• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

by Marenglen Kasmi
24/09/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Marenglen Kasmi
Duke punuar këto ditë me historikun e Sigurimit të Shtetit, hasa në një praktikë të viteve të komunizmit të quajtur “hetimi popullor”. Ishte pjesë e asaj që regjimi e quante “vija e masave”, çka nënkuptonte se në hetimin dhe zbulimin e një veprimtarie armiqësore përfshihej edhe populli. Vetëm gjatë viteve 1967–1970 u zhvilluan mbi 980 hetime të tilla. Në një rast, që asokohe ishte konsideruar sukses i madh, në hetim ishin përfshirë mbi 500 kooperativistë dhe personi i dyshuar kishte përfunduar duke pranuar veprimtarinë që i atribuohej.

Regjimi kishte edhe “gjyqin popullor”, ku procesi gjyqësor shoqërohej me demaskimin publik të të akuzuarit.

Duke parë çfarë ndodh sot me disa çështje të bujshme penale, nuk jam më aq i sigurt se këto praktika i kemi lënë krejtësisht pas. Natyrisht, kooperativistë nuk ka më. Por kemi plot njerëz të tjerë që e ushtrojnë më së miri këtë rol natë e ditë, në tavolina kafenesh, studio televizive e portale. Pra, “hetimi popullor” vazhdon. Pastaj vjen “gjyqi popullor”.

Po nga dalin të gjitha këto materiale që paraqiten si pjesë e dosjes hetimore? Si mbërrijnë te gazetarët? Apo janë vetëm “kocka” që i hidhen publikut të uritur për të ushqyer pikërisht “hetimin dhe gjyqin popullor”?

Rasti i Vlora Hysenit është interesant pikërisht për këtë. Drejtuesja e shkarkuar e SHISH-it është nën hetim nga SPAK, ndër të tjera edhe për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Akuza është serioze dhe nëse provohet, po aq serioze është edhe përgjegjësia. Ndërkohë, në media po dalin komunikime, deklarime dhe hollësi që paraqiten si pjesë të dosjes hetimore.

Madje, “gojët e liga” thonë se nuk ka mbaruar ende. Do të dalin gjëra të tjera shumë të rënda dhe në tetor do të ketë arrestime të tjera nga SPAK-u, bash për “muajin e Enverit”. Se nga e dinë çfarë do të zbulojë SPAK-u dhe kë do të arrestojë muajin tjetër, kjo është një nga ato misteret që vetëm “hetimi popullor” di t’i zgjidhë.

Këto zhvillime janë paradoksale, pasi po hetohet rrjedhja e sekreteve nga institucioni që ruan sekretet e shtetit, ndërsa në publik po dalin informacione nga hetimi që po zhvillohet për nxjerrjen e këtyre sekreteve. Kush i nxjerr pra, sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

Nuk kam ndër mend t’ia faturoj këtë SPAK-ut. Nuk kemi prova se prej nga kanë dalë materialet hetimore dhe me to mund të jenë njohur edhe persona të tjerë gjatë procedurës. Madje, përpara se të flasim për sekret hetimor të nxjerrë, duhet të dimë nëse ato që po publikohen janë vërtet autentike.

Megjithatë, e kemi një precedent. Në dhjetor 2023, kur në media dolën komunikime nga SkyECC, SPAK-u verifikoi materialet dhe regjistroi procedim penal për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Pra, e kemi një standard të vendosur nga vetë SPAK-u.

Unë i besoj SPAK-ut. E konsideroj institucion serioz dhe profesional. Prandaj, për sa kohë nuk është bërë publik ndonjë hetim për daljen e materialeve të çështjes Hyseni, më lind natyrshëm pyetja: mos vallë ato që prej disa ditësh po na paraqiten si përgjime, komunikime dhe pjesë të dosjes së SPAK-ut nuk janë autentike?

Mirë do të ishte ta dinim. Sepse, po të mos jenë autentike, atëherë kemi një problem tjetër. Publikut po i paraqiten si pjesë të dosjes së SPAK-ut materiale që nuk janë të tilla. Po të jenë autentike dhe ende të mbrojtura nga sekreti hetimor, dikush i ka nxjerrë. Atëherë pse nuk po shohim të njëjtin reagim të SPAK-ut? Apo këtë herë është më e vështirë të gjendet se nga rrjedhin sekretet?

Ndërkohë hetimi dhe gjyqi popullor vazhdojnë punën. “Ka rënë shteti”, thërret opozita. Lloj-lloj konspiracionesh hidhen në qarkullim. Fundja, përvojën e “vijës së masave” e kemi.

Dosja penale nuk është serial televiziv, si ato telesehiret turke të përmbrëmshme. Ajo përmban informacione që duhen verifikuar dhe materiale që marrin kuptim vetëm kur shihen në tërësi. Kur prej saj dalin vetëm disa fragmente, publiku krijon një pamje të çështjes që mund të jetë krejt tjetër nga ajo që më vonë do të përballet në gjykatë.

Për të mos ngjallur ndonjë keqkuptim, faji nuk është i gazetarëve. Gazetaria kërkon informacion dhe kur e siguron, e publikon atë. Gazetarit mund t’i kërkosh të verifikojë burimin dhe ta paraqesë materialin me përgjegjësi. Por, kur një material që supozohet të jetë i mbrojtur përfundon në redaksi, pyetja e parë nuk është pse e botoi gazetari, por kush ia dha.

Në rastin Hyseni kjo ka edhe më shumë peshë. Kemi të bëjmë me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe me një hetim që prek pikërisht informacionin sekret. Nëse dyshimet e SPAK-ut provohen, përgjegjësia është e rëndë. Pozicioni që ka mbajtur jo vetëm që nuk e mbron nga ligji, por e bën edhe më të madhe përgjegjësinë për informacionin që i është besuar. Por atëherë le të jemi konsekuentë edhe me sekretin hetimor.

Ajo që të bën përshtypje është se SPAK-u duket sikur është mësuar me këtë bashkëjetesë. Hetimi zyrtar zhvillohet në prokurori, ndërsa “hetimi popullor” kudo  e nga gjithkush. Në njërin mblidhen provat, në tjetrin ndërtohet historia nga copëza që paraqiten si të dala nga dosjet hetimore të SPAK-ut.

Duket sikur edhe vetë SPAK-u po e shijon këtë spektakël. Ose së paku, nuk po shqetësohet shumë prej tij. Nuk po them se SPAK-u i nxjerr vetë materialet, pasi nuk kam asnjë provë për këtë. Mos vallë heshtja e tij nënkupton se i intereson kjo gjë apo se materialet e dala nuk janë autentike? Se edhe kështu mund të lexohet, për sa kohë nuk kemi parë të njëjtin reagim që SPAK-u ka dëshmuar se di ta bëjë kur e konsideron të nevojshme..

Shoqëria në një vend demokratik nuk ka nevojë as për “vijën e masave”, as për hetues e gjyqtarë popullorë. Ajo ka nevojë për institucione drejtësie që punojnë në mënyrë të përgjegjshme edhe pse nuk i kanë marrë ende rrogat e muajit të fundit dhe që kujdesen që hetimet e tyre të mos zhvillohen paralelisht në studio televizive, me materiale që pretendohet se rrjedhin nga dosjet e tyre hetimore.

Përndryshe, hetimin dhe gjyqin popullor e kemi bërë.

U kry!

Next Post
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In