Ish- ministri i LSI Ylli Manjani, i njohur gjerësisht si ministri antivetting, nëpërmjet një statusi në mediat socialke u ka bërë thirrje të gjithë të rinjëve që të bojkotojnë Ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili, sipas tij, u mëson të rinjve “vetëm pislliqe”. Manjani, i njohur si një nga njerzit më të afërt dhe më besnik të ish kryetarit të LSI Ilir Meta, sot President dhe e kryetares aktuale Monika Kryemadhi, prej kohësh është në vijën e parë të sulmeve nda politikës zyrtare amerikane, e cila shembi murin e korrupsionit dhe të kriminalizimit në drejtësi që ishte ngritur edhe me ndihmën e pakursyer të LSI.
Thirrjet anti-amerikane të Manjanit vijnë në momentin kur dara në sistemin e drejtësisë sa vjen e shtrëngohet dhe kur nesër pritet që KPK-ja të shpallë vendimin e parë për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe kur një ish-drejtor i Përgjithshëm i LSI-së në sektorin e infrastrukturës ndodhet në burg dhe po hetohet për shpërdorim detyre.
Nga ana tjetër, LSI ndodhet në një pozitë shumë të vështirë dhe nga braktisjet masive që po i bëhen kësaj force politike nga këshilltarët dhe anëtarësia e saj. Këto apele të të ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e LSI Manjani nuk e ndihmojnë fare situatën në të cilën ndodhet LSI, madje e përkeqësojnë. Reagimet e ashpra të Manjanit dhe LSI ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, përkrahëses dhe kontribueses kryesore të reformës në drejtësi në vendin tonë, janë tashmë shumë të kuptueshme.
Sipas ish-ministrit që i është rikthyer detyrës së avokatit, të rinjtë bëjnë më mirë të qëndrojnë në kafe se sa të dëgjojnë Lu.
Ja çfarë shkruan Manjani në Facebook:
Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!
Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u pëçua dje.
Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!
Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!
Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!
Më mirë të rrinë në kafene!
ma.me/javanews.al











Ku nje hajdut ordiner i lidhur me bandat e krimit dhe me hajduteri ederi tek nxjerrje nga burgu te krimineleve kundrejt pagesave te majve u kerkoka te rinjeve te mos degjojne Ameriken por te degjojne pordhet e keti ish ministri debil dhe te degjojjne kryehakduret Meta -Kryemadhi.
Turp te nete ky palaco!
Ku nje hajdut ordiner i lidhur me bandat e krimit dhe me hajduteri e.deri tek nxjerrje nga burgu te krimineleve kundrejt pagesave te majme u kerkoka te rinjeve te mos degjojne Ameriken por te degjojne pordhet e ketji ish ministri debil dhe te degjojjne kryehajdutet Meta -Kryemadhi.
Turp te kete ky palaco ish minister, ky Yll.i dhjere e i djegur !