• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i klandestinëve drejt SHBA, kush ishin 5 kokat e grupit që siguronin pasaportat

by Java News
22/03/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera zbardhen nga skema e pesë grupeve të trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilët kundrejt pagesave ndihmonin shtetas të ndryshëm që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë.

39 të arrestuarit ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku. Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare.

Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritetet. Sipas burimeve, shumat që paguanin emigrantët për kalimin e kufijve silleshin nga 7 mijë dollarë deri në 12 mijë dollarë, në varësi të shtetit ku kërkonin të shkonin. Fillimisht, të akuzuarit siguronin pasaporta të huaja, të cilat falsifikoheshin përmes një punishteje të jashtëligjshme që ndodhej te zona e “Kodrës së Diellit”.

Më pas, këto pasaporta u jepeshin të interesuarve, të cilët pasi merrnin edhe biletat e udhëtimit në agjencitë përkatëse dhe pasi kryenin pagesat, niseshin për në destinacion. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final. Hyrje-daljet e shpeshta të tyre të pasqyruara në sistemin TIMS i kanë nxjerrë zbuluar.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunonin edhe me shtetas të huaj, kryesisht bullgarë, të cilët prisnin dhe sistemonin emigrantët në vendet transite. Hetimet për këto grupe vazhdojnë ende, pasi dyshohet se pjesëtarët janë edhe më shumë.

ITINERARET

Tre linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHBA. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA.

Linja e tretë që përdorej nga trafikantët ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë. Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë përdoreshin këto linja: Nisja bëhej nga Shqipëria drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshin dy linja, e para direkte drejt Kanadsë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada.

Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada. Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Domenikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe. /panorama

ma.me

Next Post
Ndodh edhe kështu, lojtari i Hamburgut e refuzon Bayernin

Ndodh edhe kështu, lojtari i Hamburgut e refuzon Bayernin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In