• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mushkonjat me rrota

by
27/08/2015 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ILVA TARE/ Mushkonjat me rrota

Policia shqiptare dhe italiane legjitimuan ditën e djeshme një trafik ndërkombëtar droge të denoncuar nga opozita shqiptare një vit më parë. Në atë kohë maxhoranca e quajti të udhës ta kthente në qesharak debatin, duke injoruar dhe mos pranuar akuzat për trafik droge me avionë nga territori shqiptar. U dhanë madje garanci se radarët ishin në funksion të plotë. U tha se Shqipëria është vend i NATO-s dhe trafiqe të tilla janë më shumë fantazi e dëshpëruar opozitare dhe në fund foli edhe Kryeministri Rama për mushkonjat e spërkatura nga Ministria e Shëndetësisë që kundërshtarëve të tij i dukeshin si avionë.

I gjithë debati përvecse dukej një përplasje sa absurde aq edhe reale me rënien e avionit të Riformatos në Divjakë, ndikoi ndjeshëm në imazhin e Shqipërisë si një vend që nuk ka pjekuri për t’u përballur me problemet, apo edhe akuzat, qofshin ato edhe të pafaktuara. Politikanët e të dyja kampeve e kanë kthyer ligjërimin politik në nivelet e një loje fëmijësh, që janë gati të prishin dhe mohojnë gjithçka kur janë në anën e humbësit. Në vend të mohimit, apo talljes me mushkonjat, autoritetet shqiptare duhet të kishin shprehur gatishmërinë për të hetuar dhe të falenderonin denoncuesit për informacionin. Për shkak të ndjeshmërisë së akuzave që flisnin për trafik ndërkombëtar droge dhe seriozitetit të tyre, debati vulgar duhej shmangur në Parlament dhe fjalën duhet ta merrnin organet e hetimit dhe të policisë.

Siç dëshmon operacioni i fundit, prokuroria dhe policia janë vënë në punë dhe rezultati provoi se nga Vlora dhe brigjet shqiptare është bërë trafik droge me avionë. Në një vend normal, bashkë me reagimin e Ministrit Tahiri për suksesin e radhës, duhej të kërkohej ndjesë për qëndrimet e mëparshme dhe mënyrën sesi u trajtua në publik akuza e opozitës. Kjo gjë nuk ndodhi as këtë herë, me shumë gjasa për shkak se pushteti i sotëm vazhdon të fajësojë atë të djeshmin për linjat e trafikut dhe organizimin e tyre.

Alibitë se opozita është më keq se pushteti janë të dëmshme për një maxhorancë që tregon se ka probleme serioze me arrogancën dhe mosnjohjen e realitetit. Nuk është e pamundur dhe as e mundimshme të kërkohet ndjesë për mënyrën sesi u menaxhua një problem që edhe mund të ketë ekzistuar gjatë pushtetit të opozitës së sotme, por me sa duket ka qenë fati i mirë i tyre dhe i keq i shumicës së sotme, që mushkonjat të jetë bërë me rrota.

Fakti që trafikantët u kapën, të paktën për këtë linjë, pasi të tjerë mund të jenë ende duke spërkatur Adriatikun me fluturime të lira, jo në kuptimin e çmimit të drogës, tregon se ka vullnet shqiptar për t’ju përgjigjur raportimeve ndërkombëtare. Dhe ky është lajm i mirë. Lajmi i keq në këtë rast është konstatimi se politikanët tanë pavarësisht jetëgjatësisë në këtë profesion, nuk kanë pjekurinë për t’u përballur me dështimet me të njëjtin entuziazëm që përballen me sukseset.

Në ligjëratën politike të Tiranës, kërkimi i ndjesës apo pranimi i të qenurit gabim është një mangësi që provon cektësinë dhe mungesën e sinqeritetit me të cilën qeveria përpiqet t’i adresojë problemet. Dhe kur i mohon defektet për një kohë të gjatë, ato kthehen në dobësi kronike të pashërueshme dhe të pavotueshme nga qytetarët shqiptarë.

 

Next Post

Projektet e Shqipërisë në Vjenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

May 5, 2026
Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

May 5, 2026
“Po, ke të drejtë”/ Strategjia e Merz-it për t’u përballur me zemërimin e Trump

“Po, ke të drejtë”/ Strategjia e Merz-it për t’u përballur me zemërimin e Trump

May 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 6 Maj 2026

May 5, 2026
8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

May 5, 2026
BE shkurton fondet për projektet e erës dhe diellit me komponentë kyç kinezë

BE shkurton fondet për projektet e erës dhe diellit me komponentë kyç kinezë

May 5, 2026
Aksidenti ku humbën jetën 2 të mitur, AMP hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu

Aksidenti ku humbën jetën 2 të mitur, AMP hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu

May 5, 2026
SHBA-të: Pavarësisht sulmeve, aftësia bërthamore e Iranit e pandryshuar

SHBA-të: Pavarësisht sulmeve, aftësia bërthamore e Iranit e pandryshuar

May 5, 2026
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Një karrocë fëmijësh për kryeministrat

May 5, 2026
Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In