• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i ri/ Veliaj: Çdo projekti do t’i shkojmë deri në fund, ata që s’erdhën në betejë, s’kanë të drejtë të flasin

by Java News
29/07/2019 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka konfirmuar edhe njëherë vendimin për t’i dhënë qytetarëve të Tiranës një teatër të ri kombëtar. Nga konferenca ku u prezantuan punimet e disa studenteve të Harvardit me fokus shtimin e hapësirave për fëmijët,

Veliaj theksoi se qyteti nuk mund të mbetet pas i nostalgjive të dikurshme.

“Unë besoj se e ardhmja iu përket njerëzve me vizion, që arrijnë ta shohin këtë qytet dhe këtë vend pas 10, 20 dhe 30 vitesh, jo ata që u ka ngelur koka pas. Mund të ketë akoma njerëz që kanë nostalgji për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin në teatër. Nostalgjitë do t’i respektojmë, do të gjejmë një mënyrë për t’i akomoduar edhe tek Teatri, si te stadiumi i ri, fasada e të cilit është përqafuar nw projektin e ri. Por me gjithë respektin për nostalgjinë, me gjithë durimin për nostalgjinë dhe tolerancën ndaj gjithollogëve, Tirana nuk ndalet dhe jam i vendosur që çdo projekt që do miratojmë sot e në vijim t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi ai.

Veliaj theksoi se më 22 korrik është hapur thirrja për ofertat që do të paraqiten për Teatrin e ri modern, ndërsa i cilësoi akuzat e deritanishme si “beteja imagjinare”.

“Teksa jam duke ndjekur çështjen e Teatrit, prapë është një ilustrim ideal i histerisë kolektive. Shkon drejtori me një dum-dum të marrw dy-tre dosje, arkivën, financën, duke qenë se ka dy vjet që janë zhvendosur te Art’Turbina, dhe krejt papritur plas histeria se do të prishet Teatri. Ndërkohë, jemi ende muaj larg; në datën 22 korrik kemi hapur thirrjen për të gjitha ofertat se kush mund ta bëjë këtë Teatër modern. Ka dy muaj kohë thirrja. Këta i kanë betejat të gjitha imagjinare, vetë i sajojnë, vetë i luftojnë dhe vetë i fitojnë betejat. Është e gjitha vetëm te koka e tyre, sepse në realitetin jashtë këtij ‘akuariumi’, jeta vazhdon normalisht. Ndaj, dua t’ju sfidoj që të përgatiteni që shumë prej vendimeve që ju mund t’ju duken totalisht të pafajshme, të thjeshta, mund të përballen me një histeri të jashtëzakonshme”, tha ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se përgjigja për teatrin u dha më 30 qershor përmes referendumit.

“Vendet demokratike funksionojnë me zgjedhje. Ti nuk mund të jesh edhe aktor të thuash të ruajmë tallashin, edhe aktivist politik të thuash edhe unë do bllokoj zgjedhjet, edhe militant i rrugës të thuash Rama ik dhe pastaj nuk vjen në asnjë garë. Unë aty isha në 30 qershor, ata që më thanë do e shohësh nuk erdhën. Ata që të thonë do e shohësh, ke për ta parë ti, ta tregoj unë ty, dhe nuk vijnë në betejë, u ikën e drejta të flasin për të ardhmen e qytetit. I dëgjoj këta që flasin si ekspertë për teatrin kur thonë: “Unë vërtet jam themelues i kësaj partie, por kjo s’është fare politike”. Nëse nuk është politike çfarë është?”, nënvizoi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
“Furtunë” në administratë, pranga dhe hetim 30 zyrtarëve

“Furtunë” në administratë, pranga dhe hetim 30 zyrtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

May 27, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni ‘godet’ Brukselin: Mjaft me burokraci, duam zhvillim!

May 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

May 27, 2026
Mashtronte qytetarët me SMS, Prokuroria e Sarandës kërkon arrest me burg për francezin

Mashtronte qytetarët me SMS, Prokuroria e Sarandës kërkon arrest me burg për francezin

May 27, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Sekretarja e PPE në selinë blu, takon Berishën pas rikonfirmimit në krye të PD

May 27, 2026
Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në Greqi vjen me partinë e re “ELAS”

Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në Greqi vjen me partinë e re “ELAS”

May 27, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

As “biletë hyrjeje”, as “përgëzime” – Kontrata e re e Evropës me Shqipërinë

May 27, 2026
U goditën në makinën e tyre, Hita viziton policët te Trauma: Sakrifica e çdo punonjësi vlerësohet maksimalisht

U goditën në makinën e tyre, Hita viziton policët te Trauma: Sakrifica e çdo punonjësi vlerësohet maksimalisht

May 27, 2026
Falsifikuan vendime gjyqësore shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim avokaten dhe përkthyesen

Falsifikuan vendime gjyqësore shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim avokaten dhe përkthyesen

May 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 28 Maj 2026

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In