• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e vendit

by B K
17/01/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo.

Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit, si një prej tre njerëzve më të rinj në moshë që kanë mbajtur këtë post në historinë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, i hedh një vështrim prejardhjes së tij. Pak minuta pasi u zgjodh nënpresident i Shteteve të Bashkuara, JD Vance deklaroi se:

“Pas rikthimit më madhështor politik në historinë amerikane, ne do të udhëheqim rikthimin më të madh ekonomik në histori, nën drejtimin e Donald Trump-it”.

Skena kombëtare në të cilën ai është ngjitur, është larg prej rrugicave të pjesës qendrore të Amerikës. Qyteti Jackson në Kentucky, nuk është vendi ku lindi zoti Vance. Por ai e quan atë vendin e tij.

“Kur i propozova bashkëshortes time, i thashë: ‘E dashur, vij me një borxh prej 120 mijë dollarësh nga studimet juridike dhe një parcelë të rezervuar në një varrezë në lindje të shtetit Kentucky”, tha zoti Vance gjatë kandidimit në zgjedhje.

Gjyshen e zotit Vance e thërrisnin ‘Nëna’. “Vinte gjithnjë këtu me gjyshen. Ajo e sillte në mal, që ai të shihte se si ishte jeta dhe ishte e dukshme që atij i pëlqente”, thotë John Hollan, sherifi i kontesë Breathitt, Kentucky.

Ai lindi në Middletown, të Ohajos dhe u rrit më shumë nga gjyshja e rreptë, që ngrinte zërin shpesh dhe mbante në shtëpi 19 armë të mbushura.

Duke mbajtur mbiemrin e njerkut të tij, JD Hamel fitoi zgjedhjet e tij të para. Për rastësi ai ishte dhe nënpresident i klasës së tij në shkollën e mesme në Middletown. Ai shërbeu si marins dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Më pas, ai vazhdoi studimet në Universitetin Yale, ku u njoh me studenten Usha Chilukuri – bashkëshorten e tij të ardhshme.

Zoti Vance u bë i njohur në nivel kombëtar për shkak të librit të tij të suksesshëm të vitit 2016 për klasën punëtore të Amerikës, që më pas u shndërrua edhe në film me titullin “Hillbilly Elegy”. Në film, aktorja Glenn Close luan rolin e gjyshes së tij të rreptë

“Je ti që duhet të vendosësh nëse dëshiron të bëhesh dikush apo jo?”, i thotë ajo në film.

Me mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, djaloshi nga Ohajo që dashuron shtetin Kentaki u zgjodh senator i shtetit të Ohajos. Dhe vetëm dy vite më vonë u njoftua se zoti Trump e përzgjodhi për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara. Zoti Vance pati megjithatë një fillim të vështirë, pasi e kishte quajtur në të kaluarën zotin Trump “moskokëçarës’ dhe pati deklaruar se “nuk do të bëhej kurrë mbështetës i tij”.

Më pas, ndërsa kandidonte për nënpresident, politikat e zotit Vance reflektonin ato të zotit Trump. Dhe ai dha këtë përgjigje kur u pyet nëse “ish-presidenti i kishte humbur zgjedhjet e 2020-ës?”:

“Jo, mendoj se ka probleme serioze me 2020-ën. Pra, duke iu pergjigjur pyetjes a i humbi Donald Trump-i zgjedhjet? Jo, do te thosha une”.

Zoti Vance ka përqasje të ashpër në lidhje me Kinën dhe Azinë Lindore, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe……i pyetur për konfliktin Izrael-Hamas tha se:

“Kamala Harris, nga njëra anë thotë se shqetësohet vërtet për viktimat në radhët e civilëve. E megjithatë, ajo refuzon t’i japë Izraelit armët që i mundësojnë të minimizojë viktimat civile”.

Në moshën 40-vjeçare, zoti Vance do të jetë nënpresidenti i tretë më i ri në historinë amerikane./VOA

Next Post
Shkatërrimi i grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali, shkon në 8 numri i të arrestuarve, dalin pamjet e operacionit

Shkatërrimi i grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali, shkon në 8 numri i të arrestuarve, dalin pamjet e operacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berishës i frynë në vesh, ka mbaru punë ai”/ Shpërthen Dash Sula: Noka dhe Vokshi janë lecka të shtrydhura

“Berishës i frynë në vesh, ka mbaru punë ai”/ Shpërthen Dash Sula: Noka dhe Vokshi janë lecka të shtrydhura

May 12, 2025
Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet deri më tani

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet deri më tani

May 12, 2025
“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

“Unë lëpirës nuk bëhem dot….”/ Dash Sula për rezultatin e zgjedhjeve: Jam i acaruar, i xhindosur, i tmerruar nga çmenduria jonë si PD

May 12, 2025
Jemi të gjithë “politikanë”…

Nuk ishte profecia, por realiteti

May 12, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“PD e kënaqur me të qenit në opozitë!”, Ben Andoni: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë

May 12, 2025
A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!

PD pranon humbjen? Zëdhënësi i Berishës: Dje nuk humbën demokratët, por Shqipëria

May 12, 2025
Berisha jep përgjigjen përfundimtare: Do iki nga politika vetëm kur t’më marrë Zoti!

“Shënoje premtimin!”/ Çfarë thoshte Berisha para votimeve: Do ia zë në grykë Ramës nëse mi vjedh zgjedhjet

May 12, 2025
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

Vijon numërimi në Tiranë, Tabaku: Projeksioni i mandateve do ndryshojë, do t’i shkojmë procesit deri në fund

May 12, 2025
“Më kthe lekët!”/ “Plasin” memet në rrjetet sociale, LaCivita dhe Berisha sherr me grushte (VIDEO)

“Më kthe lekët!”/ “Plasin” memet në rrjetet sociale, LaCivita dhe Berisha sherr me grushte (VIDEO)

May 12, 2025
Surprizon Vau i Dejës/ Forcë e parë as PD as PS, ja cila parti mblodhi më shumë vota se “të mëdhenjtë”

Surprizon Vau i Dejës/ Forcë e parë as PD as PS, ja cila parti mblodhi më shumë vota se “të mëdhenjtë”

May 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com