• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Politikë nga plazhet falë FB dhe kompromiseve të medias!

by A R
23/08/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Për studentët e auditoreve ku mësohet komunikimi politik nuk është lajm i ri fakti se mënyra e si politikanët komunikojnë me publikun e tyre është rrënjësisht e transformuar dhe njëkohësisht e pasuruar me mesazhet e përcjella përmes rrjeteve sociale. Ndërsa për gazetarët profesionistë apo edhe strategët e komunikimit politik është e qartë se mënyra inovative e shpërndarjes së mesazhit në rrjete sociale është sa e përparuar aq edhe e cunguar.

Bota e ashtëquajtur e online-it i ka bërë teorinë e komunikimit në politikë më pluraliste, më të shpejtë e të drejtpërdrejtë, aq sa e lejojnë dhe 140 gërmat e Twitter-it apo statuset në Facebook. Por vetëm kaq. Argumentimi, shpjegimi, thellimi në argumenta është i pamundur të realizohet në pak gërma që shpesh janë thënie dhe batuta që synojnë të ngacmojnë ndjekësit se sa ti sqarojnë realisht ata. Ndaj komunikimi online konsiderohet si një paralajmërues i një qëndrimi formal që politikani në fjalë do të marrë mundimin të bëjë në orët e ardhshme.

Por, në vendin tonë i bien edhe më shkurt se kaq. Mjafton statusi në një nga rrjetet sociale dhe gazetarët kujdesen vetë për ta përcjellë brenda ditës apo edhe të nesërmen nëpër gazeta, si dëshmi e thatësirës së lajmeve në stinën e nxehtë të verës por edhe si provë e degradimit të nivelit profesional të një zanati që kërkon verifikim, komunikim të drejtpërdrejtë me burimin, ballafaqim me faktet reale për qëndrimin që mban burimi dhe më së paku përzgjedhje të qëndrimit se cfarë përbën lajm dhe cfarë duhet lënë në memorien e ndjekësve virtualë.

Fakti që politikanët mund të arrijnë të komunikojnë në mënyrë virtuale me një numër të madh ndjekësish përmes një reagimi online ua ka lehtësuar domosdoshmërinë për prani në median tradicionale dhe atë të dixhitale online. Shumica e politikëbërësve në Facebook e kanë fituar luksin t’i injorojnë gazetarët e televizioneve dhe mediave të shkruara, sepse ata gjithsesi e pushtojnë hapësirën e komunikimin edhe me statuset “gallatë” në rrjetet sociale.

Gjatë këtij sezoni veror ku pavarësisht zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre, është bërë politikë në Facebook nga fituesit, humbësit, nga opozitarë zyrtarë dhe opozitë nga frëngjitë e ministrive që kanë ende në drejtim.

Pavarësisht se në cilin breg të detit (apo oqean) vilë apo apartament ku ndodheshin dhe cfarë zhvillimesh ose mos zhvillimesh kishte në Shqipëri, në media nuk munguan qëndrime personale dhe partiake të individëve që me lehtësinë më të madhe të komunikimit përmes një statusi në rrjete sociale mbushën edicionet e lajmeve.

Përgjegjësia është e gazetarëve që subjekte të tipit gastorë të biznesit të Zuckenberg, i kthyen në personazhe që shprehnin qëndrime politike nga zyrat e tyre të punës, apo a thua se kishin marrë mundimin të ndërtonin një linjë të qartë politike, për të cilin publiku shqiptar mund të kishte vërtet nevojë të mësonte. Po në fund të fundit, publiku është i fundit për të cilin po kujdeset media në ditët e sotme./JavaNews.al

Next Post
Rivitalizimi i HEC-eve të komunizmit kërkon 224 milionë euro investime

Thatësira, 100 mln $ import energjie për 3 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com