• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ish-kryebashkiaku mashtrues kërkon azil politik, u shiti dhjetëra kilometra plazhe publike biznesmenëve

by Java News
04/01/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët e Rumanisë pritet të nisin procedurën e ekstradimit për një ish-kryebashkiak të dënuar për korrupsion, i cili shmangu paraqitjen në polici më 30 dhjetor dhe iku në Madagaskar.

Radu Mazare, ish-kryebashkiak i portit të Kostancës në Detin e Zi, u dënua me kusht më mes të vitit të kaluar pasi shiti dhjetëra kilometra plazhe publike te biznesmenë të ndryshëm. Ky u konsiderua si gjykimi më i gjatë kundër korrupsionit në Rumani, pasi procesi vijoi për nëntë vjet.

Sipas prokurorëve, dëmet e veprës së tij ishin 114 milionë euro. Edhe 36 njerëz të tjerë, biznesmenë dhe ish-zyrtarë publikë u dënuan në të njëjtin rast. Mazare e apeloi dënimin dhe u vendos nën mbikëqyrje gjyqësore në pritje të apelit; një herë në javë ai detyrohej të paraqitej te oficeri i dënimit me kusht.

Gjithsesi, më 30 dhjetor, ai e humbi këtë takim. Kur policia telefonoi, ai zbuloi se gjendej në Madagaskar, ku kishte në plan të aplikonte për azil politik.

Prokurorët antikorrupsion dorëzuan një kërkesë për arrestimin e Mazare.

Avokati i tij, Tiberiu Barbacioru tha të dielën se prania e Mazare nuk ishte e nevojshme për apelimin, kështu që ai beson se gjykata do ta hedhë poshtë kërkesën e prokurorëve.

“Mazare është hetuar, ai ishte i pranishëm gjatë gjykimit, dorëzoi të gjitha provat dhe shumica e provave u pranua. Prania e tij si person nuk mund të ndihmojë në kurrfarëlloj mënyre përshpejtimin e gjykimit,” tha avokati.

Mazare tha në një letër të hapur të dërguar te gazetari rumun Victor Ciutacu, një mik, se ai ndjehej viktimë e interesave politike.

“Mënyra se si shteti rumun… po heton në mënyrë abuzive ndaj meje provon se unë jam ende një shënjestër politike e ‘shtetit paralel,’” tha Mazare në email.

Mazare është një nga politikanët më të pasur në Rumani, me pasuri të vlerësuar në 8 miliardë euro. Ai ka nën pronësi një resort sërfi në Madagaskar, ku ai ka bërë pazar me një fis vendës që i dha atij tokë për 99 vjet me një çmim prej 1 euroje për metër katror, sipas deklarimit të tij publik të pasurisë.

Një ish-gazetar që themeloi shumë publikime rajonale, Mazare u zgjodh fillimisht kryebashkiak i Kostancës në vitin 2000 si i pavarur, por u bashkua më vonë me Partinë Social Demokrate, PSD, më 2003 dhe u rizgjodh me shumicë komode më 2004, 2008 dhe 2012.

Ai dha dorëheqjen më 2015 pas akuzave për korrupsion, duke thënë se ishte nën stres të padurueshëm për shkak të “hetimeve të motivuara politikisht”.

Ai mori nofkën “baron lokal”, një nofkë që media e përdor për shumë anëtarë të pasur të PSD-së, të cilët kontrolluan administratën publike në rajone të ndryshme të Rumanisë.

Asetet e tij u ngrinë më 2014 gjatë një hetimi antikorrupsion. Më 2015, ai u akuzua gjithashtu për nënraportimin e çmimit të shitjes për kazinonë e Kostancës, dizenjuar si një monument historik.

Mazare njihet gjithashtu për veshjet e tij të çuditshme dhe për gafat. Më 2009 ai u shfaq në faqet e para pasi shkoi në një spektakël mode i veshur me një uniformë të Vermahtit bashkë me djalin e tij, i cili gjithashtu mbante një uniformë naziste.

Ai shpjegoi se “gjithmonë e kishte pëlqyer këtë uniformë dhe admironte organizimin rigoroz të ushtrisë gjermane”.

Dy ditë më vonë, ai kërkoi ndjesë te organizatat hebraike, duke deklaruar se veshja e uniformës prej tij synonte vetëm për të nderuar kujtimin e Claus von Stauffenberg, anëtarit udhëheqës të një komploti të dështuar për vrasjen e Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ish-kryebashkiaku humbi gjithashtu në një gjyq për shpifje përballë një të mbijetuari të revolucionit të vitit 1989 të cilin ai e quajti lypës ndërsa shkaktoi zemërim të mëtejshëm publik kur pranoi se truprojat e tij kishin rrahur një lojtar futbolli nga Tunizia në gusht 2013.

BIRN

Next Post
Meta: Zgjedhjet bëhen për shqiptarët, jo për partitë. Çdo lloj konflikti është kosto për vendin

Kur Meta shfrenonte fantazinë: PS-PD nuk marrin dot 71 mandate as të dyja bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com