• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kryebashkiaku Dushaj/ Pas Hajdarmatajt, një tjetër demokrat shpall kandidaturën në primaret e Tropojës

by Java News
05/11/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Dushaj ka shpallur kandidaurën në primaret e organizuara nga Partia Demokratike për bashkinë e Tropojës.

Dushaj, i cili ka drejtuar edhe më parë bashkinë e Tropojës, do të ketë përballë Mimoza Hajdamatajn, e cila shpalli kandidaturën e saj më herët.

Ai ka renditur arritjet e tij në krye të kësaj bashkie, ndërsa u bën thirrje demokratëve që ta votojnë.

Deklarata e plotë:

Të dashur demokratë të Tropojës,

Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur gjithë këto vite dhe që aktualisht janë nën sulme e presione të vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj, vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë.

Unë kam dy qëllime:

1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm.

2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019.

Ne, së bashku me një administratë të shkëlqyer, realizuam punë të jashtëzakonshme për Tropojën, e cila pësoi ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. Ne përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, arsimore, sportive dhe turistike, si dhe ndërhymë në ndërtimin e shumë ujësjellësve që me menaxhimin e duhur mundësuan furnizimin me ujë 24 h për pjesën më të madhe të popullsisë së Tropojës. Së bashku, ne mundësuam hapjen e shumë rrugëve të reja, që aq shumë i vlejnë sot Malësisë sonë, rikonstruktuam shumë të tjera dhe lamë shumë projekte të gatshme për realizim. Ne ndërhymë me ndërtimin ose rikonstruksionin e shumë sistemeve vaditëse, që lehtësuan tej mase punën në fushën e bujqësisë. Ne i dhamë një fytyrë komplet tjetër qytetit të Bajram Currit, me mirëmbajtje dhe pastrime, me rikualifikime urbane të lagjeve të ndryshme, me ndërtimin e shëtitores dhe unazës së qytetit që aq shumë e reklamojnë sot rilindasit e semaforëve. Ne u shërbyem njerëzve në nevojë dhe ndërtuam një administratë që u shërbente të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, të cilën e shkatërroi rilindasi i emëruar. Krahasoni shërbimet që marrin nga bashkia sot qytetarët e Tropojës me ato të administratës së djathtë 2015-2019.

Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes, e cila kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët, e megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre. Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri Ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.

Të dashur demokratë, sulmet kundrejt meje të rilindasve të emëruar pa vota në bashki dhe presionet e tyre ndaj jush për të ndërhyrë në zgjedhjet e organizuara nga Partia Demokratike, janë shfaqja e frikës së tyre në humbjen e sigurt që i pret, dhe prandaj unë kërkoj votbesimin tuaj, për të ekzekutuar politikisht një herë e përgjithmonë sektin rilindas në Tropojë dhe për të rikthyer edhe një herë punën dhe dinjitetin në intitucionin e Bashkisë Tropojë.

Ne do i japim fund propagandës boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng Tropojën këto 4 vite të errëta.

Demokratë, unë ju njoh personalisht pothuajse të gjithëve. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida të panumërta dhe gjithmonë ia kemi dal të jemi fitimtarë, sepse besojmë tek të njëjtat vlera: puna e ndershme, fjala e mbajtur, dinjiteti njerëzor. Forca ime është mbështetja Juaj e pakushtëzuar ndaj meje, sepse Ju e dini që dera ime ka qënë dhe do jetë gjithmonë e hapur për ju, duke vlerësuar në maksimum kontributin e gjithësecilit. Unë kam qënë dhe do të jem përherë njëri prej jush. Së bashku, ne jemi të pathyeshëm!

Duke ju falenderuar përzemërsisht për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores./m.j

Next Post
“Foltoret”/ Berisha hap fushatën e Belind Këlliçit për përzgjedhjen në primare si kandidat për kryetar bashkie: E votuat si deputet…!

"Foltoret"/ Berisha hap fushatën e Belind Këlliçit për përzgjedhjen në primare si kandidat për kryetar bashkie: E votuat si deputet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In