• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri Berishës: Koalicioni me LSI nuk garanton fitore, Basha e bëri PS të pathyeshme, PD rrezikon të humbasë rolin e saj

by Java News
29/07/2019 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Arsimit në qeverinë e Sali Berishës, Myqyrem Tafaj, ka bërë një analizë për rrezikun e zhdukjes së PD-së dhe së djathtës, e cila, sipas tij, është e përçarë.

Ai e nis analizën e tij me gabimin e dorëzimit të të gjitha pushteteve të PS-së, pasi tani që ajo ka edhe Bashkitë, sipas tij, do të shtojë radhët e votuesve me punonjësit dhe familjarët e Bashkive që ia mori PD-së.

“Ndikim tjetër të fortë ka “ushtria” e të punësuarve në pushtetin vendor, i cili është shumë më i madh se sa ndikimi i administratës qendrore, për shkak se ajo ka lidhje të përditshme dhe direkte me qytetarin.

Janë rreth 34 mijë të punësuar në bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre. Kjo do të thotë që përveç votave të familjes, ata po të grumbullojnë edhe 15-20 vota të tjera nga të afërmit apo komshinjtë, me këtë shtrirje të tanishme të pushtetit në të gjitha bashkitë, PS grumbullon lehtësisht 700 -750 mijë vota.

Të punësuarit e bashkive e kanë çështje ekzistenciale mbledhjen e votave sepse luajnë me vendin e punës, pra me bukën e gojës të fëmijëve të tyre!

Prandaj PS hyn në çdo fushatë tani me një ushtri prej 34 mijë vetash të punësuar, ndërkohë që opozita nuk ka asnjë të punësuar në pushtetin vendor.

Kësaj “ushtrie” të pushtetit vendor i shtohen edhe rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik qendror.

Sikur gjysma e të punësuarve të angazhohen në mbledhjen e votave për PS, “ushtria” e fushatës së PS rritet në rreth 80 mijë veta”, shkruan ai.

“Vetëm argumentet kryesorë që u përmendën më sipër, tregojnë qartë rolin deciziv të pushtetit vendor në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë, edhe pse kjo dukuri nuk haset në demokracitë e konsoliduara.

Por ne qajmë hallin tonë dhe jo të Danimarkës apo Finlandës. Pra, tolerimi i këtij pushteti të PS në gjithë bashkitë për 4 vite do të ishte vrasës për të djathtën, sepse do të devijonte dukshëm votat e zgjedhësve në kushte të zgjedhjeve të lira.

Nëse do të konsiderojmë edhe mjetet e tjera të detyrimit të votuesve nga ana e pushtetit lokal, të cilat nuk mund të injorohen edhe për shumë vite në vendin tonë, atëherë ndikimi i pushtetit vendor në  rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të pushtetit qendror, potencohet akoma më shumë. Që këtu kuptohet që rezultatet e zgjedhjeve vendore janë prelud i atyre parlamentare”, vijon ai.

Tafaj në fund thotë se PD mund ta mundë PS-në vetëm me zgjedhje, por kjo sipas tij, nuk është e sigurtë, edhe nëse ka në koalicion LSI-në.

Sipas tij, duhet një koalicion i gjerë brenda së djathtës, ndryshe kjo e fundit rrezikon të defaktorizohet.

“Përballja e opozitës përfshin vizionin, programin, stafet, alternativën qeverisëse, por, në fund të fundit, beteja vendoset me numrin e votave të fituara. Pra, PS duhet mundur me votë, por sigurisht në zgjedhje të lira. Unë nuk u besoj teorive konspirative të kafeneve se “do ta largojnë ndërkombëtarët këtë mazhorancë” apo do të largohet vetëm me protesta. Edhe teoria e “frymës së fitores që do të shpërthejë në gjithë vendin” nuk duket aq shumë në horizont, sepse, politika harron se shqiptarët nuk janë ata me frymën e dhjetorit 1990 apo 1991-1992 që përmbysi diktaturën.

Aktualisht përballë mazhorancës janë vetëm PD me disa aleatë të saj të djathte, dhe LSI si një forcë e Qendrës së majtë. Ky koalicion në të gjitha rastet duhet të ketë parësor polin e djathtë, ndërsa partneriteti me LSI është i domosdoshëm dhe duhet të jetë jo vetëm për numra, por edhe program të integrueshëm me atë të së Djathtës.Anketimet para votimeve të pushtetit vendor rezultonin mjaft pozitive për opozitën, por ato nuk u provuan për shkak të votimit monist.

