• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish- ushtarakët/ Kriteret që duhen plotësuar për përfitimin e pensionit suplementar

by Java News
01/12/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç pensionit të pleqërisë, ish-ushtarakët e dalë në rezervë kanë të drejtë të përfitojnë edhe pension suplementar për vitet që kanë shërbyer në Ushtri. Eksperti për pensionet, Fadil Kepi, sqaron formulën që aplikohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për llogaritjen e përfitimit, për këtë kategori.

Eksperti për pensionet, Fadil Kepi Fadil Kepi
Eksperti për pensionet, Fadil Kepi Fadil Kepi

“Ushtarakët e dalë në lirim para kohë përfitojnë dy pensione njëkohësisht, së pari pensionin e pleqërisë, së dyti për çdo vit pune në Ushtri përfitohet pension suplementar, i cili llogaritet sipas nenit 16 të ligjit 10142, datë 15.05.2009, me një 1% të pagës mesatare referuese për çdo vit shërbimi si ushtarak. P.sh., dikush që ka shërbyer 12 vite (12 X 1%), pra do të përfitojë 12% të pagës referuese, por jo më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë”.

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët përmes valëve të “Radio Tiranës”, Kepi ka sqaruar edhe skemën e Qeverisë për të trajtuar me pension social të gjithë ata të moshuar që janë mbi 70 vjeç dhe që nuk kanë paguar asnjë vit kontribute shoqërore. Pas reformimit të skemës së pensioneve, prej datës 1 janar 2015 kjo kategori trajtohet me pension social në masën 6750 lekë në muaj. Duke iu përgjigjur interesit të telefonueseve, Kepi është ndalur edhe te vendimi i fundit i Qeverisë për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve të lidhura në periudhën nga viti 1993 deri në 1996. Sipas tij, janë rreth 19 655 pensionistë që përfitojnë nga shtesa e miratuar.

PENSIONI I PLOTË PËR ISH-USHTARAKËT

Për të marrë pension të plotë, deri në fund të këtij viti duhet të keni 35 vite e 8 muaj punë. Sqaroj që për burrat deri në vitin 2032, mosha e pensionit 65 vjeç nuk u ndryshon. Por vitet e punës çdo vit rriten me 4 muaj. P.sh., në rast se një person del në pension këtë vit, do t’i kërkohen 35 vite e 8 muaj punë të siguruar në vendin tonë. Në rast se një tjetër e plotëson vitin që vjen moshën e daljes në pension, do t’i kërkohen 36 vite kontribute.

Ushtarakët e dalë në lirim para kohe përfitojnë dy pensione njëkohë- sisht, së pari pensionin e pleqërisë, së dyti për çdo vit pune në ushtri përfitohet pension suplementar, i cili llogaritet sipas nenit 16 të ligjit 10142, datë 15.05.2009, me një 1% të pagës mesatare referuese për çdo vit shërbimi si ushtarak. P.sh., dikush që ka shërbyer për 12 vite (12 X 1%), pra do të përfitojë 12% të pagës, por jo më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë.

E sqaroj edhe një herë se të gjithë ushtarakët që plotësojnë moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vite pune si ushtarakë, kur u shkurtohet vendi i punës ose dalin në rezervë, marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Fillimisht marrin dy rroga shpërblim dhe për 22 muaj përfitojnë gjysmën e rrogës. Pas kësaj, u lidhet pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Ndërkohë kur plotësohet mosha e daljes në pension, përfitohet pension pleqërie dhe pension suplementar për vitet e shërbimit në Ushtri.

PËRFITIMET PËR INVALIDËT

Të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune nuk mund të përfitojnë ndihmë ekonomike. Të gjithë atyre që janë në invaliditet të plotë kjo periudhë u quhet vjetërsi pune për efekt të llogaritjes së pensionit. Në rast se përfitoni pension invaliditeti të pjesshëm, ju keni të drejtë të punoni 6 orë në ditë për të cilat do të paguheni, ndërsa për 2 orë merrni pension invaliditeti dhe në njësinë administrative do të përfitoni edhe 2200 lekë të rinj në muaj plus, si edhe barnat mjekësore të rimbursueshme.

