• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë që e do drejtësinë si “videomontazhet” e Salianjit

by Mero Baze
01/03/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnistinë që të shpëtoj nga gjykimi deputeti Ervin Salianji. Portali i familjes Berisha ka akuzuar sot socialistët se kanë koordinuar me gjykatën e Apelit në Tiranë, që të zhvillohet një seancë më 15 Mars, me qëllim që të mos digjen afatet e vendosur nga amnistia për deputetin Salianji.

Shqetësimi që ngre tani portali i Berishës, është se mbajtja e një seance më 15 Mars, e bën të pamundur të përfitoj nga amnistia ende e pamiratuar deputetin Salianji. Drafti i PS vendoste afat për dënimet qe uleshin ose faleshin, të ishin bere te ekzekutueshme deri ne 31 janar 2024! Me sa duket ata shpresonin që  votimi i amnistisë të shtyhej me shpresë që ta kapnin afatin.

Gjykimi në apel i deputetit Ervin Salianji është shtyrë mbi një vit e ca, nën presionin e hapur të Partisë Demokratike e cila në këtë rast për turp është e bashkuar në sallën e gjyqit ku gjykohet Salianji duke protestuar ndaj gjykimit të tij.

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë se ka inskenuar një video kundër ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me histerinë e vëllait të tij i cili kishte probleme me drejtësinë në Itali.

Për aq sa ishte e vërtet historia e vëllait të Xhafaj, drejtësia bëri punën e saj, por Ervin Salianji shpiku fakte dhe u përpoq të krijojë institucionin e lajmeve të rreme si një mekanizëm politik në Shqipëri.

Por gjyqi ndaj Salianjit dhe sidomos zvarritja e itj tregon dy plagë të rënda të politikës opozitare në Shqipëri.

E para që është më e rënda, është se ata duan të institucionalizojnë faktet e rrema si mekanizëm të luftës politike. Ky do të jetë fundi i politikës shqiptare. Edhe kështu Sali Berisha e ka ngritur “në art” luftën politike me qytetarin digital dhe shpikje mendjesh të sëmura, por së paku ai ua lë burimin në dorë njerëzve anonimë.

Ervin Salianji ka marr vet përsipër montimin e fakteve dhe është përpjekur të përdor drejtësinë me fakte të sajuara ndaj kundërshtarëve politik.

Ndaj ky proces nuk duhet parë si thjesht si ndëshkimi i një deputeti periferik, që kërkon të bëj protagonistin herë si bandit, herë si shpifës e herë si i fort. Ndëshkimi i tij ligjor, është një standard që duhet vendosur për të mos institucionalizuar faktet e rrema si instrumente të luftës politike.

Plaga e dytë e rënd që zbulon gjyqi ndaj Salianjit është se shantazhi mbi drejtësinë ende po funksion. SPAK dhe Gjykata Speciale duket se nuk janë në një gjatësi vale dhe në të njëjtin standard si gjykatat e tjera.

Fakti që ky gjyq shtyhet vazhdimisht me arsye banale, apo dhe më keq fakti që salla mbushet me deputet solidar ndaj një mashtrimi tregon se opozita nuk e pranon ende standardin e drejtësisë, kur prek atë. Ajo edhe drejtësinë e do si videot e Salianjit, kundër armikut por jo edhe për veten e saj.

Dhe kjo është një arsye më shumë pse ia gjyq duhet bërë dhe pse ky precedent nuk duhet amnistuar.

Next Post
‘Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi’, banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi në Lushnjë: Xhamat binin gjithandej

‘Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi’, banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi në Lushnjë: Xhamat binin gjithandej

Comments 2

  1. Raqi Bozaxhi says:
    2 years ago

    Pas fustanit e brekëve të Grida Dumës, do të fshihet ky birbollari ?
    Vetë është njeri pa personalitet, dhe pikërisht për këtë, Like i Monës, do ta nominojë për Kryeministër të këtijë vëndi, që këta të bëjnë si të denë.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    Gjykata e drejte nuk pyet per presion politik ,nga kushdoqofte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com