Po publikojmë më poshtë intervistën që artisja e madhe shqiptare Inva Mula i ka dhënë Enkel Demit, në emisionin “Shih programin”, në TVSH.
Çfarë të josh për të ardhur dhe për të bërë një shfaqje në skenën e
Teatrit të Operas dhe Baletit?
Është një skenë kjo e Teatrit të Operas dhe Baletit që ka një lloj
parfumi të njohur për mua. Ia njoh aq mirë skenën, dritat, çdo gjë
ndoshta ndaj dhe më josh.
Për ty është një lloj kthimi në pafajësi, kur kthehesh në këtë
skenë nga skenat e mëdha ku ti zakonisht këndon?
Pse jo? Une Teatrin e Operas dhe të Baletit e kam njohur që në
fëmijëri. Është një vend ku kthehesh gjithmonë si në shtëpi.
Si të duket Teatri i Operas tani?
Sinqerisht mendoj se duhet bërë diçka që teatri te funksionojë
teknikisht. Ti ke vërtetë dëshirë që të bësh diçka aty, por aty është
bërë një miks; ka opera, muzikë qytetare, popullore. Unë personalisht
do ta dëshiroja Operan ndryshe.
Në fakt edhe skena e operas siç është sot, nuk është e mirë apo jo?
Në fakt ka probleme që mund të korrigjohen, sepse po u fute
përshembull thellë në skenë, humbet zëri. Duhet gjetur ekuilibri i një
skene jo të mirë.
Si erdhe në rolin e regjisores në këtë pjesë, pse kjo pjesë?
Nuk e di a e zgjodha në fakt unë këtë pjesë apo pjesa mua. Ajo është
një pjesë e shkruar në Kalabri, para 100 vitesh.
Por ju këtë histori e çoni në rrugët e Tiranës, pse?
Kjo opera aksionin e çon në skenë, e zbërthen, e çon në jetë.
Aksioni reklamohet, ngjarja mund të ndodh kudo, në Tiranë, Itali,
kudo, kudo. Por kjo shfaqje shjell nje mesazh të madh: stop dhunës
ndaj grave. Duhet thënë vertetë Stop, sepse vetëm para pak kohësh në
një javë janë vrarë 3 gra. Në këtë shfaqje unë kam dashur të sjell
një Tiranë shumëngjyrëshe, një Tiranë ashtu siç është. Sot unë nëse
do të doja ta simbolizoja Tiranën, nuk do ta bëja më këtë, por e kam
menduar skenën si një qytet që e përshkon një lum, një lum si Lana e
që pritet herë pas here dhe nga urat. Ngjarja mund te jetë si në
qendër ashtu dhe në periferi
Pagliaçi eshte një vepër e shkurtër dhe shpërhyese? Nedda juaj si do
të jetë, sepse ju përveç rregjisore në këtë produksion vini edhe me
një rol?
Unë e doja një grua të fortë, të mësuar më vështirësi, një vajzë që
nuk ka frikë të vritet. Ajo vritet në krahë të të dashurit të saj. Ata
vriten në mënyrë simbolike në një urë. Në këtë rast, unë e kam vënë
këtë skenë, në urën ë Tabakëve. Vertetë aty nuk kalon Lana, por ajo
është një urë simbolike e kryeqytetit, është një urë me histori. Neda
është e futur në kurthin e një burri xheloz dhe të meshkujve të tjerë
që e rrethojnë.
Ndërkohë ju e këni menduar edhe si një shfaqje brenda shfaqjes apo jo?
Po do të jetë plotësisht kështu, sepse brenda këtij produksioni do të
ketë dhe një shfaqje të cirkut. Do të jëtë një shfaqje brenda
shfaqjes.
Unë kam një frikë. Tirana, mos e urbanizon shfaqjen?
Jo, sepse kjo shfaqje e mban. Në pjesën e dytë pastaj, kjo shfaqje ka
veshje tipike te arlekinos, palacios. Pra ka nje nderthyerje mes
urbanes dhe klasikes.
Ka një cirk, ka kor, shumë elemente bashkë, të gjithë të kordinuara
nga ju. Shumë punë apo jo?
Sot ishte dita e dytë që ne kemi dalë në skenë. Kjo është një punë që
nuk mbaron asnjëherë. Nuk e di sesi do të dal në planin e
interpretueses, ma besoni, megjithese është një pjesë që e njoh shumë
mirë.
Më bën përshtypje se ku kërkoj me Inva Mula gjëja e parë që më del
është interpretimi juaj tek “5 elements”?
Ajo skenë ka bërë shumë sukses, dhe mua më ka bërë shumë të njohur tek
publiku që nuk është ai tipiku I Operas. Po, edhe unë mund ta them që
“Elementi i pestë” më ka bërë gjërësisht të njohur, por më të njohur
më ka bërë veprimtaria ime për publikun që unë i përkas, një publik që
gjithsesi mbetet i klasifikuar.
Sa i trashe do te ishte libri i karrieres suaj?
Rrugetimi artistik nuk matet me faqe libri. Rrugëtimi im është ai që
më bën sot të mundur që të vij si interpretuese në Tiranë, por edhe
si krijuese. Skena më ka mesuar shumë…
Pse ke nisur këtë produksion me Cavaleria Rusticana?
