Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur sot në Panorama TV, mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe ndarjen e saj në tre kampe, teksa ka paralajmëruar dhe protesta.
Balliu është shprehur se “Rithemelimi” është PD, e sipas tij, “fakti që nuk e njeh narkoshteti tregon pastërtinë e kësaj opozite”.
Ish-deputeti dhe shefi i organizimit në PD theksoi se opozita do të përballet me qeverinë duke dalë në sheshe e duke takuar e informuar çdo qytetar.
“Ne nuk shembemi dhe sot jemi më të organizuar dhe më të motivuar për të mbushur sheshet në gjithë Shqipërinë. Por Edi Rama kërkon përballje dhe do ta ketë”, tha Balliu.
“Ne kemi partinë, ne jemi PD, fakti që nuk e njeh narkoshteti tregon pastërtinë e kësaj opozite. Narkoshteti thotë se tek inceneratorët nuk vidhet, nuk ka drogë, dhe që nuk na njeh tregon se jemi të pastër. Pushtetet e tilla e kanë një fund të qartë si shokë që janë në burg dhe ashtu do përfundojnë.
Ne nuk shembemi dhe sot jemi më të organizuar dhe më të motivuar për të mbushur sheshet në gjithë Shqipërinë. Por Edi Rama kërkon përballje dhe do ta ketë. Nëse mendoni se 20 monstra e hajdutë që mund të mposhtin një popull në shesh e kanë gabim Opozita e ka për detyre të takoj çdo njeri ta informojë për çdo gjë, që ndodh në Shqipëri.
Qytetarët janë të keq informuar nga ata që paguhen nga paratë drogës. Me narkoshtetin nuk ka diskutime do të ketë përballje. PD do takohet me çdo qytetarë. PD ka nevoje për një riorganizim dhe bashkim më çdo elementi opozitar, se jemi në një beteje me ata që duan ta shkatërrojnë këtë vend”, tha Klevis Balliu./m.j