• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

by E S
19/02/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë mbrëmjen e sotme në iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, të shtruar në Tiranë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të iftarit, Kreu i Shtetit përcolli mesazhe për familjen, shoqërinë shqiptare dhe protagonistët e jetës publike, duke theksuar dimensionin shpirtëror dhe moral të Ramazanit.

Duke iu referuar mësimeve të Kuranit dhe mesazhit të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi Të), Presidenti theksoi se thelbi i agjërimit qëndron te lartësimi moral dhe devotshmëria.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu harmoninë dhe vëllazërinë fetare si një pasuri të çmuar të Shqipërisë, duke bërë thirrje që fryma e sofrës së iftarit të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet e përditshme.

Në përfundim, Presidenti i Republikës uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet, paqe dhe begati për çdo familje shqiptare.

Përshëndetja e Presidentit të Republikës,
Sh. T. Z. Bajram Begaj,
në hapjen e iftarit të parë

Me nisjen e iftarit të parë troket në vatrat tona një muaj i begatë, një muaj i begatë, i cili për çdo besimtar mysliman shënon një rrugëtim të ri shpirtëror.

Ramazani nuk është thjesht një periudhë privimi nga ushqimi dhe lëngjet. Ai është, mbi të gjitha, një shkollë e lartë e karakterit, një ushtrim i përditshëm i durimit, i vetëpërmbajtjes dhe reflektimit të thellë, është koha kur njeriu kthehet tek thelbi, tek ajo që është e rëndësishme, duke forcuar lidhjen me Krijuesin, dashurinë për familjen dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Libri i Shenjtë, Kurani, na mëson:
“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim… që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare, 2:183).

Ky ajet e vendos agjërimin në dimensionin e tij të vërtetë: si një mjet për të lartësuar moralin.
Në një kohë kur bota dhe shoqëria jonë shpesh sfidohen nga tensionet, nga polarizimi dhe nga nxitimi i vrullshëm, Ramazani vjen si një ftesë e vyer për të ulur tonet, për të dëgjuar ndërgjegjen tonë dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Siç na udhëzon Profeti Muhamed, (Paqja e Allahut qoftë mbi Të), “Kush nuk heq dorë nga fjala e rreme dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe lëngjet”.

Ky mesazh është sot më aktual se kurrë. Agjërimi pa ndershmëri, pa drejtësi dhe pa vetëpërmbajtje në fjalë e në vepër do të mbetej thjesht një ritual, një formë, por pa përmbajtje.
Shqipëria jonë ka nevojë për këtë përmbajtje, për më shumë solidaritet njerëzor, për më shumë integritet dhe për më shumë kujdes më të sinqertë ndaj tjetrit.

Iftari është momenti i madh i bashkimit.
Rreth sofrës, ashtu siç jemi mbledhur sonte, fshihen dallimet dhe forcohen lidhjet mes familjarëve, fqinjëve dhe miqve. Kjo sofër na kujton se asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet i vetmuar, sidomos ata që përballen me vështirësi ekonomike, pasiguri sociale apo pamundësi shëndetësore.

Sakrifica personale e agjëruesit merr kuptimin e plotë vetëm kur shndërrohet në dorë të shtrirë për ata që kanë më pak.

Vendi ynë është bekuar me vlerën e çmuar të vëllazërisë fetare, një trashëgimi që ne duhet ta mbrojmë me xhelozi.

Në këtë muaj të shenjtë, le të punojmë që kjo harmoni të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet tona të përditshme.

Ju uroj nga zemra një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet e begati për çdo besimtar e çdo familje shqiptare!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Next Post
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In