Kjo vepër, Pagliaçi, është e shkurtër, ka patur raste si ai I
regjisorit të madh Franko Zefirelit që është vënë në skenë vetëm, por
duke qenë se unë e sjell këtë vepër më motivin “Ndal dhunës ndaj
grave”, mendova se duhej të sillja diçka që I bënte një parapritë
kësaj pjese. Kemi marrë disa elemente për ta sjellë shumë të fortë
idenë sonë, por të gjitha të mbërthyera në muzikën veriste që është
boshti i këtyre pjesëve.
Më thuaj diçka për artistët e operas. Si ndjehesh aty? Punohet mirë?
Ajo që mua çdo ditë e më shumë më forcohet si ide është se nëse ne
TOB sillen produksione serioze, artistet aty kanë dëshirë për të bërë
gjëra të bukura. Në rastin tim zotëron dhe nje respekt i
jashtëzakonshëm, ndaj të gjithë punojnë me shpirt,që nga artistët
pjesë e produksionit, këngetar, muzikantë, koristë, piktorët,
rrobaqepësit e deri dhe tek saldatorët. Sepse sot përshëmbull kam parë
diçka që ndoshta nuk ndodh në asnjë teatër tjetër, sot po saldohej.
punoj me shpirt, qoftë edhe përballë një rreziku. Kushdo që bën një
spektakël duhet të bëjë gjithçka për të.
Do rrish gjatë në Shqipëri?
Një muaj. Në fakt Butrinti ishte fillesa, pas fteses së përfaqësuesve
të BE. Butrinti është një teater i vogël, por ka një sharm të
jashtëzakonshëm. Aty ka shumë poezi, të duket si udhëtim në kohë aty.
Ke qenë edhe në një koncert humanitar, meggjithëse e sëmurë?
Po, duhej të këndoja një këngë qe e kam kënduar 39 vite më parë,
këngën e nënës. Mund ta këndoja edhe sëmurë ashtu siç isha unë atë
ditë
Kur e le Shqipërinë për të ikur në Francë a e mendoje se një ditë do
të ishe kjo që je sot, diva??
Unë asnjëhërë nuk e kam mënduar, thjesht kam përshkuar rrugën time.
Unë kur kam shkuar përr hërë të parë në Francë dhe me priste një shoqe
m’u duk habi se e gjeta duke pirë coca-cola me pip. Më dukej shumë
moderne. E Kupton se çfarë dua të të them, nuk kishim ne mendime
momenrde në atë kohë, që ta mendoja apo ta planifikoja që do të
bëhesha e famshme.
Kadare tek ftesë në studio rrefen sesa e vështirë ka qenë “pushtimi” i
Parisit. Ti si ia ke dalë?
Sigurisht të bësh produksionet që kam bërë unë, ti e kupton se je në
majë të një karriere. Unë e kam nisur nga asgjë. Kisha një bursë që
mbaroi shumë shpejt dhe kaq. Nuk dija nga t’ia filloja. Në atë moment
mendova se duhet të rri akoma për të përfituar. E vetmja mënyrë ishte
që të qëndroja në mënyrë dinitoze, pra të kisha një kontratë punë dhe
një leje qëndrimi. Ula kokën thashë nuk do të këndoj më në teatro, por
do të futem në punë. Bëra konkursin për korin e operas të Parisit. E
fitova shumë lehtësisht atë vend, por ai vend më shërbeu që të jetoja
në mënyrë dinjitoze dhe të filloja të shikoja në çfarë drejtimi duhej
të shkoja. Unë askujt nuk i thashë aty se kisha fituar shumë çmime,
se 22 vjeç kisha kënduar Traviaten, se isha e bija e dy artistëve të
njohur në Shqipëri. Nuk i tregova askujt as që isha rregjistruar në
konkursin e Plaçido Domingos, derisa unë fitova vendin e parë. Pas
kësaj të gjithë u ndjenë mirë, u ndjenë të vendosur në një nivel më të
lartë, sepse njëri prej tyre ia kishte dalë, kishte fituar. Aty e
kupton se është mirë kur njeriu guxon dhe nuk tërhiqet.
Me sa po më rrëfen nuk ke patur jetë të thjeshtë, por ti ia ke dalë
mbanë? Kushedi sa herë ke pas qarë në shtëpi psh, kur punoje në korin
e Parisit.
Rasti im ka bërë që shumë artistë të rinj ta nisin si unë, megjithëse
unë nuk isha e para që e nisa kështu. P.sh, një ndër baritonët më të
mëdhenj italian, e ka nisur nga kori, soprano dhe tenorë të tjerë
franceëz ia kanë nisur nga kori.
Ka çaste kur njeriu ka frikë. Ti je tmerruar ndonjëherë?
Frikë nuk kam patur, sepse nuk kam jetuar me frikë. Unë kam pasur
kurajo. Pasiguritë janë pjesa e errët e kurajos.
Prej dy dekadash të konsiderojmë shumë të famshme. Si ia bën që të
jetosh më pelerinën e famës?
Kam një jetë familjare që më përmbush, fëmijë, të afërm, bashkëshort,
miq pafund në çdo cep të botës. Vetëm kur hapet sipari është për mua
momenti i divës, ndërsa kur mbyllet jam ajo që jam në çdo ditë të
jetës sime.
Kur je me fëmijët si sillesh, je autoritare?
Ne jemi gjithë kohës bashkë, por nuk jam nënë autoritare. Por jam nënë
që kam krijuar rregullat e mia të vendosura nga besimin dhe respektin.
Djali im ma ka shperblyer me një model të një të riu që është modest
dhe me këmbë në tokë, i cili ëndërron të bëhet artist.









