. Ata rrisin koston e konspiracionit, për shkak se kostoja e përgjegjësisë personale është diçka shumë e pakëndshme. Paranoja shërben në këtë rast si një mekanizëm mbrojtës, që i pengon ata nga tejkalimi i dështimeve të tyre, pasi shkaku rrënjësor (vetja) nuk adresohet.

  1. Grupet dhe thashethemet

Teoricienët e konspiracionit u bashkohen shpesh komuniteteve, të cilat përbëhen nga individë që ndajnë të njëjta mendime. Kjo për shkak se ata kërkojnë vlefshmërinë e pikëpamjeve të tyre në vend të kritikave (konfirmimi i paragjykimeve). Një arsye tjetër për formimin e një grupi, është nevoja për të krijuar një identitet që është i ndarë dhe superior në raport me masat që e shpërfillin apo e refuzojnë atë. Ashtu si shumë tipare të tjera që lidhen me mosbesimin, teoricienët e konspiracionit do të bien na batakun e thashethemeve. Thashetheme është i rëndësishëm për një shoqëri funksionale, pasi ai ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe ndëshkimin e tradhtarëve.

  1. Një hero me ndjeshmëri të vogël

Shpesh teoricieni i komploteve, beson se pjesa tjetër e botës është shumë e shurdhët apo apatike për t’i kuptuar komplotet. Ose njerëzit e tjerë janë duke ndihmuar në mënyrë aktive komplotistët. Kështu, teoricieni kërkon t’i bëjë njerëzit e tjerë të ndihen inferiorë apo të denjë për t’u urryer. Pavarësisht bashkimit në grupime të vogla që ndajnë të njëjta mendime, teoricienët e konspiracionit preferojnë të ndërveprojnë në distance, kryesisht nëpërmjet radios apo internetit.

  1. Kritikët janë pjesë e komplotit

Një tipar i përbashkët në mesin e teoricienëve konspirativë, është nevoja e tyre për të shmangur kritikat. Kritika duhet të zhvlerësohen, për shkak se ajo kërcënon komoditetin që ofron komploti. Kjo bëhet në dy mënyra. Ose kritiku është shumë memec për të parë intrigat e konspiracionit, ose është duke ndihmuar komplotistët për të mbuluar të vërtetën.

a.ç

Next Post
Opozita në qeveri/ Ministrja teknike e Arsimit vizitë zyrtare në Kosovë

Opozita në qeveri/ Ministrja teknike e Arsimit vizitë zyrtare në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

June 19, 2026
Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

June 19, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

June 19, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

June 19, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Televizionet kërkojnë mish për lajme, jo transparencë

June 19, 2026
Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

June 19, 2026
Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

June 19, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Elektorati violet, blu etj, dhe gri

June 19, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

June 19, 2026
Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In