• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Një karrocë fëmijësh për kryeministrat

by Lorenc Vangjeli
06/05/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Tragjedia e Durrësit që futi në dhe’ dy fëmijë dhe rrezikoi jetën e dy të tjerëve shkaktoi një reaksion zinxhir dhembjeje kombëtare, solidariteti dhe proteste. Të gjithë ju bashkuan vajit të familjeve duke u ngushëlluar se të paktën ky krim kishte ndodhur jashtë familjes vetjake. Të gjithë u ndjenë të frikësuar se në vend të fëmijëve fatkeqë, mund të kishte qenë kushdo tjetër. Sepse cilido është i pambrojtur nga dehja e individëve që sillen me makinat si banditët me pistoletën, sepse cilido mund të jetë target fatal kur ecën në trotuar, kur qëndron në bar apo dhe thjesht kur rri e sheh punën e tij. Vaji, por dhe mallkimet u shndërruan edhe kësaj here në sport kombëtar dhe sërish sipas prirjes sonë kombëtare, gjithsecili ju dorëzua lutjes së pafuqisë: “Të isha unë mbret vetëm për 24 orë…!”, si formula magjike që do të zgjidhte çdo hall të këtij vendi dhe do të ndëshkonte çdo maskara në vend që sillet si pronar i jetës së tjetrit. Propozime për ashpërsimin e ligjeve për shoferët e dehur, për rikthimin e dënimit me vdekje e plot dalldi të këtij lloji, për policë të shtritrë në rrugë apo për policë në çdo kryqëzim, të gjitha në thelb kërkojnë të shërojnë pasojën pa hyrë në njohjen dhe qortimin e shkaqeve.

Shqipëria nuk është monarki, siç do të ëndërronte qytetari i thjeshtë që pretendon zgjidhen e derteve për 24 orë, por ka pasur të paktën tre mbretër të pashpallur në këtë vend. Tre individë që pushtetin e marrë me qera nga vota, e kanë ushtruar si monarkë me vullnet personal, shpesh edhe mbi kufijtë e ligjit. Dy prej tyre, Rama e Berisha u bënë pjesë e zisë së Durrësit, por pa ja thënë askujt, pa ja pranuar askujt se pikërisht ata me veprime dhe mosveprime kanë mbushur me karburant makinën vrasëse. Ndoshta sepse nuk kanë ditur apo ndoshta edhe më keq, sepse nuk kanë dashur të bëjnë ndryshe. Ndoshta edhe pse nuk kuptojnë se çfarë ndodh realisht në vend.

Dikush duhet t’jua kishte thënë kohë më parë se mjaftonte një eksperiment social që të ballafaqoheshin me skenarin kriminal që afron navigatori urban i qyteteve shqiptare. Mjaftonte që një ditë të vetme, Berisha më parë dhe Rama më pas, të shtynin një karrocë fëmijësh nëpër rrugë. Dhe do të kuptonin se ky është një mision i pamundur. Se trotuaret janë të papërshtatshëm, se diku përfundojnë direkt në askund dhe detyrohesh të ecësh aty ku hingëllijnë makinat, se edhe nëse arrin ta kryesh këtë mision të pamundur, nuk ke adresë përfundimtare përveç shtëpisë. Nuk ka sheshe lodrash ose kur ekzistojnë kanë madhësive e një shamie xhepi, nuk ka fusha lojërash, nuk ka hapësira të gjelbra. Të gjitha ato janë shndërruar në menunë e pangopur të betonit, që maksimumi që afron në këmbim, është rrjeti i kafeneve në katin e parë. Ku prindërit pinë kafe për argëtim dhe fëmijët argëtohen vetëm me celular në dorë apo duke ardhur vërdallë si ujku në kafazin e kopshtit zoologjik të Tiranës. Një karrocë fëmijësh, e shtyrë nga dora e Ramës dhe Berishës, do të shërbente si këshilltar më i mirë për ta sesa dhjetra konkurse urbanistësh, interesash estetike, financiare apo zgjidhje shtrëngesash si pagesë a parapagesë për shërbime e premtime.

Marrëzia ka pasur gjithmonë pushtetin në Shqipëri dhe trashëgimia që brezi i parë i shqiptarëve të tranzicionit po i le të nesërmes, është minimalisht kriminale. Nuk dihet nëse kush do të vijë pas do ta gjykojë këtë brez më shumë për padijen, për makutërinë, për përtacinë mendore, për ambientimin me të keqen apo të gjitha këto e të tjera si këto së bashku. Zgjidhjet që afrohen synojnë vetëm pasojat, shkaku është gjetkë. Për ta lexuar këtë horoskop të zymtë të së nesërmes, mjafton që monarkët e medemek demokracisë shqiptare, larg moshës për të shtyrë një karrocë fëmijësh tani, të mendojnë sesi mund të jetojnë qoftë dhe për 24 orë të vetme si qytetarë të thjeshtë. Pa roje, pa makina, pa “rezervate” zyrash apo habitatesh personale plot gjelbërim natyre e servilësh si bimë njerëzore. Mjafton të kuptojnë se ambulanca që do të çojë nesër në urgjencë spitalore, shtetasit e tyre apo ata vetë, qoftë të pasurit e paktë të këtij vendi, qoftë të varfërit e shumtë, do të ngecë njëlloj në trafik. Edhe nëse ato do të drejtohen drejt pistës së Rinasit ku dikë mund ta presë edhe avioni ambulancë. Herët a vonë, kështu përfundon gjithmonë! Deri atëherë tragjedia e Durrësit, si një skenë krimi e paralajmëruar, fatkeqësisht do të përsëritet shumë herë. Dhe i vetmi ngushëllim do të vazhdojë të jetë: Mjerë kush iku, mjerë kë la pas, por inshAllah larg meje!

Next Post
Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

August 22, 2026
Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

August 22, 2026
Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

August 22, 2026
Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

August 22, 2026
Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

August 22, 2026
Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

August 22, 2026
Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

August 22, 2026
Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

August 22, 2026
Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com