• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Non grata”/ Analisti: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA! Çoi Këlliçin të lobonte me para dhe…

by S T
05/02/2025 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që të merret vetëm një vendim personal nga presidenti Donald Trump, pa u këshilluar me institucionet që e kanë vendosur atë dhe që kanë kompetencën për propozimin e heqjes ose jo të saj.

Kështu shprehen në “Studio Live” të Report TV dy të ftuarit, analisti Arben Meçe dhe avokati Idajet Beqiri. Për ta Berisha ka bërë veprimtari antikombëtare, sepse ‘non grata’ nuk është vendosur vetëm për shkaqe korrupsioni. Ai dhe familja e tij kanë cenuar sigurinë kombëtare, akte për të cilat SHBA dhe Britania kanë një dosje të kopsitur dhe mbi këtë bazë është vendosur masa e nisur që 9 vite më parë si procedurë.

Për Meçen është e qartë, se ‘non grata’ ndaj Berishës nuk është filozofi politike, por ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare. Kurse për Beqirin, jo vetëm që ish-kryeministri nuk ka shanse ta heqë ‘non gratën’, por me veprat që ka kryer ai e ka të sigurt vendin te Burgu 313 dhe dënimin e përjetshëm.

“Sali Berisha nuk po bën lobim në Amerikë se administrata Trump nuk është formuar ende. Belind Këllici nuk shkoi kot në SHBA ku mori pjesë në fushatë, për heqjen e non grata në SHBA. Kjo nëpërmjet rrjedhjes së madhe të parave. Por Berishës nuk i intereson që të dalë kjo rrjedhje parash. Ndaj ai pret reagimin e administratës së re apo pritja e një deklarate nga SHBA, teksa së fundmi edhe Britania e rimbështeti SPAK dhe drejtësinë, ndaj edhe ai thotë se nuk po loboj, se pret ndonjë deklaratë nga ambasada e SHBA. Nuk është sekretari i shtetit që heq non gratën apo e vendos, por janë institucionet poshtë tij që vendosin këtë në bazë informacioni dhe analize. Janë CIA, FBI, DEA etj., që kalojnë protokollin dhe përcjellin këtë gjë. Pra është e pamundur që të merret vendim i menjëhershëm për ta hequr nëpërmjet këtyre institucioneve me një firmë. Pra duhet të kalojë në rrugë institucionale. Çështja e Berishës nuk është vendimmarrje politike. Mënyra Protokollare e heqjes së non gratës është e përcaktuar, se koha nuk premton deri në zgjedhje për ta hequr nëpërmjet institucioneve të pavarura atje”, shprehet Meçe.

Më tej ai shpjegon të vetmin opsion se si mund të hiqet kjo masë, edhe pse e quan gati të pamundur nga ana e një vendi si SHBA, duke parë edhe historinë dhe praktikat e mëparshme. Dhe pse mendon se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare, madje ndërkombëtare, ndaj edhe iu vendos ‘non grata’ familjarisht.

“Tjetra është një deklaratë e mundshme e ambasadës së SHBA-ve në kuadrin e zgjedhjes dhe në prag të administratës së re të Trump. Them se do ketë shumë debat për këtë gjë, ndoshta një marrëveshje nën tavolinë Trump-iane, me termin ‘e vendos unë këtë’, kjo është çështje tjetër, por sipas protokollit kjo nuk mund të bëhet kaq lehtë. Non gratën e Berishës e kanë vendosur organet e sigurisë kombëtare amerikane, ai është një filo-rus. Filozofia e vendosjes së non gratës apo heqjes së saj nuk është politike, por e sigurisë kombëtare. Ai është element i rrezikshëm edhe për sigurinë e SHBA-ve, ndaj e kanë futur në listë, jo vetëm për korrupsionin, por për sigurinë, ka të gjithë familjen, problemi është më i madh, është gjeopolitik dhe i sigurisë. Nuk merren SHBA-të me gocën e Berishës, por ka diçka tjetër pas, më e thellë. Vetëm analizën e Fazllicit të bësh dhe e kupton, hyrja në Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë me leje të Berishës, kur dihej se ai ishte lidhje e spiunazhit serb, e kupton se Berisha është rrezik për sigurinë kombëtare. Unë mendoj se SPAK ka dhe do ketë mbështetjen e mëtejshme të amerikanëve”, shpjegon ish-deputeti.

Kurse për avokatin Idajet Beqiri, ish-kryeministri Sali Berisha mund të ketë para pa fund, por ‘non gratën’ nuk e heq dot, sepse ajo është vendosur me një dosje të kopsitur. Madje thekson se ai e ka vendin te Burgu 313 dhe është për burgim të përjetshëm.

“Për non gratën e Berishës ka prova të pakontestueshme, aq sa përfundon në burg përjetë, me ato që i përmendi Britania atij. Ai vazhdon me lobimin e tij dhe pagesën e parave. Ai loboi me para për të hequr non gratën. Non Gratën e Berishës e ka përgatitur administrata e Trump dhe Biden e mori të kopsitur dhe vetëm u firmos nga sekretari amerikan. Ai është bashkë me familjen e tij aty i përfshirë si non grata. Sado i fuqishëm është financiarisht është ai, është e vështirë me këtë dosje që ta kthejë. Sepse me lekë ai të thyen kokën, bën vrasje, ble vrasje me pagesë, me ato që administron, por problemi është që edhe këto faktorë si Amerika apo Britania, sado çudira të bëjë Trump, ai është i bindur se vendimmarrjet do jenë në harmoni me atë që prodhohet dhe që ka vuajtur populli shqiptar, 1997, Gërdecin, 21 Janarin, skemat piramidale, krimet e tjera. Nuk i hiqet non grata, e ka marrë vulën e krimit në ballë”, thotë avokati.

Teksa më tej shpjegon se Berishës i janë hapur këto dosje aktuale, por pritet t’i hapen edhe të tjerat në proces, duke kujtuar Gërdecin apo vrasjen e Haklajve në Tropojë.

“Duke parë se Gërdeci është hapur, me djalin e tij dhe me vajzën e Fahri Balliut atje. Ai është me 21 Janarin, pas vendimit të Strasburgut, ku është urdhëruesi i vrasjes së protestuesve. Apo i krimeve në Tropojë, i vrasjeve të Haklajve, të paktën ka 7 të vrarë atje, por edhe i krimeve të tjera. Ndaj edhe SHBA-të kur shikojnë për një njeri të stigmatizuar nga populli shqiptar në gjithë këto që ka bërë, është e vështirë. Ai e ka vendin te Burgu 313, me dënim të përjetshëm”, përfundon Beqiri.

Next Post
Senati jep “OK”, Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

Senati jep "OK", Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In