• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ivi Kaso: PD do të kërkojë hapjen e kutive të votimit edhe për kandidatët e PS

by A R
03/06/2025 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, me udhëzimin e Kryetarit Sali Berisha, do të mbështesë secilin kandidat për deputet në kërkesën për verifikim të procesit të numërimit të votave preferenciale në zgjedhjet e 11 majit.

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një intervistë për RTSH-në tha se ky proces bën transparencë për çdo kandidat të garës, të PD-së, sikundër të palës kundërshtare.

“Transparenca mbi kërkesat e kandidatëve tanë do të sjellë transparencën mbi çdo votë të numëruar për secilin kandidat që ka qenë në garë në atë njësi, zonë apo qendër votimi që kërkohet hapja e kutive”, tha Kaso.

Kjo sipërmarrje nuk pritet të ketë ndikim në ndryshim rezultati, por ndërmerret, argumenton Kaso, për të bërë autopsinë e procesit të 11 majit, që PD e cilëson farsë.

“Janë aspekte margjinale dhe teknike të cilat nuk besoj të kenë ndikuar shumë vullnetin e zgjedhësve.”, tha ai.

Partia Demokratike, tha Kaso, do të hartojë shumë shpejt raportin përfundimtar për zgjedhjet, që do t’i dorëzohet kancelarive ndërkombëtare. Pjesë integrale e raportit do të jenë edhe informacionet e kërkuara nga KQZ, veçanërisht për administrimin e votës së diasporës. Ky institucion, tha ai, ktheu përgjigje për votat e Greqisë, ku nga korrespondenca mes KQZ-së dhe DHL-së, faktohen pretendimet e Partisë Demokratike.

“Pretendimi im kryesor që fletët e votimit nuk janë shpërndarë në mënyrë të personalizuar, zgjedhësve të identifikuar nëpërmjet kartës së identitetit si edhe zgjedhësit që duhej të sillnin nënshkrimin në momentin që pajiseshin nga DHL me fletën e votimit. Ky pretendim që kemi ngritur që herët, nga materiali që na vihet në dispozicion del mëse i mbështetur”, tha Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD.

DHL, tha Kaso, pranoi se në kundërshtim me marrëveshjen, zarfe me votat e diasporës mbërrijnë në vend edhe përmes kompanive të nënkontraktuara.

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD tha se demokratët do të kërkojnë hetim administrativ edhe për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit.

Next Post
Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In