• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka CDU, që të sjell në pushtet

by Artur Ajazi
05/02/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Mitingjet dhe tubimet fallco, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën. As premtimet dhe propaganda buzë tregjeve të fruta-perimeve, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën. Aq më tepër, as vajtja në Gjermani dhe pjesëmarrja në kongresin e CDU-së, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën. Gjithashtu as ulurimat e belindëve mes Tiranës, dhe ulurimat e militantëve në dyert e Bashkisë Tiranës, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën.

Të marrësh pushtetin në një vend si Shqipëria në 2025, duhet të plotësosh disa kritere, që lidhen edhe me të shkuarën tënde si politikan dhe ish-pushtetar. Si mendoni ju zoti Berisha, se mund të vini në pushtet sërish në Shqipëri, pas gjithë atyre akuzave, dosjeve penale, apo dhe goditjeve që keni marrë nga brënda partisë tuaj ? Duke bërë fushatë si në 1996, 1997, apo në 2005 ? Ka ikur koha kur kryeministrit i kujtoje “ke pirë wisky apo verë 100 vjeçare, dhe je i korruptuar, duhet të largohesh”. Ka ikur koha kur dilje mes Tiranës, dhe hidhje flakadanë në rreshtat e policëve, dhe trembej dynjaja.

Sot ka ardhur koha e fjalës dhe premtimeve të mbajtura. Ka ardhur koha e programeve reale, pa shtesa dhe arrnime, ka ardhur koha e fushatave origjinale, dhe jo të trukuara. Mundohu të kopjosh paksa nga Edi Rama, edhe pse nuk e ke fatin ti ngjasosh atij. Ndrysho mentalitetin tek stafi dhe shpura që mban pas vehtes, sepse nesër do të jetë e vështirë, të bëni ribashkimin dhe riorganizmin e partisë tuaj. Takimet me CDU-ra, CUD-ra, apo me çfardolloj parti dhe koalicioni djathtist në Europë, nuk japin fitoren në Shqipëri zoti Berisha. As takimet me ndonjë kancelar apo dhe president shteti, nuk bëjnë më efektin që bënin dikur, asokohe kur shqiptarët i shihnin ata si “shenjtorë”.

Fitoren ta japin punët e bëra, premtimet e realizuara, fjalimet pa parathënie dhe prapathënie politike, dhe njerëzit me mentalitet qytetar, të zhveshur nga sindromi i inferioritetit apo delirantit.

Një grupim politik siç është partia, natyrisht ka synime të qarta drejt pushtetit, qoftë kjo edhe e sapokrijuar. Kështu që edhe Partia Demokratike, bën mire, dhe gjithë të drejtën e saj, si forcë politike, të ketë ambicje ndaj pushtetit. Por ka ca rregulla të shkruara dhe të pashkruara, që nuk mund të injorohen.

Nuk mund të vish sa here të duash në pushtet, kur ke mbrapa “fatura të papaguara” ndaj popullit dhe drejtësisë. Ndaj mendoj dhe besoj se, asnjë takim dhe kongres jashtë kufinjve të Shqipërisë, nuk mund ti shtojnë PD-së aktuale shansin e ardhjes sërish në pushtet, sa kohë kryetari i saj, është ai që ka qenë, dhe sa kohë brënda asaj partie nuk duket asnjë reflektim pozitiv për shlyerjen e “faturave të papaguara” qysh nga koha kur ajo ishte në pushtet.

Next Post
Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës

"Protesta në 8 shkurt, për portret"/ Frrok Çupi: Berisha nuk jeton dot pa Metën, burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti i tij shtëpiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In