• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Fondi 6 miliardë euro, Bushati: Plani i BE s’mjafton, Ballkanit i duhen 7 dekada të arrijë Europën

by Java News
01/03/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditmir Bushati, ish ministër i Punëve të Jashtme, analizon për Top Channel atë çfarë prodhoi samiti për Ukrainën dhe ai mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Paketën 6 miliardë euro të ndihmës të BE me synim rritjen ekonomike të rajonit, e shikon si jo të mjaftueshme për të ngushtuar hendekun ekonomik, mes vendeve tona dhe BE.

Muhamed Veliu: Shqipëria nga një vend pjesëmarrës në të shkuarën, tashmë organizon në Tiranë samite si ai për Ukrainën dhe tjetri mes vendeve të rajonit dhe BE. Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë pse Tirana në organizimin e tyre?

Ditmir Bushati: Shqipëria ka demonstruar një qasje konsistente të esëllt për sa i përket mishërimit të vlerave Euro Atlantike, në politikën tonë të jashtme. Që nga anëtarësimi Shqipërisë në NATO, mund të themi se është vendi më me shumë eksperiencë në Ballkanin Perëndimor, në këtë organizatë. Dhe prania jonë në Këshillin e Sigurimit i ka dhënë një vlerë të shtuar ushtrimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nga takimi që u zhvillua në Tiranë, u përçua mesazhi tek vendi që ka qenë më i qëndrueshmi, pavarësisht stuhive të gjeo-politikës në rajon.

Muhamed Veliu: Sa realiste ishte artikulimi i kërkesës për bashkë-prodhim armatimesh Shqipëri-Ukrainë nga presidenti Zelenskyy në Tiranë dhe si e patë deklaratën finale të samit e cila prodhoj komente të shumta?

Ditmir Bushati: Deklarata finale janë produkt kompromisi. Jo të njëjtat vende kanë të njëjtin lexim politik dhe gjeo-politik për atë që po ndodh në fqinjësinë lindore të Bashkimit Europian. Serbia për shembull një aleate e Rusisë në rajon nuk i është bashkëngjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë. Mbron integritetin rajonal të Ukrainës në mënyrë perverse, duke e paralelizuar me ndërhyrjen e NATOS në Serbi para 25 vitesh. Investimi për mjedisin e sigurisë duhet të jetë një proces i përditshëm dhe duhet të ndërgjegjësohemi se nuk mjafton antarësia në NATO për ta marrë, sigurinë të mirëqenë.

Muhamed Veliu: Në samit BE-Ballkan Perëndimor edhe njëherë tjetër vendet e rajonit u angazhuan në përshpejtimin e reformave për të përfituar nga plani i rritjes së BE. Sa realiste janë këto angazhime?

Ditmir Bushati: Plani rritjes së BE është një lajm i mirë në vetvete por nuk mjafton. Pse nuk mjafton? Sepse sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe BERZH-it do të duhen rreth shtatë dekada e gjysmë që të arrihet kjo konvergjencë mes nesh dhe mesatares së BE-s në qoftëse do të jetë ky ritëm. Me këtë plan raporti i pabarazisë mes nesh dhe BE-s nuk mundet në mënyrë thelbësore. Kryeministri me të drejtë i referohet faktit se nuk është çështje parash dhe në fakt paratë mungojnë. Ajo që kemi nevojë dhe mungon shumë në vendet e rajonit është mirëqeverisja, projekte të një karakteri rajonal dhe këtu kam parasysh vendet që janë pjesë e BE-s, Itali, Greqi, Sllovenin, Kroacisë, Rumaninë dhe Bullgarinë për të filluar e mësuar vendet tona me konceptin e një tregu më të madh  europian. Investimet që duhen në  teknologji dhe sidomos në ekonominë e gjelbër. Të gjitha vendet tona kanë probleme të thella të mirëqeverisjes dhe politikave të ekonomisë së jetës që kanë të bëjnë me edukimin, shëndetësinë, përkujdesjen sociale, me tkurrjen e tregut të punës. Të gjitha këto na kanë sjellë në një situatë ku kemi një kërcënim demografik. Pa u tejkaluar kjo nuk mund të flitet për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Muhamed Veliu: Si dhe sa mund të përfitojë Shqipëria nga paketa 6 miliard euro e BE-s?

Ditmir Bushati: Shqipëria ka mundësi për të përfituar nga kjo paketë duke adresuar në radhë të parë çështjen e mirëqeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe një model ekonomik social mbi të cilin bazohet Bashkimi Europian.

Next Post
Alibi për humbjen apo bojkot?! Berisha nga ballkoni: Qeveri teknike, me Ramën s’ka zgjedhje, sepse është armik…!

Alibi për humbjen apo bojkot?! Berisha nga ballkoni: Qeveri teknike, me Ramën s'ka zgjedhje, sepse është armik...!

Comments 2

  1. Lefko Mandili says:
    2 years ago

    Dhelpra dhe rrushtë….o Ditmir Sulejman Bushati, kushëri i Andi Mehdi Bushatit…..
    Të njojti mirë dhe shumë shpejt Edi Rama, prandaj edhe të dha partallat, e të nxorri për bythe nga Ministria e Jashtme, duke të të zëvendesuar menjëherë me një kriç-gomari, vetëm e vetëm për të të sfiduar ty me një riosh faqe pa dirsur, thjesht dhe vetëm,,për të ta dhjerë.
    U fryve si BRETKU, dhe tani po pëlcet, bashkë me kushon tënd tërbaço-shkodrjan.

    Reply
  2. Zihni Karroqi says:
    2 years ago

    Ore Bushat, ti sikur je ideologu i vendosjes së Fred Belerit si kandidaturë, vetëm e vetëm që të ketë përplasje Shqipëri-Greqi, për “të ngritur lavdinë tënde kur halla kishte koqe”.

    Reply

Leave a Reply to Zihni Karroqi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In