• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli planifikon ofensivën në Rafah, ndërkombëtarët kundër: Do ketë shumë viktima civilë

by A R
11/02/2024 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli po përballet me paralajmërime në rritje ndërkombëtare lidhur me ofensivën e tij të planifikuar në Rafah, qytet në Gazën jugore të mbushur me refugjatë palestinezë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se “mbi gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”, ndërsa ministri i jashtëm holandez Hanke Bruins Slot shtoi se mund të ketë “shumë viktima civile”.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite paralajmëroi për “pasoja shumë serioze” nëse Rafah sulmohej.

Paralajmërimet e së shtunës erdhën një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë e tij të përgatitej për të evakuuar civilët nga qyteti përpara një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës pa eliminuar Hamasin dhe duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuojnë zonat e luftimit,” tha zyra e Netanyahut.

Ndërkohë, kryeministri hodhi poshtë gjithashtu kushtet e fundit të propozuara të armëpushimit të Hamasit. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar tashmë Izraelin se një pushtim i Rafahut si pjesë e sulmit të saj në Gaza do të ishte një “katastrofë”, ndërsa BE dhe OKB shprehën shqetësimet e tyre. Grupet e ndihmës thonë se nuk është e mundur të evakuohen të gjithë nga qyteti në kufi me Egjiptin.

Izraeli nisi operacionet e tij në enklavën palestineze pasi më shumë se 1200 njerëz u vranë në Izraelin jugor më 7 tetor nga persona të armatosur të Hamasit. Më shumë se 27,900 njerëz janë vrarë deri më tani dhe të paktën 67,000 janë plagosur në Gaza, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, drejtuar nga Hamasi. Shumë banorë të Gazës kanë përfunduar në Rafah pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

/a.r

Next Post
Asambleja e PS-së, në fokus ndarja e detyrave për kryebashkiakët e rinj dhe drejtuesit e qarqeve

Asambleja e PS, Burime: Rama i prerë me “humbësit”, porositë për zgjedhjet e ardhshme

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Kryeministri ynë ,Rama,që mbron Izraeli. dhe i bën hosana ShBA për 3 ushtarët e vrarë…dhe nuk thotë asnjë fjalë për 30.000 mijë civilët e pafajshëm Palestinezë…More faqezi,që s’mblodhe asnjë ndihmë për fëmijët, gratë dhe popullin palestinez..
    More ti bythlëpirës që për Ukrainën ngrite popullin në protesta,dhe pse Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet.Mirë bëre,por jeta është e çmuar,si për ukrainasit dhe për palestinezët…Nuk kam ç’ti them të keqes që ka zaptuar Shqipërinë.Ti tradhtar,i Shqipërisë,që i fali tokat e Atdheut,sikur janë pronë e Kristaqit tënd

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë për gjithë shqiptarët/ Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa “green pass”

Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni arrijnë 3.8 milionë euro në vitin 2025

April 23, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

April 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mjeshtër të marrëveshjeve apo mjeshtër të pazareve?

April 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

April 23, 2026
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

April 23, 2026
Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

April 23, 2026
Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In