Çështja shtrohet a mund t’i ketë ky koalicion më shumë vota se sa PS me aleatët e saj? Dhe akoma më thjesht pyetja shtrohet: a mund të jetë poli i djathtë më i fuqishëm edhe në numra krahasuar me PS?

Duke marrë parasysh dy faktorët e shtjelluar më sipër, i gjithë pushteti vendor në duart e PS, me një megaushtri fushate të punësuarish, si dhe largimin masiv, ose dëbimi masiv, sidomos i të djathtëve nga vendi, unë mendoj se opozita dhe veçanërisht PD me aleatët e saj, duhet të bëjë një analizë reale strategjike se si do të përballet me PS, në mënyrë që E Djathta të jetë vërtet një Alternativë qeverisëse edhe në planin numerik!

Që këtu rrjedh edhe një pyetje tjetër: a është e mundur një Alternativë qeverisëse e Djathtë në kushtet e një segmentimi kaq të madh të spektrit të së Djathtës dhe së Djathtës së qendrës? Kjo analizë duhet të jetë një analizë racionale dhe jo emocionale. Siç e shoh unë, e Djathta mund të jetë Alternativë qeverisëse vetëm nëse ajo organizohet sipas një strategjie të re bashkimi ose, së paku, bashkëpunimi a partneriteti politik substancial.

Ndryshe E Djathta rrezikon të humbasë rolin e saj si alternativë qeverisëse dhe pastaj edhe koalicioni me LSI vështirë se e ndihmon për të fituar zgjedhjet parlamentare  Dhe kjo do të thotë që shqiptarët do të kenë shumë parti të djathta apo të djathta të qendrës, aparatçi në selitë e partive, ndoshta edhe politikanë edhe në Kuvend, sigurisht edhe një alternativë opozitare, por do të humbasin të Djathtën si Alternativë Qeverisëse.

Dihet që politika nuk është matematikë numrash, por pa numrat nuk bëhesh dot forcë apo grupin politik qeverisës! Rezultati i zgjedhjeve nuk është një shumë e thjeshtë faktoriale e votuesve të partive të një grupimi, por, më së pari, fryma që krijon një grupim te qytetarët. Nëse qytetarët e djathtë shohin jo një spektër të djathtë të copëtuar dhe në luftë me njëri-tjetrin, por një grupim të djathtë me një program që pasqyron kërkesat dhe parashikon zgjidhje për problemet e tyre, atëherë edhe ata që nuk kanë marrë pjesë më parë në votime apo kanë qenë të lëkundur do të krijojnë më shumë besim, i cili do të prodhojë frymë fitore të së Djathtës.

Një E Djathtë e bashkuar do të mobilizonte edhe shtresën Gri me bindje të djathtë, e cila përbën ndoshta pjesën dërmuese të të gjithë shtresësGri, e cila po rritet nga zgjedhje në zgjedhje. Sigurisht pritshmëritë e kësaj shtrese janë të mëdha dhe kërkojnë vizion dhe program realist afatgjatë modernizues për vendin.

Unë mendoj se politikanët e spektrit të Djathtë duhet të kuptojnë rrezikun e asgjësimit të së Djathtës si alternativë qeverisëse dhe të ngrihen mbi interesat e ngushtë, të ngjiten në lartësinë e interesave të të djathtëve të thjeshtë të Shqipërisë, që presin të kenë rolin e tyre në qeverisjen e vendit dhe të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Sigurisht, roli dhe përgjegjësia kryesore i takon PD, që duhet të ketë, edhe më tutje, lidershipin e së Djathtës si alternativë qeverisëse”, shkruan Tafaj në analizën e tij. /TemA

Next Post
Teatri i ri/ Veliaj: Çdo projekti do t’i shkojmë deri në fund, ata që s’erdhën në betejë, s’kanë të drejtë të flasin

Teatri i ri/ Veliaj: Çdo projekti do t’i shkojmë deri në fund, ata që s’erdhën në betejë, s’kanë të drejtë të flasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In