• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia e Salianjit: Nëse do zgjidhesha kryetar, selinë e PD do t’ia lija Berishës për kulla

by A R
04/05/2026 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ervin Salianji u shpreh se u përpoq për të dhënë argumentet se si PD të bëhet fituese.

“Selinë e sotme të PD bashkë me godinën dhe bashkë me truallin; atë që njihet si ish SHQUP; nëse do zgjidhesha kryetar i PD të drejtën për të firmosur dhe për të ndërtuar kulla do ia lija z.Berisha. Kështu do ishte e sigurt që do isha në garë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se kreu i PD Sali Berisha nuk mbështetet më nga qytetarët.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Po kështu thotë doktori

Ervin Salianji: Ore po pse nuk përjashton ndonjë nga PS-ja ky po ulet. Se te unë thotë i vetëpërjashtuar, te këto zonjat i ka përjashtuar, po nga PS pse nuk përjashton njeri ulet me Damian Gjiknurin përshembull, si ulesh me Damian Gjiknurin ti? Damian tërmetin thotë, po pse ulesh? Pse ulesh? E ke parë që dalin bashkë tani? Takimet që kanë njerëz janë këto komisioni reformës territorial, pse dalin bashkë? Pse del bashkë me Ramën? Të dy atje, e di cfarë jep ajo, cfarë imazhi? Që këta tani e kanë mbyllur prapë reformën territoriale dhe zgjedhore dhe po dalin bashkë aty. Se iu ka dalë edhe turpi, e kanë kuptuar njerëzit.

Perceptimi i publikut është që kemi një regjim Rama – Berisha. Po ka një regjim po është regjim Rama Berisha, që është regjim i kontrollit institucional i kontrollit financiar, i kontrollit të burimeve natyrore të këtij vendi që ndahet me përqindje të caktuara, nuk e di kush përfiton më shumë financiarisht, politikisht jam i qartë që fiton Rama, se Rama është kryeministër. Financiarisht pastaj nuk e di se kush është më i fituari.

Sokol Balla: Ta thash, unë kur e shoh SHQUP, them sot e shoh nesër nuk do jetë rrezik.

Ervin Salianji: Ore unë isha gati që gjatë fushatës në garë, po e them edhe tani, por duhet ta kisha thënë pak më përpara sepse në cdo njeri, duhet t’i bësh një analizë psikologjike dhe duhet t’i japësh atë që kërkon, unë duhet të kisha thënë që në takimet e para që selinë e sotme të PD bashkë me godinën dhe bashkë me truallin atë që njihet si ish SHQUP, nëse do zgjidhesha kryetar i PD të drejtën për të firmosur dhe për të ndërtuar kulla do ia lija z.Berisha. Kështu do ishte e sigurt që do isha në garë.

Sokol Balla: E sigurt që do ishe në garë ë?

Ervin Salianji: Po, por duhet ta kisha thënë më përpara këtë se u përpoqa për të dhënë argumentet si ta bëjmë PD fituese, ndërkohë që duhet të kisha thënë këtë gjë, edhe ka gjasa që të një ndër arsyet kryesore kjo.

Sokol Balla: Domethënë do shohim ndonjë kullë edhe te SHQUP?

Ervin Salianji: Jo vetëm kjo por nuk e di do jem kurioz të pres se si do ta mbrojnë drejtues të tjerë të caktuar që është e rëndësishme që të ketë rinovim, të ketë zhvillim.

Next Post
Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve…

Një reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Kemi më shumë të paraburgosur sesa të burgosur. Problemi është te qasja e gjykatave!

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

May 4, 2026
Nuk lejohen marrëdhëniet, ditën e kanë të programuar/ Detaje: Si jetojnë anëtarët e MEK në Manzë

Përballja e propogandës në deklaratat e fundit për MEK

May 4, 2026
Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

May 4, 2026
Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve…

Një reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë

May 4, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

Ironia e Salianjit: Nëse do zgjidhesha kryetar, selinë e PD do t’ia lija Berishës për kulla

May 4, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ 7 maji, afati për partitë dhe koalicionet zgjedhore parazgjedhore

Zgjedhjet në Kosovë/ 7 maji, afati për partitë dhe koalicionet zgjedhore parazgjedhore

May 4, 2026
“Berisha u fsheh si një insekt”, Salianji: Do ta kisha mundur në garë! 80 % e demokratëve janë të pakënaqur

“Berisha u fsheh si një insekt”, Salianji: Do ta kisha mundur në garë! 80 % e demokratëve janë të pakënaqur

May 4, 2026
Trump: Irani do të “shkatërrohet nga faqja e dheut” nëse ndërhyn në Hormuz

Trump: Irani do të “shkatërrohet nga faqja e dheut” nëse ndërhyn në Hormuz

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In