• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Irfani po diskriminohet, duke u hequr nga lista e të privilegjuarve

by Mero Baze
09/08/2025 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Anila Jole më zgjoi nga gjumi sot në mëngjes për të më treguar çfarë po ndodhte. Ishte e tronditur dhe më kujtoi ditën kur policët kishin rrethuar redaksinë e gazetës Tema në janar të vitit 2009. Nuk është rasti i njëjtë dhe as i krahasueshëm politikisht, por është një skenë e ngjashme.

Ka tre debate sot për marrjen e zyrave që ka përdorur për 25 vite me qira News 24.

Debati i parë është kritika e disa gazetarëve ndaj shumicës së mediave që nuk i japin zë asaj që po ndodh me zyrat e News 24. Në fakt, ky është një debat paksa spekulativ. E vetmja gjë që duhet të bëjë media sot është të pasqyrojë atë që ndodh, sepse nëse i hyn me themel një raporti të thellë se çfarë ndodh dhe pse po ndodh, nuk është se kjo shkon shumë në favor të pronarit të News 24.

Gazeta Tema ka pasqyruar çdo zhvillim dhe opinionet rreth ngjarjes, shumica e të cilave nuk përputhen me ato të gazetës sonë. I kam publikuar, pasi shumica e këtyre gazetarëve janë shembull i heshtjes dhe mungesës së solidaritetit kur gjëra të tilla i ka bërë udhëheqësi i tyre shpirtëror, Sali Berisha. Madje kanë qenë brutalë dhe zemërzinj në gëzimin publik që kanë shfaqur. Shumë prej tyre janë ende online. Ndaj na i kurseni moralin për solidaritetin.

Rasti i News 24, nga pikëpamja formale, nuk është si asnjë rast tjetër në median shqiptare më parë — as si Koha Jonë, as si Tema, as si Top Channel. Është një rast atipik dhe i kundërt, pasi po del nga lista e mediave që qeveria i mban mirë me tendera dhe prona publike. Pra, lajmi i keq për pronarin është se po bëhet media e pavarur, çka ai e urren. Lajmi i mirë për gazetarët është se do të vazhdojnë punën sa të gjejnë një zyrë të re, pasi nuk u është marrë licenca, por vetëm zyrat. Uroj te fillojnë punë sa më shpejt dhe të mos destabilzohet e ardhmja e punësimit të tyre.

Akoma më mirë është dhe për opozitën, se gjeti më në fund një kauzë në këto ditë të nxehta, kur vetëm Berisha nuk ka shkuar në plazh ngaqë i kanë sekuestruar vilën si familje nën akuzë për korrupsion. Irfani ka shanse të bëhet lideri i tyre për disa javë.

Ndryshe nga News 24, gazeta Tema kishte një kontratë të ngjashme 25-vjeçare në vitin 2007, dhe një vit më vonë, duke shpikur gazetën si “rrezik për sigurinë kombëtare”, Sali Berisha me ish-ushtarin e bindur Bujar Nishani rrethuan redaksinë me policë dhe nuk na lejuan të hynim brenda. Nuk ishte se kishin prishur kontratën. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i urdhëroi të mos pengonin gazetarët dhe mbrojti kontratën, por Bujar Nishani, si një zvarranik i vërtetë, thoshte: “Nuk po pengojmë gazetarët, por kemi rrethuar një territor se rrezikohet siguria kombëtare.” Deklaratat i botonte në faqen e parë të gazetës Panorama, që i jepte zë dhunës së Sali Berishës ndaj gazetës.

Madje u kalua në ekstrem edhe nga shoqatat e gazetarëve. Meqë gazeta u pengua të punonte dhe u detyrua të mbyllej disa muaj, një shoqatë gazetarësh bëri edhe një deklaratë të ashpër ndaj gazetës që shkurttoi gazetarët nga puna — ndryshe nga sot, kur mbron redaksinë, dhe mirë bën.

Dmth, edhe të rrihnin, edhe s’të linin të qaje.

Debati i dytë është juridik. Atë debat e fiton qeveria dhe është mirë të shmanget nëse duan të jenë në anën e News 24. Kontrata ka përfunduar disa vite më parë, e kanë ankimuar në gjyq, i kanë humbur të gjitha gjyqet, janë paralajmëruar për t’i nxjerrë, dhe sot është zbatuar vendimi. Në rastin e gazetës Tema, fituam gjyqin dhe na e grisi Bujar Nishani në emër të Sali Berishës, duke thënë: “Këtej nuk lejohet të kaloni.” Dhe ende sot e kësaj dite nuk kam shkuar të shoh çfarë ka mbetur në ato zyra. Di vetëm që edhe hekurat e shtypshkronjës i ka shitur për skrap.

Njeriu qe ka firmosur per te mos zbatuar vendimin e gjykates quhet Florian Nuri dhe e shikoj perditë si “shpresë” per popullin tonë në krahë të Sali Berishës.  Tani e ka bërë emrin Franc, si ata kriminelët që ndërojnë emër pasi vrasin, që të mos njihen.

E vetmja pistë ku ka të drejtë Irfan Hysenbelli është qasja politike e qeverisë ndaj tij.

Irfan Hysenbelli, në këtë rast, është diskriminuar në raport me pronarë të tjerë të shtypit që i kanë punët mirë me qeverinë. Fjala vjen, Ylli Ndroqi, të cilit i është konfiskuar pasuria përfshi edhe Ora News si trafikant droge (e theksoj: i është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Lartë), ende ruan kontrollin mbi pronën publike të Ora News dhe, përmes disa manovrave dhe ish-pronave shtetërore që ka privatizuar.

Është e qartë që ai po diskriminohet pozitivisht në raport me Hysenbelliun për shkak të lidhjeve klienteliste me ministra të Edi Ramës. Mos të them pastaj për portale të tipit fundorinosh që mbahen me lekë nga ministra të Edi Ramës për të sulmuar njëri-tjetrin.

Aleksandër Frangaj po ashtu është një “ujk” i pronave publike, të cilat i ka marrë edhe në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar kur ato kishin pronarë; i ka privatizuar, vazhdon të marrë prona publike për biznese të tjera, si Irfani dikur, dhe nuk ka probleme me shtetin.

Irfani ka probleme me qeverinë. Dhe meqë ka probleme me qeverinë, ajo po tregohet juridikisht korrekt me të duke zbatuar ligjet. Me të tjerët nuk i zbaton ligjet , duke i diskriminuar pozitivisht.

Kaq është e gjithë padrejtësia. Ai po përndiqet duke u hequr nga lista e të privilegjuarve të qeverisë në media. Por nuk ka asnjë krahasim me atë që ka bërë Sali Berisha dhe këta gazetarët “solidarë” që të nxjerrin sytë sot kundër gazetarëve kritikë të Sali Berishës. Dhe kjo është arsyeja që sot po ua botoj të gjithëve lajmet për këtë que po ndodh— jo që të mos dukem si Irfani dhe ata dikur, por për t’u kujtuar që të paktën të mos na bëjnë moral.

Next Post
“Popoviç e pranoi fajësinë nën presion”, Serbia: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë

“Popoviç e pranoi fajësinë nën presion”, Serbia: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

October 26, 2026
Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

October 26, 2026
Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

October 26, 2026
“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In