• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibi për humbjen apo bojkot?! Berisha nga ballkoni: Qeveri teknike, me Ramën s’ka zgjedhje, sepse është armik…!

by Java News
01/03/2024 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka kërkuar sërish qeveri teknike. Lideri i opozitës, nga dritarja e banesës së tij, ku mban fjalimet e përditshme pas “arrestit shtëpiak”, tha se me kreun e qeverisë, Edi Rama nuk ka zgjedhje, ndaj është e nevojshme të krijohet një qeveri teknike.

Berisha: A ka të vërteta më të hidhura se vjedhja e tmerrshme që Edi Rama u bën shqiptarëve. Sikur të ishte një qenie mitologjike, u gllabëron portin mijëravjeçarë, trashëgimni e qindra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, për ta shndërruar në Dubain City të tij. Çfarë mund ti bëjë Shqipërisë më shumë ky njeri. Çfarë mund ti bëjë shqiptarëve ky njeri. A duhet ta durojmë më tej ne këtë person.A duhet të përballemi ne me të, dhëmb për dhëmb dhe ti tregojmë vendin. Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve.

Berisha shtoi se nëse nuk shkohet drejt zgjedhjeve të lira, vendin e pret “shkatërrimi kombëtar”. Ai i bën thirrje shqiptarëve që të lënë bindjet politike dhe të bashkohen.

Berisha: Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës. Ndaj si shqiptarë le ti lëmë të gjitha bindjet politike, por geni ynë është geni atdhetar.Le ti thërrasim ne këtij geni, të bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi? Që secili prej nesh pavarësisht nga bindjet politike të votojë i lirë, me dinjitet, për atë që do, të mos pranojë ndërhyrjen e askujt, të zgjedhë vetë njerëzit që do, si njeri i qytetëruar. A do të pranojmë ne kryeministër njeriun që korrupton udhëheqësit të NATO-s, partnerit strategjik, kryezbuluesin dhe ai futet në burg, kurse ky dërdëllis se mbrohet nga mafia e Sorosit dhe mafiat e tjera. Jo more jo, do të përgjigjet para nesh ai./m.j
Next Post

Një opozitë që e do drejtësinë si “videomontazhet” e Salianjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Kaosi në aeroportet amerikane, Trump thyen heshtjen: Fajtor është Biden!

November 15, 2026
Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

November 15, 2026
Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

November 15, 2026
“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

November 15, 2026
Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 15, 2026
ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

November 15, 2026
Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

November 15, 2026
Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In