• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

by E S
03/02/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa politika shqiptare bën ping pong me reformën territoriale, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu nënvizon se kjo reformë duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo llogarive politike të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë një interviste në emisionin Studio Live në Report TV, Shehi solli në vëmendje dështimin e reformës së vitit 2015 dhe apeloi kundër përdorimit politik të saj.

“U pretendua se do kurseheshin 80 milionë, por shpenzimet u shtuan në 140 milionë më tepër. U pretendua se do ulej numri i administratës dhe ajo do të bëhej më efiçente. Kjo reformë është përdorur edhe politikisht nga ana elektorale. Nga kjo pikëpamje duhet bërë një ndarje e re territoriale. Kjo nuk bëhet siç e mendojnë disa duke i dhënë një shans më të madh opozitës. Kjo bëhet për tu shërbyer qytetarëve, nuk ka rëndësi kush do të fitojë” tha Shehi.

Kreu i LZHK-së tha se struktura aktuale me 12 prefektura nuk i përshtatet më një vendi me rreth 2 milionë banorë dhe kërkon uljen e tyre, rritjen e rolit të bashkive dhe një pushtet vendor realisht të pavarur, me autonomi ligjore, kompetenca të plota dhe burime financiare të veta. Ai gjithashtu paralajmëroi se bojkoti i reformës territoriale nga PD do të ishte një përsëritje e gabimeve të 2015-s dhe 2019-s, duke argumentuar se largimi nga procesi vetëm sa i jep dorë të lirë mazhorancës.

“Kështu do të vazhdojë kjo punë? Sa herë do bëhet një reformë afatgjatë, ata do të ikin për arsye dhe konjuktura momentale? Kush i pengon të jenë edhe në komision, por edhe të dalin në protestë. Përse sa herë që duhet tensionuar situata përdoret parlamenti? Po ti ofro një herë alternativën apo idenë tënde! Mbro interesin e qytetarëve se në fund të fundit, në këto 15 vjet a humbi gjë Rama se u tërhoq opozita nga reforma? Ai e bëri reformën siç pati qejf. E dyta, humbi gjë pse doli opozita nga zgjedhjet? Rama i fitoi zgjedhjet me ato votat e kryetarëve të bashkisë. Kush e bën këtë gabim nuk ka dëshirë për të ardhur opozita në pushtet. Sic duket kjo lloj simbioze pozitë-opozitë u pëlqeka të dy palëve. Kush po i pengon të rrinë dhe në komision dhe të dalin në protesta në bulevard? Unë uroj të prevalojë llogjika dhe arsyeja politike” tha Shehu.

Shehu thotë se protestat e opozitës janë të drejta, por nuk mjaftojnë për të ndryshuar situatën, dhe theksoi se bashkimi rreth Sali Berishës nuk është më zgjidhje për ta nxjerrë opozitën nga ngërçi.

“Unë nuk mendoj që situata zgjidhet me protesta, ndryshe do të ishte shumë e bukur. Protesta kemi bërë në 2019 dhe në 2021 kur u braktis parlamenti, edhe ky një gabim fatal, pra kemi bërë protesta shumë më të mëdha se këto dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk shoh asnjë shpresë, ndonëse është e drejtë të protestohet. Ka tentativa për bashkim mirëpo ajo që na afrohet është që të bashkohemi përqark Berishës. Kjo punë nuk vlen më. Unë besoj që personazhi nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën. Duhet gjetur një formulë tjetër, një rrugë tjetër, një trajektore tjetër politike” tha Shehi.

Gjatë intervistës, Shehi komentoi edhe lëvizjen e Ervin Salianjit si një iniciativë pozitive që sfidon absolutizmin brenda PD-së.

“Ai që mbron idetë e veta, merr iniciativë, kthen dorën ndaj absolutizmit të PD ku dëgjohet vetëm një njeri, e quaj pozitive. Unë çmoj që ka të rinj, njerëz me kurajo. Salianji ishte hero deri dje, ndërsa sot e akuzojnë për lloj lloj gjërash dhe i thonë edhe i vetëpërjashtuar nga PD. Sot po bën diçka që i vlen demokracisë së brendshme në PD dhe demokracisë në përgjithësi”, përfundoi Shehi.

Next Post
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

May 12, 2026
Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

May 12, 2026
Hantavirusi sfidon shkencën, a mund të krijohet vaksina në vetëm 100 ditë?

Hantavirusi sfidon shkencën, a mund të krijohet vaksina në vetëm 100 ditë?

May 12, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

Paraburgimi, jo më masë e parë/ Sondazhi: 82% janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë

May 12, 2026
“Nuk mjafton vetëm…”, BE mesazh të prerë Ballkanit Perëndimor

“Nuk mjafton vetëm…”, BE mesazh të prerë Ballkanit Perëndimor

May 12, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

May 12, 2026
“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk dua ta gjykoj, ishte zgjedhje personale

“Robert Ndrenikën e kemi pasur deputet në PD”, Shehi: Nuk dua ta gjykoj, ishte zgjedhje personale

May 12, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, po përgatit planin e ri

May 12, 2026
Mblidhet sot kabineti, Starmer nën presion për dorëheqje, përballet me ministrat

Mblidhet sot kabineti, Starmer nën presion për dorëheqje, përballet me ministrat

May 12, 2026
“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In