PENSIONI SOCIAL

Për herë të parë në vendin tonë, sipas ligjit të ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari 2015, të gjithë shtetasit shqiptarë që plotësojnë moshën 70 vjeç dhe nuk kanë paguar kontribute marrin pension social. Ky pension social është në vlerën 6750 lekë. Nga data 1 gusht, pas indeksimit të pensioneve, ka shkuar 6858 lekë. Sipas ISSHsë, janë rreth 1300 veta që trajtohen aktualisht me pension social.

PENSIONI I PATËRHEQUR

Pensioni i patërhequr i takon personit deri ditën që ka ndërruar jetë. Pas vdekjes, askush nuk ka të drejtë ta tërheqë pensionin. Është kompetencë e organeve të drejtësisë ndarja, sipas rregullave ligjore që i përkasin trashëgimtarëve dhe duke paraqitur pranë Sigurimeve Shoqërore aktin noterial. Me përjashtim të rasteve kur është lënë testament nga personi, i cili ka ndërruar jetë.

KONTRIBUTET VULLNETARE

Legjislacioni shqiptar i sigurimeve shoqërore i merr në mbrojtje të gjithë shqiptarët dhe kushti i sanksionuar është që për të marrë pension aktualisht, gratë deri në fund të këtij viti të kenë plotësuar moshën 60 vjeçe plus 4 muaj, ndërsa burrat 65 vjeç. Për të dyja gjinitë, për të marrë pension duhet të kenë të paktën 15 vite pune të siguruara, ku për meshkujt përfshihet edhe periudha që kanë kryer shërbimin e detyruar ushtarak, ndërsa për femrat shkolla e lartë ditën.

Periudhë pune quhet edhe koha kur kanë marrë leje të zakonshme etj. Nëse nuk plotësohen 15 vite pune, nuk përfitohet pension. Ligji i sigurimeve vullnetare në vendin tonë ka filluar për herë të parë nga 1 tetori 1993. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore 7703, personat që nuk i kanë vitet e punës, minimumin e domosdoshëm mund ta paguajnë vullnetarisht.

SHTESA E PENSIONEVE PËR MINATORËT

Ka një vendim qeverie me numër 409, datë 1 qershor 2016, për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve për periudhën ‘93-‘96. Në pikën 3 të vendimit thuhet shprehimisht: Minatorët e nëntokës, të cilët kanë dalë në pension me 60% të pagës, nga 1 janari i 1995 deri më 31 dhjetor të vitit 1996 përfitojnë nga ngushtimi i diferencave. Në total përfitojnë vetëm 19 655 pensionistë, nga 640 000 pensionistë që ka vendi ynë.

LLOGARITJA E PENSIONEVE ME SKEMËN E MËPARSHME

Më parë pensioni llogaritej sipas nenit 32 të ligjit të sigurimeve shoqërore me 75 % të pagës mesatare neto në 10 vitet e fundit të punës. Për të marrë pension të plotë duheshin 35 vite pune. Për çdo vit më pak sesa pragu i vendosur, pensioni ulet me 2.8%. Referuar nenit 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore, në çdo kohë pensionistët kanë të drejtë të kërkojnë sqarime nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore./panorama/a.k

Next Post
Elbasan, Klosi: 600 mijë euro investime për arsimin profesional

Klosi: Të heqim inspektorin "xhandar" nga dera e biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

‘Shpërthen’ Frrok Çupi: Lëvizja e ‘Neomalësores’, tradhti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar

June 20, 2026
Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

June 20, 2026
Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

June 20, 2026
Gjendet i pajetë 42-vjeçari në portin e Durrësit, dyshimet e para

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore

June 20, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

June 20, 2026
61-vjeçari ndalohet në Kapshticë me “Toyota-n” e vjedhur në Bjellorusi

Fluks i lartë në Kapshticë, mbi 21 mijë qytetarë kaluan në pesë ditët e fundit

June 20, 2026
Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In