Sot mbahet seanca në GJKKO për Vlora Hysenin në orën 12:00. Ndërkohë GJJKO la në burg shefin e laboratorit të Policisë, Fatjon Kalluci, dhe punonjësin e shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.
Në GJKKO mbërriti avokati i Embro Sulejmanit.
Fatjon Kalluci akuzohet për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, kurse Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës në GJKKO, ata nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga vokatët e tyre. Këta të fundit kërkuan masë më të butë sigurie dhe shpalljen e moskompetetncave, por kërkesa nuk u pranua nga gjyqtarja e çështjes.
Fatjon Kalluci me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës se makinës “Landrover deffender” me targe GG444AA të gjetur në Equos Resort.











