• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm / Si doli Billa nga qelia? ILD: Pas lajmeve, kemi nisur verifikimet…

by A R
12/06/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar zyrtarisht sot, pas ekzekutimit te mbremshem te 40-vjeçarit, Hekuran Billa, ndaj te cilit gjykata kishte vendosur denimin me burgim te perjetshem.

Ai ishte akuzuar per Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet burgim.

ILD sqaron sot se ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

“Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”-ben me dije ILD.

Vrasja ne Angli/ Krimi në një klub nate, bashkautori ndodhet ende në burg

Hekuran Billa, personi që u vra mbrëmë në Tiranë, akuzohet se më 14 tetor të vitit 2006 ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, nga Shkodra. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe, ndërsa pas dënimit nga autoritetet britanike, Billa u soll në Burgun e Fushë-Krujës për të kryer dënimin.

Billa u shpall fajtor për vrasjen e shqiptarit Prel Marku, gjatë një sulmi me armë në një klub nate. Ai u shpall fajtor për “Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet burgim.

Gjithashtu, pjesë e vrasjes së Markut ishte edhe Kujtim Spahiu, i cili u burgos me 33 vite burg. Pronari i klubit, Musa Rrahmani, u plagos pasi doli nga një dritare e katit të dytë. Billa iku në Danimarkë, por Policia e gjeti, ndërsa autoritetet britanike e kanë dënuar për vrasje, dy përpjekje për vrasje dhe plagosje.

Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat. Mosmarrëveshjet kishin shpërthyer për kontrollin e shitjes së drogës në Connaught. Grindja u përhap me javë të tëra me kërcënime verbale dhe tensione të përshkallëzimit. “Mosmarrëveshja u përqendrua në atë se kush e kishte kontrollin e territorial në sheshin ‘Connaught’ dhe grindja u përhap me javë të tëra me kërcënime verbale dhe tensione të përshkallëzuara. Kujtim Spahiu, 33 vjeç, u burgos për 33 vjet burg.

Dy të dyshuar të tjerë, Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinën e arratisjes jashtë klubit, u ‘pastruan’ nga çdo përfshirje në vrasje. Juristët e tronditur u treguan fotografi të tapetit të gjakut, tryezave të përmbysura, ku anëtarët e klubit i kishin mbuluar dhe dritaret e shkatërruara, përmes të cilave të tjerët u hodhën për të shpëtuar jetën e tyre kur Billa nisi sulmin”, shkruanin mediat britanike.

Next Post
Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, automjeti përplas për vdekje motoristin

Makina përplaset me motorin, plagoset një person në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com